AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa vlerësoi se prokurorja e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo) ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një pjesë të burimeve të një apartamenti në Tiranë si dhe rezulton me pamundësi për një banesë në Kavajë, konkluzione që u cilësuan të padrejta dhe të pabazuara nga subjekti dhe avokati i saj.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:19 | 03/02/2023
në KPA, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) dhe përfaqësuesi i saj ligjor, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 3 shkurt 2023 me konkluzionet përfundimtare në çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik, Florian Ballhysa kundër konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo).

Komisioneri Ballhysa vërejti se subjekti kishte arritur të provonte disa prej pretendimeve të saj lidhur me të ardhurat e bashkëshortit nga punësimet në disa kompani, që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Megjithatë, ai vlerësoi se ajo gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për një pjesë të këtyre burimeve. Në vijim, ai u qëndroi parashtrimeve se subjekti rezultonte në pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Kavajë dhe shpenzimet në një vit, pasi nuk kishte deklaruar pakësimet e gjendjes cash.

Prokurorja Xhengo, nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, avokatit Julian Mërtiri, i kundërshtoi konkluzionet e komisionerit lidhur me të ardhurat e bashkëshortit, duke kërkuar të konsideroheshin të gjitha vlerat e përfituara faktikisht, duke argumentuar se nuk kishte qenë në dijeni për shmangien e detyrimeve për një pjesë të pagës nga ana e ish-punëdhënësve. Mërtiri e cilësoi të pavërtetë konstatimin e Ballhysës se subjekti nuk kishte deklaruar burimin e apartamentit në Kavajë, ndërsa mospasqyrimin e pakësimit të gjendjes cash e konsideroi si një pasaktësi të pashoqëruar me pamundësi financiare dhe duke ju referuar jurispudencës së KPA-së, kërkoi që këto likujditete të përfshihen në analizën financiare. Subjekti kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të saj, bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Konkluzionet për pagat

Komisioneri Publik paraqiti fillimisht qëndrimin e tij lidhur me provat e depozituara nga subjekti për të vërtetuar të ardhurat e përfituara prej bashkëshortit të saj nga punësimi në disa shoqëri si inxhinier dhe drejtues kantieri, vlera që janë deklaruar si burim për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Ai u shpreh se me anë të katër vendimeve gjyqësore të formës së prerë, vërtetohej pagesa e bashkëshortit të subjektit sipas pretendimeve të saj.

Subjekti paraqiti më parë si provë në Kolegj katër vendime gjyqësore të formës së prerë që detyronin kompanitë në të cilat kishte punuar bashkëshorti i prokurores, që të paguanin detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore për pagën e plotë të tij, si dhe të shlyenin kamatë vonesat.

Ballhysa, duke iu referuar jurispudencës së KPA-së, vlerësoi se të ardhurat e konkluduara nga gjykatat me vendim të formës së prerë i plotësojnë kushtet për t’u konsideruar të ligjshme dhe se duhet të përfshihen në analizën financiare.

Ndërkohë, kompania ku kishte punuar fillimisht bashkëshorti i subjektit e ka pranuar mospagimin e detyrimeve për gjithë pagën dhe i ka shlyer në mënyrë vullnetare. Ndaj kësaj kompanie nuk është hapur proces gjyqësor prej bashkëshortit të subjektit.

Komisioneri konstatoi se ka deklarime kontradiktore lidhur me këto të ardhura, që sipas tij e bëjnë të pamundur verifikimin e vlerës reale të përfituar nga bashkëshorti i subjektit. Të ardhurat nga ky punësim në periudhën 2006-2008 nuk u vlerësuan si të ligjshme prej Ballhysës, i cili u shpreh se subjekti nuk rezulton të mbulojë me burime financiare të ligjshme blerjen e apartamentit në Tiranë.

Avokati Mërtiri i kundërshtoi Konkluzionet e Ballhysës, duke sjellë në vëmendje të Kolegjit se subjekti kishte dorëzuar një sërë provash, si dokumentacioni për pagesat e kryera me çeqe, si dhe mandat-pagesat e tjera. Sipas Mërtirit, pagesat e kryera rezultojnë për pagë 80 mijë lekë në muaj.

