AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Page Positions Artikull kryesor Opinion

Shfrytëzimi i porteve të Ballkanit nga trafikantët e drogës kërkon reagim rajonal

Rrjetet kriminale janë përdoruesit kryesorë të paligjshëm të porteve në Ballkan për trafikun e kokainës, amfetaminës dhe heroinës. Ndalimi i tyre kërkon bashkëpunim më të madh ndërkombëtar.

Sasa DjordjevicngaSasa Djordjevic
3 years më parë
në Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, biznesmeni nga Emiratet, Mohamed Alabbar, dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë inspektojnë një model të zhvillimit të ardhshëm në potit të Durrësit. Foto: Edi Rama/Facebook

Roterdami, Antuerp, Hamburgu… Këta janë portet që zakonisht na vijnë ndërmend kur bëhet fjalë për tregtinë e drogave të paligjshme. Kohët e fundit, megjithatë, portet e Ballkanit kanë tërhequr gjithashtu trafikantë.

Që nga viti 2018, autoritetet kanë sekuestruar të paktën shtatë ton kokainë, gjashtë ton amfetaminë dhe tre ton heroinë në portet e Ballkanit. Vetëm kokaina përbën një fitim të mundshëm prej 140 milionë eurosh. Dhe nuk është vetëm droga. Më shumë se dy miliardë cigare kontrabandohen çdo vit përmes portit malazez të Tivarit, duke i grabitur shteteve 300 milionë euro taksa të papaguara.

Por cilët janë aktorët kriminalë që qëndrojnë pas një trafikimi të tillë të paligjshëm, objektivi i një të tretës së operacioneve të përbashkëta që përfshijnë Europolin midis vitit 2018 dhe 2021?

Ata ndahen në katër grupe: Grupet e stilit mafioz njihen me emër, kanë një lidership të përcaktuar, ushtrojnë kontroll territorial dhe kanë një anëtarësim të identifikueshëm; rrjetet kriminale janë rrjete bashkëpunëtorësh kriminalë të përfshirë në aktivitete të paligjshme pa kontroll të caktuar territorial; grupet me lidhje me shtetin janë grupe që kanë lidhje me aparatin qeveritar; aktorët e huaj janë lojtarë kriminalë shtetërorë dhe jo shtetërorë që operojnë ashtë vendit të tyre.

Duke aplikuar klasifikimin në nëntë portet në Ballkan, rrjetet kriminale kryesojnë me një prani në pesë nga nëntë të tillë: Koperi në Slloveni, Rijeka dhe Ploce në Kroaci, Varna në Bullgari dhe Konstanca në Rumani. Grupet e stilit mafioz janë aktivë në Tivar dhe në Durrës të Shqipërisë. Aktorët e huaj operojjnë në portet greke në Athinë dhe Selanik. Grupet me lidhje me shtetin mund të shihen vetëm në Bar dhe merren me kontrabandën e cigareve.

Në portet sllovene dhe kroate funksionojnë celula të vogla kriminelësh, atë që Europoli dhe mediat e kanë etiketuar karteli i Ballkanit. Klanet më të njohura janë Kavaci dhe Skaljari nga Mali i Zi, që të dy janë të lidhur thellë me krimin e organizuar serb dhe që kanë qenë në luftë me njëri-tjetrin që nga viti 2015, duke lënë më shumë se 60 të vdekur.

Karteli i Ballkanit gëzon një avantazh të rëndësishëm – boshnjakët, kroatët, malazezët, serbët dhe sllovenët nuk kanë nevojë për një përkthyes për të bashkëpunuar. Barrierat kulturore janë të papërfillshme.

Sllovenia, për shembull, është vendi ku kriminelët nga Ballkani fshihen, planifikojnë aktivitete dhe kryejnë biznes të paligjshëm. Celula sllovene e klanit Kavac qarkullon kryesisht kanabis dhe kokainë në Slloveni nga Holanda dhe Spanja, duke ruajtur dërgesat në malin Gorenjska përpara se t’i dërgojë në Austri, Gjermani dhe Itali. Grupi akuzohet gjithashtu për blerjen e armëve të zjarrit në Sllovaki për t’ua shitur ato kriminelëve në Holandë, Serbi dhe Slloveni.

Forcim i bashkëpunimit policor rajonal

Ilustrim: Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional.

Për trafikun e kokainës mendohet se janë rreth 20 celula kriminale të etnive të ndryshme nga rajoni që mund të mobilizohen në varësi të rrugës dhe portit të përdorur.

