AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Goditet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila

Korrespondenti i Lezhës Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmua nga dy persona pas raportimit prej tij të një vendimi gjyqësor. Sulmi u dënua nga Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Instituti Ndërkombëtar i Shtypit, ndërsa qindra gazetarë reaguan në solidaritet në rrjetet sociale.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Gazetari nga Lezha, Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan të mërkurën nga dy persona tashmë të shpallur në kërkim nga policia. Sulmi, që i shkaktoi Hilës dhe bashkëshortes dëmtime, pati si shkak raportimin prej tij në televizionin Report Tv dhe gazetën Shqiptarja.com të një vendimi gjyqësor për dënimin e babait të njërit prej sulmuesve për falsifikim.

Policia e Lezhës njoftoi se ngjarja ndodhi rreth orës 16:40 dhe se ka identifikuar si “autorë të goditjes së gazetarit dhe bashkëshortes shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati të Lezhës, të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe po vazhdojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tyre”. Dy personat u identifikuan si Paulin Përgjini dhe Indrit Ameri.

Hila, që punon prej vitesh si korrespondent nga Lezha për Report Tv dhe Shqiptarja.com, por që po ashtu bashkëpunon edhe me BIRN, tha se para se të sulmohej ishte kërcënuar në telefon nga një prej dhunuesve për shkak të raportimit. Dy orë pas kërcënimit Hila u përball me dy persona që tentuan ta nxirrnin nga makina dhe qëlluan atë dhe bashkëshorten.

Megjithatë në një reagim pas ngjarjes Hila tha se nuk ishte dekurajuar dhe do të vijonte punën. “Këto veprime nuk e pengojnë misionin tim në shërbim të së vërtetës, punë të cilën e bëj me plot dëshirë dhe pasion prej 12 vitesh”, shkroi ai në një reagim. Hila tha se veç tronditjes pësoi lëndime të lehta, për të cilat mori mjekim në spital.

Sulmi ndaj Hilës u dënua ashpër nga dhjetëra kolegë gazetarë që e dënuan aktin si burracakëri, ndërsa i bënë thirrje policisë të reagonte dhe ndalonte autorët e dyshuar.

Reagim pati edhe nga European Centre for Press and Media Freedom (Qendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias), që e cilësoi sulmin ndaj gazetarit dhe bashkëshortes së tij shokues, ndërsa ofroi ndihëm praktike për të dy. “Jemi të shokuar nga lajmi që gazetari shqiptar Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij u sulmuan fizikisht në Lezhë”, thuhet në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Po ashtu Instituti Ndërkombëtar i Shtypit (International Press Institute) reagoi duke u kërkuar autoriteteve të vendosnin shpejt para përgjegjësisë sulmuesit. “U kërkojmë autoriteteve shqiptare që me shpejtësi të ndalojnë dhe t’i vendosin para drejtësisë personat përgjegjës për këtë akt”, thuhet në reagim.

Presidenti i Republikës Bajram Begaj po ashtu dënoi sulmin.

“Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme”, thuhet në reagimin e Begajt.

Pas tij reaguan kryetarja e Kuvendit Lindidta Nikolla që e cilësoi sulmin dhunë të dyfishtë. Grupi Parlamentar i Partisë demokratike po ashtu e dënoi sulmin si të papranueshëm.  Deputetja e PD-së Ina Zhupa njëkohësisht anëtare e Komisionit të Media, bëri thirrje për ashpërsim të dënimeve për sulmet ndaj gazetarëve, duke kërkuar që kjo të përfshihej në ligj si rrethanë rënduese.

Etiketa: BajramBajram BegajBIRNdhunaElvis HilaEuropean Centre for Press and Media FreedomgazetarGjyqIna ZhupaIndrit AmeriInternational Press InstituteLezhëLigjMakinaMediaParaPartisë DemokratikePDPoliciaPunëQendra Europiane për Lirinë e Shtypit dhe MediasReport TvRrjetet socialeSHshqiptareSpitalVendimi
Tjetri
Shkëlzen Berisha jep shpjegime në SPAK për hetimin e tragjedisë së Gërdecit

Shkëlzen Berisha jep shpjegime në SPAK për hetimin e tragjedisë së Gërdecit

rama protesta

Protesta kundër ‘kapitalizmit të pikave’ që nuk rrjedhin poshtë

11:24 | 08/06/2026
photo 2026 06 06 20 33 25

“Ishte pika e fundit”: Dhuna në Zvërnec ndezi Revolucionin e Flamingove

08:25 | 08/06/2026
balisca

Mozaikë të rinj në qytetin e ‘mozaikëve të harruar’

16:34 | 07/06/2026
revulucioni i flamingove foto nga nensi bogdani

Gjuha e Shqipërisë së re dhe një përgjigje për Mero Bazen

11:55 | 07/06/2026
photo 2026 06 06 20 35 09

“Lufta hibride” si alibi e qeverisë për krizën e besimit dhe mungesën e transparencës

08:32 | 07/06/2026
640 0 1737360265xkushi 919

Dokumenti: Qeveria përgatit transferimin e ishullit të Sazanit te Jared Kushner

15:31 | 06/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.