AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Shkëlzen Berisha jep shpjegime në SPAK për hetimin e tragjedisë së Gërdecit

I pyetur në cilësinë e personit në dijeni të rrethanave të hetimit, djali i ish-kryeministrit Berisha mohoi në një deklaratë jashtë dyerve të SPAK se kishte lidhje me një shkresë të Ministrisë së Drejtësisë ku shënohej emri i tij si dhe me tragjedinë e Gërdecit në tërësi.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:27 | 26/01/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Shkëlzen Berisha pas dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme, SPAK. Foto: LSA.

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, u paraqit të enjten më 26 janar 2023 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ku dha shpjegime lidhur me rrethana të konstatuara nga hetimi i ngjarjes tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona. Pasi doli nga zyrat e SPAK, Berisha deklaroi para medieve se ishte thirrur si person që mund të ketë dijeni për rrethanat e hetimit për çështjen e Gërdecit.

Berisha theksoi se nuk mund të ofronte më shumë nga sa deklaruar publikisht. Ai pohoi se kishte dhënë shpjegime edhe për një shkresë të Ministrisë së Drejtësisë në kohën kur drejtohej prej Aldo Bumçit, ku gjendet shënimi “për Shkëlzenin”.

“Unë s’kam asnjë lidhje me këtë. Ajo që prokuroria duhet t’i thotë publikut pas 15 vjetësh është se kush e ka bërë atë shënim. Mendoj që prokuroria pa diskutim duhet t’i thotë publikut e kujt është kaligrafia. Ka 15 vjet që prokuroria nuk i thotë publikut kush e ka bërë atë shënim,” tha Shkëlzen Berisha, duke pretenduar se në origjinalin e faksit nuk ekziston asnjë shënim i tillë.

Lidhur me një bisedë telefonike që ka pasur me ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu kur ndodhi ngjarja tragjike, Shkëlzen Berisha deklaroi se nuk kishte të bënte me çështjen e Gërdecit. Sipas tij, ishte biseduar për gjëra të natyrës familjare.

SPAK i komunikoi të martën më 10 janar 2023 ish-Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu akuzat lidhur me përgjegjësinë e tij në ngjarjen tragjike të vitit 2008 në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona. Ai akuzohet për “shpërdorim të detyrës”, të kryer në bashkëpunim dhe “shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim me subjekte ushtarake.

Rihapja e çështjes ndaj Mediut u vu në lëvizje pas 12 vitesh, me inciativën e familjes së një prej viktimave të shpërthimit në mars 2008 në ambientet e ish “Brigadës së Tankeve”, me 26 humbje jete e qindra të plagosur. Sipas kërkuesve dhe SPAK, pas ndryshimeve ligjore të vitit 2012 dhe 2017, deputeti nuk ka më imunitet parlamentar për ndjekjen penale apo gjykimin e tij dhe për rrjedhojë nuk ekziston me asnjë pengesë për hetimin e Mediut.

Prokuroria e Posaçme kërkoi revokimin e vendimit të vitit 2009 të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, por kjo gjykatë ia pasoi Gjykatës së Posaçme çështjen, duke shpallur moskompetencën për shqyrtimin e kërkesës.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi rrëzimin e kërkesës së SPAK për rihapjen e çështjes dhe fajësoi prokurorinë për mosushtrim të ndjekjes penale për 8 vite ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, duke argumentuar se vepra penale është parashkruar. Ky vendim u rrëzua nga Gjykata e Posaçme e Apelit më 24 shtator 2021, që i hapi rrugë procedimit të Mediut.

Etiketa: Fatmir MediuGërdecGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykatëGjykatësParaProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSali BerishaSHShkelzen BerishashtatorSPAKTragjedia e GerdecitVendim
I mëparshmi

Goditet për shkak të detyrës gazetari Elvis Hila

Tjetri

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Tjetri
Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.