AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Gjyqtarja Antonela Prendi jep shpjegime për burimet e pasurisë

Gjyqtarja e Tiranës, Antonela Prendi dha shpjegime për burimet e një huaje që e ka deklaruar si burim për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti; për dy mandate pagesa me numra serialë të ndryshëm si dhe për blerjen e një automjeti më pak se gjysma e vlerës – konstatime për të cilat subjekti pretendoi se e kishte përmbysur barrën e provës.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:24 | 26/01/2023
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Antonela Prendi pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Gjyqtarja Antonela Prendi e Gjykatës së Tiranës u përball të enjten më 26 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për balancat negative të një apartamenti e një depozite, si dhe për gjetjet për një autoveturë, për të cilat pretendoi se kishte provuar të kundërtën e barrave të provës. Ajo u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Trupa e KPK që po kryen procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Prendi kryesohet nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Xhensila Pinen. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Ferdinando Buatier.

Antonela Prendi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë.

Konstatimet për pasurinë

Gjyqtarja Prendi dhe bashkëshorti i saj kanë prositur një apartament me sipërfaqe 101 m2 në vitin 2011 në Tiranë kundrejt çmimit 69,690 euro, marrëdhënie që është finalizuar në vitin 2016 me hipotekimin dhe blerjen e kësaj pasurie.

Si burime krijimi, subjekti ka deklaruar pagesën e shumës 35 mijë euro në vitin 2011 në momentin e nënshkrimit të kontratës së porosisë, vlerë që përbëhej nga një hua 28 mijë euro e marrë prej xhaxhait të gjyqtares Prendi, e vërtetuar me deklaratë noteriale të kohës; 5 mijë euro marrë babait dhe dy mijë euro të kursyera prej saj dhe bashkëshortit.

Prendi ka deklaruar se me kursimet e saj e të bashkëshortit ka shlyer një këst në vlerën 4600 euro në vitin 2013; shumën 3000 euro në 2015-ën; si dhe kanë shpenzuar për rregullimin e banesës. Kësti i fundit është paguar nëpërmjet një kredie në masën 25 mijë euro dhe një mijë euro janë zbritur nga çmimi prej palës shitëse.

Komisioni nuk ka gjetur diferencë domethënëse mes çmimit të apartamentit dhe vlerës së kësaj pasurie sipas çmimeve të referencës. Ndërkohë, nga verifikimi i dokumentacionit të administruar nga subjekti janë konstatuar dy mandatpagesa në vlerën 35 mijë euro, që mbajnë të njëjtën datë të vitit 2011, por me numër serial të ndryshëm.

Komici deklaroi se kompania kishte shpjeguar se ishte kryer vetëm një pagesë në shumën 35 mijë euro në vitin 2011, ndërsa për faturën e dytë ka shpjeguar se është formuluar për shkak të procedurave të brendshme. Nga hetimi nuk ka rezultuar që Prendi të jetë gjendur në kushtet e konfliktit të interesit me ndonjë prej ortakëve të shoqërisë ndërtuese.

Pavarësisht shpjegimeve të kompanisë ndërtuese, Komisioni ka përfshirë si shpenzim në analizën financiare vlerën e çmimit të apartamentit dhe shumën 35 mijë euro, pasi paraprakisht është konsideruar se kjo vlerë është paguar dy herë.

Komici deklaroi se subjektit i janë kërkuar shpjegime lidhur me ekzistencën e dy mandatpagesave për këstin e parë 35 mijë euro, si dhe për uljen e çmimit të apartamentit në masën një mijë euro.

Gjyqtarja Prendi këmbënguli se çmimi i apartamentit është ai i përcaktuar në kontratën e shitblerjes. Ajo solli në vëmendje se i kishte dorëzuar vetë mandatet në Komision dhe shpjegoi se njëri prej tyre pasqyron shlyerjen e këstit të parë në vlerën 35 mijë euro, kurse tjetri me numër serial të ndryshëm kishte të bënte me procedurat që ndiqte shoqëria për transferimin e shumave të paguara në arkën qëndrore.

“Ata pajisnin me mandate klientët dhe për t’i dërguar shumat në arkën qëndrore bënin një mandat të dytë. Në mandatin e parë pasqyrohet arkëtimi i shumës, kurse në të dytin pasqyrohet transferimi i shumës,” shpjegoi Prendi dhe e cilësoi mandatin e dytë si një mjet kontabël që shërbente për të kryer transferimin e vlerës në arkën qëndrore.

