AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Koncesioni që i kushtoi shqiptarëve mbi 400 milionë euro drejt përfundimit

Një koncesion që u zgjat në mënyrë kontroverse nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013 dhe që i kushtoi shqiptarëve gati 4 miliardë lekë në vit për t’i dhënë aksionerëve një normë kthimi mbi 300% në vit nga kapitali i nënshkruar, pritet të përfundojë këtë vit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:49 | 23/01/2023
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pasaporta shqiptare | Bevis Fusha / Safran

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrollin e sistemit të prodhimit të pasaportave biometrike dhe të kartave të indentitetit nga kompania koncesionare Aleat për shkak se kontrata ekzistuese, e firmosur fillimisht në vitin 2008 dhe e zgjatur me 10 vjet pa garë dhe pa arsyetim bindës nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2013, më në fund po skadon.
Qeveria nuk ka bërë të ditur nëse fitimet që deri më sot shkonin në xhepat e aksionerëve të koncesionit, të cilat arrijnë në 34% të të ardhurave, do t’u trasferohen shqiptarëve apo jo, në formën e çmimeve më të ulëta të pasaportave dhe kartave të identitetit.
Grupi i Rithemelimit në Partinë Demokratike bëri të ditur të hënën më 23 janar se ajo nuk është dakord që koncesioni të ndërpritet. Sipas zëdhënëses Floriana Garo, transferimi i prodhimit të pasaportave dhe kartave të identitetit te Ministria e Brendshme përbën një “shtetëzim”. Të dy palët politike në vend janë përgjegjëse për dhjetëra koncesione, të cilat i kushtojnë shqiptarëve qindramiliona euro në vit, por që të dyja palët, PD dhe PS, tentojnë t’i ndajnë koncesionet në “tonat” dhe “të tyret” dhe nuk ngurrojnë të pretendojnë se koncesionet e tyre janë të mira, ndryshe nga ato të kundërshtarit politik.
Koncesioni u konceptua si pjesë e përpjekjeve të vendit për të prodhuar dokumente identifikimi të besueshme në kuadër të procesit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Kontrata fillestare parashikonte transferimin e pajisjeve te autoriteti publik pas një operimi pesëvjeçar nga koncesionari, i cili pritej të realizonte rreth 25 milionë euro fitime pas një investimi fillestar prej rreth 5 milionë eurove. Zgjatja e kontratës me dhjetë vjet bëri që kompania të realizojë të ardhura totale prej 50 miliardë lekësh deri në vitin 2021 si dhe fitime neto të deklaruara në masën 12 miliardë lekë, ose 100 milionë euro.
Të dhënat e bilancit të kompanisë të analizuara nga BIRN tregojnë se kompania shënoi vetëm një vit me bilanc negativ, vitin 2008 kur nuk kishte filluar ende të shiste pasaporta, ndërsa në vitet në vijim fitimet ishin gjithmonë të bollshme duke shënuar nivelin 2.2 miliardë lekë në vitin 2021. Të dhënat e bilancit të vitit 2022 nuk janë publikuar ende.

Kompania ALEAT u krijua me një kapital aksioner prej 619 milionë lekësh, (5.2 milionë euro). Akskonerët e saj ishin kompania franceze Idemia Identity & Security France me 75% dhe Fondi Shqiptaro Amerikan i Ndermarjeve me 25%. Fitimet neto të kompanisë prej 2.2 miliardë lekësh në vitin 2022 i sollën kompanisë një normë kthimi në masën 356% të kapitalit të investuar. Kompania mëmë duket gjithashtu se ka realizuar fitime më të mëdha se sa fitimi neto. Shënimet në bilancin e kompanisë tregojnë se transaksionet me palët e lidhura, pra paratë që kanë shkuar për blerje mallrash apo shërbimesh te kompanitë aksionere, për vitin 2022 ishin 2.2 miliardë lekë, (18.3 milionë euro).

Etiketa: AADFAMPBashkimin EvropianBIRNBledi ÇuçiblerjeEuroFranceFSHANIdemia Identity & Security FranceKoncesionKoncesionetKoncesioniKuvendiMASMinistria e BrendshmepasaportaPasaportatPDPSQeveriaSali BerishaSHshqip
I mëparshmi

KPA u nda në vlerësimin e pasurisë së gjyqtares Etleva Deda

Tjetri

KAS amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

KAS amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.