AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Opozita kërkon hetim për lidhjet e Ramës me ish-drejtorin e FBI-së nën akuzë

Drejtuesit e opozitës i kërkuan SPAK që të niste menjëherë hetimet për lidhjet e kryeministrit Edi Rama me ish-zyrtarin e FBI-së nën akuzë, Charles McGonigal.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:51 | 24/01/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke folur me gazetarët pas një mbledhje me kryesinë e Partisë Socialiste. Foto: LSA

Përfaqësues të opozitës kërkuan të martën hetime në Shqipëri për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama në komunikimet me një ish-zyrtar të lartë të FBI-së, i cili po hetohet në SHBA nën akuzën se ka përfituar shuma të mëdha parash nga një oligark rus dhe nga një shqiptar, si dhe ka përfituar udhëtime me shpenzime të mbuluara në Tiranë dhe vende të tjera në Ballkan.

Sipas hetimit që po zhvillohet në SHBA, Charles McGonigal rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur, është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnje, si dhe ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.

Ish-kryeministri Sali Berisha i kërkoi Prokurorisë së Posaçme, SPAK që të hetojë lidhjet e Ramës me këtë aferë dhe paralajmëroi kërkesën për hetim parlamentar për ato që ai i quajti “lidhjet obskure të Edi Ramës, Dorian Duçkës, Agron Nezës në këtë aferë të gjithanshme agjenturore, mafioze, të shumëllojshme”.

“Në një vend ku ka drejtësi, natyrisht krijohet një grup hetimor menjëherë  dhe vendosen lidhje të menjëhershme me vendet partnere për një hetim,” tha Berisha në një konferencë për mediat, duke akuzuar SPAK-un se i shërben partisë në pushtet nëse nuk hap hetimet për rastin.

Edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta komentoi daljen e emrit të Ramës në akuzën për McGonigal, duke e cilësuar marrëdhënien e Ramës me SHBA-të të pasinqertë.

“Nga Bilali te Charles, skandal pas skandali tregon qartë se ky nuk ka qenë një raport vlerash por aferash nga Rama. Raport korrupsioni dhe instrumentalizimi i këtyre marrëdhënieve, me qëllim helmimin e miqësisë amerikano-shqiptare,”deklaroi Meta para mediave të martën.

Ndërsa deputeti Gazment Bardhi bëri të ditur se ai i është drejtuar zyrtarisht SPAK për të hetuar kryeministrin për korruptim të zyrtarëve të huaj.

“Korruptimi i një zyrtari amerikan të FBI për të sajuar rrethana të rreme për kundërshtarët politikë është jo vetëm krim, por akti më i rëndë që ka ndodhur në këto 30 vite në marrëdhëniet Shqipëri-SHBA. Asnjë Kryeministër në vendet demokratike nuk përdor para të pista për të korruptuar zyrtarë amerikanë  të lidhur me Rusinë për të goditur kundërshtarët politikë,” tha Bardhi.

McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë. I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë. Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigal, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Vetë Rama  i pyetur pak kohë më parë për lidhjen me McGonigal tha publikisht se e kishte mik.

I pyetur nga BIRN, zëdhënësi i Ramës, Endri Fuga deklaroi të martën se “akuzat për Charles McGonigal nuk kanë asnjë lidhje me takimet e zyrtarit të FBI në atë kohë me KM Rama, në Shqipëri apo SHBA.”

 

Etiketa: BallkanBilaliBIRNBosnjeCharles McGonigalEdi RamEdi RamaEndri FugaFBIGazmend BardhiGazment BardhiHetimhetimeHetimetIlir MetaKorrupsioniKrimMetaNju XhersiOpozitaParaRamaraportSali BerishaSHSHBAshpenzimeshqipShqipërishqiptareSPAKTiranë
I mëparshmi

Kolegji hap hetimin gjyqësor për prokuroren Enkeleda Osmani

Tjetri

Gjyqtarja Entela Shedula vlerësohet pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin

Tjetri
Gjyqtarja Entela Shedula vlerësohet pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin

Gjyqtarja Entela Shedula vlerësohet pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.