Ajo shtoi se gjithçka e kishte sqaruar më parë edhe në ILDKPKI. Prendi shtoi se kishin dorëzuar si provë rreth 14 kontrata shitblerje të të njëtit objekt ku gjendej apartamenti i saj, nga ku rezultonte se çmimet e shitjes ishin të përafërta.

“Nuk ka pasur konstatim të konfliktit të interesit që mund të ngrihen dyshime”, pohoi Prendi dhe këmbënguli se kishte dorëzuar prova bindëse që vërtetonin sipas saj, se ajo apo familjarët nuk kishin porositur prona të tjera që të mund të ngriheshin dyshime për një pagesë të dytë.

Prendi kërkoi që në analizën financiare të përfshihet si shpenzim për apartamentin vetëm shuma 69 mijë e 690 euro e përcaktuar në kontratën e shitblerjes.

Për zbritjen në shumën një mijë euro, ajo shpjegoi se kishte ndodhur si rrjedhojë e negocimit me shoqërinë ndërtuese.

Prej analizës së ligjshmërisë së burimeve financiare ka rezultuar se babai i subjektit ka pasur mundësi për dhënien e huasë pesë mijë euro. Po ashtu, Prendi ka rezultuar me balancë pozitive për shumën dy mijë euro që është pjesë e këstit 35 mijë euro; për shlyerjen e këstit 3000 euro në vitin 2015;  si dhe për mbulimin e shpenzimeve të rregullimit të banesës, me burim të deklaruar të ardhurat nga puna e saj dhe e bashkëshortit.

Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për pagesën e fundit me anë të kredisë bankare në vitin 2016, për të cilën është vendosur si garanci apartamenti i blerë.

Ndërkohë, sipas Komisionit, nuk është arritur të vërtetohet mundësia e xhaxhait të gjyqtares Prendi për dhënien e huasë 28 mijë euro në vitin 2011. Sipas Komicit, subjekti ka pretenduar se anëtarët e familjes së xhaxhait kanë pasur të ardhura nga pagat dhe një aktivtet tregtar ambulant. Ajo ka shpjeguar për Komisionin se gjendej në kushtet e pamundësisë objektive për të siguruar dokumentacion ligjor për të vërtetuar të gjitha të ardhurat e siguruara prej bashkëshortes së xhaxhait nga aktiviteti tregtar. Në përfundim të analizës së këtij burimi, KPK konstaton se xhaxhai i Prendit është gjendur në pamundësi financiare në vlerën 2.1 milionë lekë për dhënien e huasë.

Subjekti vërejti se në analizën financiare për mundësinë e xhaxhait për dhënien e huasë, nuk ishin përfshirë të ardhurat nga aktiviteti tregtar i bashkëshortes së tij. Ajo këmbënguli se gjendej në kushtet e pamundësisë objektive për të siguruar dokumentacion ligjor për të gjitha të ardhurat prej këtij aktiviteti, duke sqaruar se ishte ambulant.

Por, ajo theksoi se kishte provuar me dokumentacion ligjor ushtrimin e aktivitetit tregtar nga bashkëshortja e xhaxhait, si dhe faktin se ata kishin pasur depozita bankare me vlera të konsiderueshme prej nga dhe kishin përfituar interesa. Prendi solli në vëmendje jurispudencën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe kërkoi që të konsiderohet se gjendet në kushtet e pamundësisë objektive për të vërtetuar gjithë të ardhurat nga aktiviteti privat i familjes së xhaxhait.

Sipas KPK, Prendi ka rezultuar me balancë negative në shumën 325 mijë lekë për shlyerjen e këstit 4600 euro në vitin 2013, me burime kursimet familjare. Komici vërejti se Prendi dhe bashkëshorti nuk kanë deklaruar kursime në vitin 2012 dhe për rrjedhojë është përllogaritur vetëm mundësia e kursimit në 2013-ën prej nga është konstatuar bilanci negativ.

Gjyqtarja Prendi pretendoi se në analizën e Komisionit për vitin 2013 kishte pasaktësi, pasi ishte konsideruar një shpenzim qiraje në shumën 175 mijë lekë, që sipas saj nuk ekziston faktikisht. Subjekti pretendoi se kishte vërtetuar se kishin filluar të banonin në apartament në dhjetor të vitit 2012 dhe për rrjedhojë nuk kishin pse të paguanin qiranë diku tjetër gjatë vitit 2013, që ishte konsideruar prej KPK-së si shpenzim. “Duke hequr këtë zë të shpenzimeve, ka ulje të ndjeshme të balancës negative,” pohoi Prendi.

