AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Elona Toro

Kolegji rrëzoi ankimin e Komisionerit Publik për shkarkimin e gjyqtares së Apelit Tiranë, Elona Toro, për mungesë burimesh në krijimin e pasurisë, duke konkluduar se balancat negative të shpërndara në katër vite, në zbatim edhe të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit nuk mund të sjellin penalizim për subjektin e rivlerësimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:37 | 02/02/2023
në KPA, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Gjyqtarja Elona Toro pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 2 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Apelit Tiranë, Elona Toro. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Sokol Çomo, me relatore Ina Rama dhe anëtare Rezarta Schuetz, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi.

Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash në detyrë më 17 qershor 2020, pasi kryesuesja e trupës, Firdes Shuli dhe relatorja Pamela Qirko u bindën nga shpjegimet e saj. Anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja arsyetoi në favor të shkarkimit, duke vlerësuar se Toro kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm dhe të pasaktë të pasurisë.

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kreu ankim duke e konsideruar të paplotë hetimin e KPK-së lidhur me burimet financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë, konkretisht për mundësinë e personave të tjerë të lidhur për një hua dhe dhurimet e kryera. Edhe gjatë konkluzioneve përfundimtare, Ballhysa vlerësoi se subjekti gjendej me balanca negative në disa vite dhe kërkoi shkarkimin e saj nga detyra.

Gjyqtarja Toro e kundërshtoi analizën financiare të Komisionerit dhe këmbënguli se pamundësia financiare që mbetej ishte proporcionale dhe nuk mund të sillte penalizim. Ajo i kërkoi Kolegjit lënien në fuqi të vendimit të konfirmimit, në aplikim edhe të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Lidhur me mundësinë e babait të subjektit për dhurimin e shumave 6000 euro dhe 4000 USD, vlera me të cilat është paguar kësti i parë i apartamentit në Tiranë, Kolegji ka pranuar ta kryejë analizën për periudhën e kërkuar nga komisioneri, shkurt 2005 – nëntor 2008.

Kryesuesi Çomo shpjegoi se nuk është konsideruar në analizë si shpenzim i babait të subjektit shuma 270 mijë lekë e depozituar prej tij në një llogari bankare, si dhe nuk është përfshirë në zërin e të ardhurave vlera 220 mijë lekë nga qiradhënia e një apartamenti, pasi nuk ishin paguar detyrimet tatimore. Sipas analizës së KPA-së, babai i subjektit ka pasur burime financiare të ligjshme të mjaftueshme për dhurimin e këtyre shumave.

Për huanë 45 mijë euro të marrë nga bashkëshorti prej shtetasit A.Ll., po për pagesën e çmimit të apartamentit, Komisioneri kërkoi kryerjen e një analize të polotë financiare për të verifikuar mundësinë e huadhënësit, duke llogaritur shpenzime jetese për gjithë pjesëtarët e familjes dhe investimet e kryera prej tij.

Çomo sqaroi se Kolegji ka konsideruar si të ardhura prej aktivitetit të huadhënësit vetëm ato për të cilat ishin paguar detyrimet tatimore, të cilat plotësojnë kriteret e të ardhurës së ligjshme. Shpenzimet e jetesës janë konsideruar për gjithë pjesëtarët e familjes, ndërsa nuk janë përfshirë në analizë si shpenzimet investimet në bono thesari nga personi i lidhur.

Në mungesë të përcaktimit të marzhit të fitimit nga institucionet tatimore, Kolegji ka kryer vlerësim të diferencuar të fitimit të huadhënësit nga aktiviteti tij tregtar, bazuar në shërbimet që ka kyer. Për rrjedhojë ka rezultuar pamundësi për dhënien e huasë në shumën rreth 400 mijë lekë.

Kryesuesi Çomo sqaroi se në zbatim të parimit të objektivitetit dhe proporcionalitetit; faktit se huadhënësi ka pasur të tjera burime të ardhurash; pamundësisë objektive të subjektit për të siguruar dokumentacion; si dhe se nuk janë ngritur dyshime lidhur me egzistencën e huasë, është arritur në konkluzionin se balanca negative nuk do të jetë përcaktuese për krijimin e shumës 45 mijë euro dhe do të vlerësohet se e kalon testin e ligjshmërisë.

Ndërkohë, pas rikryerjes së analizës financiare për vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016 është konsideruar si i drejtë konstatimi i komisionerit se pagat e bashkëshortit të subjektit janë të papërcaktuara për shkak të mospërputhjeve të hasura në aktet e administruara. Kolegji ka çmuar të konsiderojë si të ardhur vlerën e pagës minimale sipas legjislacionit në fuqi.

Pas korrektimit të analizës financiare ku janë reflektuar shpenzimet e udhëtimit të familjes së subjektit sipas qëndrimit të komisionerit, ka rezultuar balancë negative për të katër vitet, në vlerën totale 872 mijë lekë.

Bazuar në parimin e objektivitetit dhe propocionalitetit, si dhe për shkak se balancat kanë rezultuar të shpërndara në disa vite, Kolegji çmon se këto mungesa financiare nuk mund të passjellin penalizim për subjektin. Kolegji çmoi se gjyqtarja Elona Toro ka arritur nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe e la në fuqi vendimin e Komisionit për konfirmimin e saj në detyrë.

Etiketa: Albana ShtyllaAnalizëAnkimBashkëshortiBono thesariElona ToroEtleda ÇiftjaEuroFirdes ShuliFlorianFlorian BallhysaGjykata e Apelit TiranëGjykatëGjykatësGjyqtarehuaIna RamaKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAKPKMimoza TasiPagatPamela QirkoRamaSHshpenzimeSokol ÇomoTiranëVendimi
I mëparshmi

Kryeministri shmang interpelancën për lidhjet me McGonigal

Tjetri

Gjykata e Posaçme shpall fajtor për falsifikim kryebashkiakun e Mallakastrës

Tjetri

Gjykata e Posaçme shpall fajtor për falsifikim kryebashkiakun e Mallakastrës

photo 2026 05 11 14 22 34

Meta kërkon Edi Ramën si dëshmitar për ligjin e minierave

19:12 | 24/06/2026
photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.