AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Kryeministri shmang interpelancën për lidhjet me McGonigal

Kryeministri Edi Rama nuk u paraqit të enjten në seancën plenare të Kuvendit ku ishte thirrur në një interpelancë urgjente nga deputetët e opozitës për të dhënë shpjegime për çëshjen “McGonigal”, ku një ish-zyrtar i lartë i FBI akuzohet për përfitime, udhëtime dhe takime të padeklaruara në Shqipëri, përfshi edhe ato me Ramën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
3 years më parë
në Artikull kryesor, Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Seancë e tensionuar në Kuvend | Foto: LSA

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla njoftoi se Kryeministri kishte deleguar minstren e shtetit, Elisa Spiropali që të përgjigjej pyetjeve të deputetëve në emër të tij, gjë që u kundërshtua nga opozita.

“Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin për takimet e tij private dhe jo me hijen e tij”- tha Gazmend Bardhi, një prej firmëtarëve të kërkesës. Duhet të jetë vetë Rama, sipas Bardhit, “që të japë llogari se si me veprime kriminale ka korruptuar zyrtarë të lartë në FBI”.

“Kjo është aferë personale, por nëse edhe ju keni takime apo lidhje me McGonigal jepni sqarime”- iu drejtua ai Spiropalit.

Edhe pse nuk u lejua të përgjigjej për pyetjet e ngritura në interpelancë Spiropali tha në replikë se opozita kishte ngritur një “kështjellë gënjeshtrash”.

Në kërkesën e tyre deputetët pretendonin se në përmbajtje të akt-padisë ndaj ish-zyrtarit amerikan, ai akuzohet se ka marrë para nga një mik i Ramës dhe informacione nga zyra e tij që të hapë një hetim në SHBA për lobuesin e Partisë Demokratike.

Ata kishin ngritur 14 pyetje për Ramën ku i kërkonin të sqaronte pozicionin e tij në takimet me ish-zyrtarin e FBI, interesat e tij të biznesit në Shqipëri dhe lidhjet me personat e tjerë të përfshirë në akt-akuzë dhe veprimet e kryera nga ish-agjenti për llogari të Ramës.

Deputetët opozitarë e quajtën “tradhëtar” dhe “të korruptuar” duke e akuzuar se ka tentuar të eleminojë opozitën nëpërmjet korruptimit të një zyrtari të lartë amerikan.

Seanca plenare u tensionua pasi opozita bllokoi foltoren duke kërkuar që të mos vijohej me rendin e ditës pa ardhur kryeministri për t’u përgjigjur për lidhjen me dosjen “McGonigal”.

Vetë Rama preferoi të përgjigjej në Tëitter për atë që po ndodhte në Kuvend.

Ai e quajti kërkesën e opozitës abuzim me lirinë e fjalës dhe akuzoi atë se po mapipulonte publikun me shpifje ekstreme me një çështje, që sipas tij, “s’ka asnjë lloj lidhje me ne këtu”.

“Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike,mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim”- shkruan Rama.

Pavarësisht këmbënguljes së opozitës për të ndërprerë seancën deri në ardhjen e kryeministrit, mazhoranca socialiste ia doli të miratojë ligjet në rendin e ditës pa debat, një metodë që u ndoq dhe në një seancë të mëparshme.

Po ashtu, një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për lidhjet e Ramës me çështjen “McGonigal” është dorëzuar në Kuvend të enjten, e firmosur nga 42 deputetë të Partisë Demokratike.

Opozita kërkon hetim me objekt ligjshmërinë e takimeve të kryeministrit me ish-zyrtarin e FBI-së dhe verifikimin e “nxitjes, ndikimin, porositjen, përdorimin, përfshirjen përmes premtimit dhe ofrimit të favoreve, rryshfetit apo pasurive publike ndaj agjentit special të FBI-së, Charles McGonigal dhe ose agjentë të tjerë të përfshirë për përfitime politike të kryeministrit Edi Rama dhe goditjen apo dëmtimin politik të opozitës shqiptare”.

Por mazhoranca u pozicionua menjëherë kundër. Kryetari i grupit socialist, Taulant Balla u tha mediave se nuk do të ketë komision hetimor derisa të bëhen ndryshimet në ligjin që rregullon ngritjen e këtyre komisioneve. 

*Shkrimi u pëditësua me informacionin se deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar. 

Etiketa: abuzimCharles McGonigaldeputetDrejtësiaEdi RamaElisa SpiropaliFBIGazmend BardhiGjyqHetimKomisionKomisioni hetimor parlamentarKuvendKuvendiLindita NikollaOpozitaParaPartisë DemokratikeRamaSeancaSeanca plenareSHBAShpifjeshqipShqipërishqiptareTaulant Balla
Tjetri
Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Elona Toro

KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtares Elona Toro

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.