Mosdeklarimi i gjendjes cash në vitin 2009 ka sjellë balancë negative për krijimin e një depozite në shumën 500 mijë lekë në 2010-ën. Komisioni ka përfshirë në analizë vetëm mundësinë financiare të familjes së Prendit për kursim në vitin 2010, deri në momentin e çeljes së depozitës, prej nga ka rezultuar balancë negative në shumën 427 mijë lekë. Po ashtu, është konstatuar se në vitin 2010, subjekti nuk ka deklaruar burimin e krijimit të kësaj depozite.

Prendi deklaroi se e kishte korrigjuar në deklaratën “veting” pasaktësinë për mospasqyrimin e burimit të krjimit të depozitës, kur kishte shënuar si burim kursimet nga të ardhurat prej pagave. Subjekti pretendoi se në vitin 2009 rezultonte me balancë pozitive në shumën 612 mijë lekë, që sipas saj mbulonte gjithë vlerën e depozitës 500 mijë lekë.

Sipas Prendit, mosdeklarimi i kursimeve cash në vitin 2009 ishte pasaktësi e paqëllimshme. Duke i’u referuar praktikës së Kolegjit, ajo vërejti se pasaktësia nuk shoqërohej me mungesë burimesh financiare të ligjshme dhe për rrjedhojë duhet të konsiderohet në analizë mundësia e kursimit në vitin 2009.

Komisioni i ka kaluar subjektit barrë prove dhe për çmimin e blerjes së një automjeti në vitin 2015. Prendi ka deklaruar blerjen e një automjeti në shumën 3000 euro, ndërkohë që ka rezultuar se shitësi e kishte blerë në kohë të afërt në vlerën 6885 euro.

Prendi shpjegoi se përpara se të blinin automjetin kishin kryer një kontroll teknik, kur gjatë diagnostikimit elektronik kishin rezultuar probleme që duheshin riparuar. Ajo pohoi se kishin dorëzuar si provë një preventiv të asaj kohe për defektet e konstatuara si dhe një fletë dalje për shërbimet e kryera. Prendi kërkoi që në analizën financiare për blerjen e automjetit të konsiderohet shuma 3000 euro.

Sipas relatorit Komici, nga analiza financiare e përgjithshme, subjekti ka rezultuar me balanca negative në tre vite.

Në vijim, Komici pohoi se Prendit i janë kërkuar shpjegime edhe për qëllimin e investimit të kryer nga vjehrra në një objekt në Korçë, në vlerën totale 150 mijë euro, si dhe se kush e përdor këtë pasuri.

Subjekti shpjegoi se vjehrra e kishte trashëguar banesën dhe truallin prej prindërve. Ajo sqaroi se për ndarjen e kësaj prone të ndërtuar rreth viteve ’60, vjehrra kishte qenë në proces gjyqësor me familjarët e saj për rreth tetë vjet dhe se konflikti ishte zgjidhur me vendim të Gjykatës së lartë.

Sipas Prendit, objekti kishte qenë i amortizuar dhe për këtë arsye, vjehrra së bashku me djalin e vogël dhe bashkëshorten e tij kishin vendosur të investonin. Prendi pohoi se i kishte qartësuar burimet financiare të tyre.

Në përfundim, gjyqtarja Antonela Prendi deklaroi se në 18 vite punë, pasuritë që zotëronte familja e saj janë një apartament, për të cilin duhet të shlyejë kredinë edhe për 10 vjet të tjerë dhe një automjet. Ajo kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet të premten, më 27 janar, në orën 10:00.

 

 

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëBashkëshortiEuroFerdinando BuatierFirdes ShuliGjykata e Rrethit TiranëGjykatëGjykatësGjyqGjyqtarehuaILDKPKIKomisionKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPKmandatetMASOlsi KomicinPagatpronaPunaSHTiranëuljeVendimVendimiVetingVëzhguesit
I mëparshmi

Shkëlzen Berisha jep shpjegime në SPAK për hetimin e tragjedisë së Gërdecit

Tjetri

Gjyqtarja Entela Shedula rikthehet në detyrë

Tjetri
Gjyqtarja Entela Shedula rikthehet në detyrë

Gjyqtarja Entela Shedula rikthehet në detyrë

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.