Ata janë aktivë edhe jashtë Ballkanit – në Itali, Spanjë, Holandë dhe Austri, për shembull, për sa i përket Evropës. Dhe kohët e fundit ata filluan të përdorin portet në Ballkan, ndoshta për shkak të pozitës së tyre më të dobët në portet e Evropës Perëndimore.

Katër aktorë kriminalë qëndrojnë pas aktiviteteve të kontrabandës së cigareve dhe trafikut të drogës përmes portit të Tivarit, duke operuar më vete. Klanet Grand dhe Mojkovac kontrabandojnë cigare, ndërsa klanet e stilit mafioz Kavac dhe Skaljari merren me kokainë.

Duke qenë se nuk ka asnjë rast të zbatimit të ligjit të provuar nga gjykata, historitë për organizatat kriminale malazeze shpesh janë anekdotike. Megjithatë, kohët e fundit janë arrestuar një numër i konsiderueshëm prokurorësh, inspektorësh dhe gjyqtarësh.

Klani i Kavacit dhe Skaljarit dikur ishin në të njëjtën anë, si klani i Kotorrit. Por ata u përplasën për shkak të kokainës në 2012 dhe 2014. Një ndarje e ngjashme ndodhi në Shqipërinë fqinje një dekadë më parë me bandën e Durrësit, e cila menaxhonte trafikun e heroinës përmes portit të Durrësit midis 1994 dhe 2002. Lufta në terren midis 1999 dhe 2002 mori 20 jetë. Një nga fraksionet, klani Lul Berisha, është ende aktiv sot në portin e Durrësit.

Grupet kriminale lokale në portet rumune dhe bullgare të Konstancës dhe Varnës bashkohen me zyrtarë të korruptuar doganor, punonjës doku, shoferë kamionësh dhe pronarë biznesesh.

Në këto porte janë aktivë edhe aktorë të huaj – serbët në Konstancë dhe turqit në Varna. Në mars 2021, për shembull, gjykatat rumune dënuan dy shtetas serbë me më shumë se nëntë muaj burg. Ata ishin pjesë e një grupi kriminal ndërkombëtar të përbërë nga individë nga Serbia, Spanja dhe Rumania. Pasi blenë kokainë në Amerikën Latine, ata kërkuan ta transportonin atë përmes Rumanisë dhe Ballkanit për ta shitur në tregun e Evropës Perëndimore.

Aktorët e huaj janë dominues në Greqi, ku shqiptarët bashkëpunojnë me aktorë apo individë kriminalë nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia. Në janar të vitit 2021, autoritetet në Selanik arrestuan tre shtetas të Shqipërisë, Kroacisë dhe Greqisë me mbi 300 kg kokainë të pastër të fshehur në një furgon.

Një çështje e rëndësishme është nëse aktorët kriminalë ballkanas janë të bashkuar në kartel.

Pa dyshim, organizatat kriminale nga Ballkani bashkëpunojnë dhe kontrabandojnë sasi të mëdha droge nga Amerika e Jugut apo Azia në Evropë, Australi dhe Azi. Megjithatë, ekzistenca e një karteli të bashkuar ballkanas është e diskutueshme.

Ato nuk mbulojnë të gjithë spektrin e biznesit të drogës – nga prodhimi te transporti, shpërndarja dhe pastrimi i parave. Grupet ballkanase janë më shumë një përzierje e organizatave kriminale me bazë etnike të nxitura nga fitimi për të krijuar rrjete kriminale.

Pra, çfarë të bëjmë me rrjetet kriminale nga Ballkani në një skenar ku më shumë kokainë arrin në një shtet anëtar të Bashkimit Evropian nëpërmjet Ballkanit?

Kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar policor për të penguar kriminelët nga Ballkani që operojnë brenda dhe jashtë rajonit, duke përdorur dhe përmirësuar kanalet ekzistuese të ofruara nga Qendra për Zbatimin e Ligjit të Evropës Juglindore me qendër në Bukuresht dhe Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit në Sarajevë.

Çështjet e pazgjidhura dypalëshe dhe dallimet politike nuk duhet të lejohen të pengojnë bashkëpunimin policor në Ballkan.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autorit dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë pikëpamjet e BIRN.

Etiketa: AmerikaArmëAustriBallkanBallkaniBIRNBullgariBullgariaBurgcigareDrogaDrogeDurrësEuroGjermaniGjykatagjyqtarGreqiInspektorItalikanabiskontrabandëKroaciLuftaMali i ZiMaqedoniaMaqedonia e VeriutPastrimi i paraveprokurorPunëtorërajoniRumaniRumaniaSerbiSerbiaSHSllovenitaksaTivarTurqia
Tjetri
Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

Aventura shqiptare e kryeagjentit të FBI

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.