“Paga reale është ajo e kryer me çek dhe në cash sipas mandat-pagesave në shumën 80 mijë lekë në muaj”, thekoi Mërtiri dhe këmnëguli se ishte arritur të provohej se bashkëshorti i subjektit nuk kishte qenë në dijeni për shmangien e pagesës së një pjese të kontributeve nga ana e punëdhënësit.

“Mosveprimi në kohë i punëdhënësit për pagesën e detyrimeve për vlerën e pagës së plotë, nuk mund të ngarkojë me përgjegjësi bashkëshortin e subjektit të rivlerësimit”, deklaroi Mërtiri dhe kërkoi që të konsiderohen si burime financiare të ligjshme të gjitha vlerat e përfituara faktikisht prej bashkëshortit të subjektit nga punësimi në këtë shoqëri. Sipas tij, Osmani rezulton me bilanc pozitiv për blerjen e apartamentit në Tiranë.

Mosdeklarimi pakësimit të cash-it

Komisioneri Publik deklaroi se u qëndronte parashtrimeve të mëparshme lidhur me analizën e burimeve financiare që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Kavajë. Sipas Ballhysës, subjekti nuk ka deklaruar pakësimin e gjendjes cash dhe për rrjedhojë rezulton në pamundësi për krijimin e kësaj pasurie për shkak të një balance negative në shumën 849 mijë lekë.

Në vijim Ballhysa konkludoi se balanca negative e konstatuar për shpenzimet në vitin 2012 përmbysej nga të ardhurat e konsideruara bazuar në vendimet gjyqësore që i kanë dhënë të drejtë bashkëshortit të subjektit për vlerën e pagës, ndërsa në vitin 2015 mbetej pamundësi financiare në shumën 262 mijë lekë.

Në përfundim, Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të prokurores Enkeleda Osmani (Xheng0).

Avokati Mërtiri vërejti se subjekti ka deklaruar se burim krijimi për apartamentin kishin qenë të ardhurat nga pagat. Ai pranoi mosdeklarimin e pakësimit të gjendjes cash, por duke ju referuar jurispudencës së KPA-së, argumentoi se kjo situatë nuk mund të passjellë pasoja për subjektin e rivlerësimit, në rastin kur nuk shoqërohet me pamundësi financiare. Mërtiri e cilësoi të padrejtë balancën negative të konstatuar nga Komisioneri për apartamentin.

Me argumente të ngjashme ai kundërshtoi edhe pamundësinë e konstatuar në vitin 2015. Sipas Mërtirit, nëse do të konsideroheshin deklarimet e subjektit për kursimet, do të rezutonte se i mbulonte shpenzimet me burime të ligjshme. “Nuk ka deklarim të pamjaftueshëm”, deklaroi avokati Mërtiri.

Ai kërkoi që bazuar provat e depozituara prej subjektit, si dhe në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit të lihej në fuqi vendimi i Komisionit për konfirmimin e Osmanit, të cilin e cilësoi si të drejtë. Ai solli në vëmendje edhe faktin se për dy kriteret e tjerë të rivlerësimit, figurën dhe profesionalizmin nuk janë gjetur probleme.

Kolegji njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 16 shkurt, në orën 16:00.

 

 

Etiketa: AnalizëBashkëshortiFlorianFlorian BallhysaGjyqJulian MërtiriKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKPAPagatpasojaProkuroreProkuroria e Rrethit DurrësPunëPunësimiSHVendimVendimetVendimi
I mëparshmi

Autoritetet bëjnë një vesh shurdh ndaj gjuetisë së paligjshme në Kune-Vain

Tjetri

Konfirmimi i prokurores Armida Hamiti ankimohet në Kolegj

Tjetri
Prokurorja Armida Hamiti jep shpjegime për të ardhurat e prindërve nga bujqësia

Konfirmimi i prokurores Armida Hamiti ankimohet në Kolegj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.