AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ: Institucionet nuk zbatojnë afatet për raportimin e aktiviteteve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve konstatoi të martën se dhjetra institucione publike kanë dështuar të zbatojnë afatin kohor të përcaktuar me ligj për të raportuar aktivitetet e tyre publike para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:42 | 25/01/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi. Foto: KQZ.

Monitorimi i kryer nga KQZ, që përfshinte periudhën 13 janar – 23 janar ka nxjerrë problematikat lidhur me zbatimin e një neni të posaçëm të Kodit Zgjedhor, që synon të ndalojë partitë dhe kandidatët që të përdorin fondet dhe administratën publike për të bërë fushatë zgjedhore.

Institucionet publike, qendrore dhe vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, janë të detyruara të raportojnë në KQZ të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve deri ditën e zgjedhjeve. Sipas një rregulloreje të KQZ-së, raportimi duhet bërë 5 ditë para zhvillimit të aktivitetit dhe KQZ vendos nëse lejohet apo ndalohet zhvillimi i tij.

Sipas raportit të vlerësimit, që u prezantua në mbledhjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Bashkia e Tiranës mban numrin më të madh të aktiviteteve të raportuara në shkelje të afatit me 18 raste, e ndjekur nga bashkia Durrës me 9 raste.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pritet të rikandidojë për një mandat të tretë, ka zhvilluar disa aktivitete në shkollat e kryeqytetit për inaugurimin e tyre. Në listë janë dhe disa ministri si ajo e Arsimit, Ministri i Shtetit per Marrëdhëniet me Parlamentin apo ajo e Mjedisit.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, i kërkoi administratës së KQZ-së që të nisë procedimin administrativ për të gjithë institucionet duke i vënë në dijeni për shkeljet, që t’u jepet mundësi për të parashtruar pretendimet e tyre.

Sipas rregullores së KQZ, në rast se nuk respektohet ky afat veprimtaria do të ndalohet nga KQZ dhe po ashtu do të ndalohet publikimi në faqen elektronike zyrtare të institucionit apo në rrjetet sociale zyrtare të tij.

Në listën e veprimtarive të ndaluara do të konsiderohen veprimtari politike zgjedhore;  “promovimi i investimeve me pjesëmarrjen e elektoratit e përfaqësuesve të partisë politike;  pjesëmarrja e punonjësve të administratës brenda orarit zyrtar të punës në këtë lloj veprimtarie; promovimi i projekteve të ndryshme në investime, shërbime, për të cilat fondet janë planifikuar pas datës 13 Janar dhe jashtë programit vjetor buxhetor të miratuar në fillim të vitit…”.

Mes veprimtarive të ndaluara janë gjithashtu edhe shpërndarja publike e lejeve të legalizimit dhe/ose çdo titulli pronësie në periudhën e përcaktuar në këtë kujtesë; zhvillimi i veprimtarive me karakter politik/zgjedhor në selitë dhe oborret e shkollave, në spitale e të tilla të ngjashme.

Raporti i vlerësimit nga KQZ vuri në dukje gjithashtu se shumë institucione nuk kishin arritur ta përdornin sistemin për të raportuar, për shkak të kufizimeve të sigurisë kibernetike të vetë institucioneve.

 

Etiketa: BashkiaBashkia DurrësDurrësErion VeliajIlirian CelibashiinvestimekandidatëtKibernetikeKomisioneriKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKQZMjedisitMonitorimiNdërmarrjet shtetëroreParaPunëRaportiRrjetet socialeSHTiranë
I mëparshmi

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Elona Toro

Tjetri

KAS gjobit partitë politike për shkelje me raportimet financiare

Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

KAS gjobit partitë politike për shkelje me raportimet financiare

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.