AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS gjobit partitë politike për shkelje me raportimet financiare

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve e gjobiti Partinë Socialiste në pushtet për tejkalim të kufirit maksimal të shpenzimeve, ndërsa partitë e tjera u penalizuan për mungesën e dokumentacionit justifikues me shpenzimet e kandidatëve gjatë fushatës.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
17:11 | 25/01/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, pranoi të martën kërkesën e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksioneve administrative ndaj partive politike për raportimin financiar gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Sipas vendimit të KAS, subjektet zgjedhore dhe kandidatët kanë bërë shkelje në deklarimin financiar, duke deklaruar shpenzime, për të cilat në një masë të caktuar nuk disponojnë dokumentacionin justifikues.

KAS e gjobiti Partinë Socialiste në pushtet me 5 milionë lekë për tejkalimin e kufirit maksimal të shpenzimeve si dhe me 500 mijë lekë për mungesa në raportimin financiar të kandidatëve.

Partia Demokratike dhe 7 subjekte të tjera zgjedhore – Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Nisma Thurje, Bindja Demokratike, Partia Socialdemokrate dhe Balli Kombëtar u gjobitën me nga 500 mijë lekë, pasi “rezulton e provuar se kanë pasur mungesa në raportimin e kandidatëve të tyre, të cilat shkojnë sipas rastit, nga 1 deri në 153 kandidatë”.

KAS çmoi ta mbajë sanksionin në minimumin ligjor për “qëllime edukative”.

Në një rast, KAS e ndryshoi masën e kërkuar për partinë, duke e vendosur gjobën për kandidatin pasi ishte provuar refuzimi i tij për të dorëzuar shpenzimet e fushatës.  Kandidati i Partisë Republikane, Lodovik Hasani, u gjobit me 500.000 lekë.

Ndërsa kandidati Fitimtar Lala i “Lëvizja e Re” u gjobit me 195.000 lekë për shkak se ka pranuar dhurime në rrugë jobankare në vlera më të larta se maksimumi ligjor.

Gjoba në masën 100.000 u vendosën dhe për subjektet Partia Demokristiane e Shqipërisë dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar.

“Që të ruhet barazia në konkurrim duhet që kontrolli dhe mbikëqyrja e zbatimit të rregullave për financimin e fushatës të jetë i hollësishëm dhe i rreptë,” thuhet në vendimin e KAS.

“Shkeljet në raportim, fshehja e të ardhurave dhe shpenzimeve, cënimi i kufijve ligjorë lidhur me masën e të ardhurave dhe shpenzime përbëjnë, në këndvështrim të Kodit Zgjedhor, kundravajtje të rënda,” shtohet në vendim.

Në dhjetor, KQZ miratoi raportin e verifikimit të shpenzimeve për partitë politike dhe konstatoi se partitë politike kanë nënraportuar shpenzimet e kryera, ndërsa koha e reklamimit e ofruar pa pagesë ose me tarifa më të ulëta se ato zyrtaret është në kundërshtim me ligjin.

Në total, sipas përllogaritjeve të vetë KQZ-së, 8 partitë politike që kanë transmetuar reklama televizive në zgjedhje kanë shpenzuar 641 milionë lekë për reklama politike gjatë zgjedhjeve, ndërkohë që kanë deklaruar vetëm 64.5 milionë lekë, ose pak më shumë se 10 për qind të shpenzimeve.

Sipas KQZ-së në total 8 subjekte politike përllogaritet se nuk kanë deklaruar 576 milionë lekë ose gati 5 milionë euro, të shpenzuara për reklama politike gjatë zgjedhjeve parlamentare.

Partia Socialiste është subjekti politik me vlerën më të lartë të reklamave të paraportuara, të barabarta me 280 milionë lekë (2.4 milionë euro), e ndjekur nga Partia Demokratik me 224 milionë lekë (1.9 milionë euro).

Etiketa: AdministrativeBindja DemokratikeEuroFinancimi i zgjedhjevekandidatëtKASKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKomisioni i Ankimimeve dhe SanksioneveKontrolliKQZMASnismaNisma ThurjePartiaPartia DemokratikePartia SocialdemokratePartia SocialistepensionistëRefuzimireklamareklama politikerepublikaneshpenzimeshqipVendimzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 25 prillitzhvillim
I mëparshmi

KQZ: Institucionet nuk zbatojnë afatet për raportimin e aktiviteteve

Tjetri

Studentët në harresë: Bursat studentore vonohen me muaj të tërë

Tjetri
Studentët në harresë: Bursat studentore vonohen me muaj të tërë

Studentët në harresë: Bursat studentore vonohen me muaj të tërë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.