AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Studentët në harresë: Bursat studentore vonohen me muaj të tërë

Organizata “Qëndresa Qytetare” denoncoi gjatë një takimi me studentë vonesat e vazhdueshme me shpërndarjen e bursave, të cilat kalojnë në llogaritë e tyre me katër ose pesë muaj vonesë.

Nensi BogdaningaNensi Bogdani
17:45 | 25/01/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Organizata “Qëndresa Qytetare” zhvilloi një tryezë diskutimi për vonesat e bursave për studentët shqiptarë. Foto: Nensi Bogdani.

Paraditen e së mërkurës, organizata “Qëndresa Qytetare” zhvilloi një tryezë të rrumbullakët me studentë të universiteteve publike në vend.

Në këtë takim, përfaqësues të organizatës deklaruan se gjatë tri viteve të fundit, studentët  nuk i marrin në kohë fondet e bursave meritore dhe sociale që ata duhet të përfitojnë. Këto fonde depozitohen në llogaritë e tyre me rreth katër apo pesë muaj vonesë.

“Inflacion i shtuar i këtyre kohëve dhe vonesat e bursave e bëjnë akoma më të vështirë situatën e studentëve,” tha Gevio Tabaku, analist i praktikave të arsimit pranë Qëndresës Qytetare.

Tabaku theksoi se bursat duhet të merren në fillim të muajit, sikurse ministrat dhe deputetët marrin pagat e tyre.

“Por përkundrazi, studentëve këto bursa u jepen katër-pesë muaj me vonesë,” shtoi ai.

Sipas gjetjeve të një pyetësori që organizata “Qëndresa Qytetare” ka kryer me studentët e universiteteve publike, 98% e studentëve nuk e kanë marrë fondin e bursës deri më 8 Janar 2023, datën e kryerjes së pyetësorit. Për studentët që regjistrohen gjatë raundit të parë të aplikimit universitar, pagesa e parë duhet të ishte depozituar brenda muajit nëntor 2022.

“Vlera monetare e këtyre bursave arrin deri në 10 mijë lekë të reja. Kjo nuk është një shumë e madhe, por arrin t’u mbulojë studentëve një pjesë të shpenzimeve të qirasë, librave apo shpenzimeve të tjera të jetesës,” shtoi Tabaku mbi domosdoshmërinë e këtij fondi në jetën studentore.

“Administratat këmbëshpejta të universiteteve janë të gatshmë për të bërë tendera që nuk lidhen me jetën studentore, por duket se janë të ngadaltë për të çuar paratë në llogaritë e studentëve,” theksoi Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

Sipas Gevio Tabakut, shkaku i vërtetë i këtyre vonesave është Qëndra e Shërbimit Arsimor (QSHA), por gjithashtu edhe mangësitë në VKM-në mbi procesin e aplikimit dhe përfitimit të bursave.

“Mospërcaktimi i afateve kohore për Qëndrën e Shërbimeve Arsimore në pikën e VKM-së krijon parregullsi dhe vonesa në shpërndarjen e fondeve,” shtoi ai.

Duke mos patur një afat kohor, QSHA nis procedurat e përfituesve të bursave kur e sheh vetë të arsyeshme.

“Dëshira dhe vullneti i kësaj qeverisje për të çuar paratë tek studentët është zero,” u shpreh Ina Zhupa, deputete e Partisë Demokratike dhe përfaqësuese në Komisionin e Edukimit në Kuvendin e Shqipërisë, e pranishme gjatë takimit.

“Shpenzimet studentore arrijnë deri në 4 mijë Euro në vit dhe aktualisht ato janë rritur akoma më shumë për shkak të inflacionit. Ndërsa qeveria ka marrë përsipër të mbulojë vetëm 900 Euro në vit vetëm për studentët me bursat sociale,” tha Zhupa gjatë fjalës së saj, duke nënkuptuar barrën e rëndë ekonomike për studentët shqiptarë.

 

Etiketa: deputetdeputeteEuroFondeGevio TabakuIna ZhupaKrijonMigen QiraxhiPagatPartisë DemokratikeQëndresa QytetareQeveriaSHshqipstudentTenderaVKM
I mëparshmi

KAS gjobit partitë politike për shkelje me raportimet financiare

Tjetri

Goditet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila

Tjetri

Goditet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.