AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mandati i Xhaçkës, Gjykata Kushtetuese e rikthen çështjen në Kuvend

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë përpjekjet e mazhorancës për të bllokuar gjykimin e përpuethshmërisë së mandadit të ministres së Jashtme, Olta Xhacka me statusin e bashkëshortit të saj si investitor strategjik.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Deputetja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka në Kuvend. Foto: LSA

Gjykata Kushteteuse publikoi të hënën vendimin për dy ankesat e opozitës për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

Me shumicë votash kjo gjykatë ka vendosur shfuqizimin e dy vendimeve të Kuvendit që ishin miratuar me votat e mazhorancës socialiste për të bllokuar dërgimin në këtë gjykatë të mocionit për papajtueshmëri të mandatit.

Në njoftimin zyrtar bëhet e ditur se GJK vendosi : “Shfuqizimin e vendimeve nr. 83, datë 17.11.2022 “Për mosmiratimin e raportit të pakicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” dhe nr. 84, datë 17.11.2022 “Për miratimin e raportit të shumicës parlamentare në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, me objekt konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhaçka” të Kuvendit të Shqipërisë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.

Ndërsa për kërkesën e 1/5 së deputetëve që lidhet me konstatimin e papajtueshmërisë në ushtrimin e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, gjykata shprehet se “gjykimi i çështjes duhet të pushohet, pasi për këtë kërkim do të duhet të shprehet më parë Kuvendi i Republikës së Shqipërisë”.

Kolegji i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dëgjoi të mërkurën përreth 8 orë në dy seanca të ndara pretendimet e palëve lidhur me mandatin e deputetit për ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj, Artan Gaçi u shpall “investitor strategjik” nga qeveria.

Në gjykatë ishin paraqitur dy kërkesa nga deputetët e opozitës. Në seancën e parë u paraqit kërkesa e 1/10 së deputetëve të Kuvendit,  e cila kishte dy objekte; zgjidhjen e konfliktit të kompetencave mes Kuvendit dhe deputetëve dhe deklarimin si antikushtetues të vendimeve të Kuvendit për mosdërgimin në Gjykatën Kushtetuese të interpretimit të papajtueshmërisë së mandatit të deputetes socialiste.

Padia e dytë e firmosur nga 28 deputetë të tjerë të opozitës kishte dy objekte; shpalljen antikushtetues të vendimeve të Kuvendit si dhe kërkesën për shqyrtim në themel të çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të Xhaçkës.

Ministrja Xhaçka u mbrojt nëpërmjet avokatit Genci Çifligu, i cili në parashtrimet mbrojtëse kërkoi që kërkesat e deputetëve opozitarë të rrëzoheshin për shkelje të afateve ligjore dhe këmbënguli që vetë deputetja nuk ka kryer asnjë veprim në shkelje të Kushtetutës.

Po ashtu, ai pretendoi se ajo dhe bashkëshorti nuk kanë pasur përfitime financiare nga statusi i “investitorit strategjik”.

Por ai pranoi se Xhaçka ishte në dijeni të konfliktit të interesit në momentin kur Këshilli i Ministrave mori vendimin për t’i dhënë të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit për familjarët e saj, duke sjellë si provë një shkresë ku Xhaçka i kërkonte kryeministrit Edi Rama për të mos marrë pjesë në mbledhje.

Etiketa: Artan GaçiBashkëshortideputetEdi RamaGenci ÇifliguGJKGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetuesegjyqtarInvestitor strategjikKolegjiKolegji ikushtetueseKuvendKuvendimandatetMbledhjeOlta XhaçkaQeveriaRamaSeancashqip
Tjetri
PS rrëzon hetimin parlamentar për fluturimet e Ramës me avionë çarter

Charles McGonigal, zyrtar i lartë i FBI, nën akuzë për para dhe takime të padeklaruara me Edi Ramën

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.