AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Ministria e Mjedisit pranon paligjshmërinë e ‘emergjencës mjedisore’ për inceneratorët

Tetë vjet pas shpalljes së emergjencës mjedisore që i hapi rrugën kontratave të inceneratorëve, Ministria e Mjedisit pranon përmes një projekt-drafti se vendimi nuk bazohej në ligj – ndryshe nga kryeministri Rama që e konsideroi atë “gurthemeli” për procedurat ligjore.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
15:22 | 03/02/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama duke dëshmuar në komisionin hetimor parlamentar për ‘inceneratorët’. Foto:LSA

Më 11 janar 2022, gjashtë zv/ministra, anëtarë të Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, iu rikthyen pas një vendimi të Këshillit të Ministrave të vitit 2013 për organizimin e këtij komiteti dhe kërkuan që ta ndryshojnë atë.

VKM-ja me nr. 967, datë 25.10.2013 i jepte Komitetit të drejtën e shpalljes së “emergjencës mjedisore” në vend, por tetë vjet më vonë, Ministria e Mjedisit e konsideron këtë kompetencë të tepërt për shkak se është e pabazuar në ligj.

Nisur nga vendimi i qeverisë, Komiteti Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve vendosi në shkurt të vitit 2014 të shpallë “emergjencë mjedisore” në shkallë republike, duke i hapur rrugën miratimit të një oferte të pakërkuar për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe më pas atij të Fierit.

Kryeministri Edi Rama e quajti këtë vendim të Komitetit si “gurthemelin” e procedurës ligjore që qeveria e tij ndërmori për të miratuar tre koncesionet e inceneratorëve, gjatë përballjes së tij me komisionin hetimor parlamentar për aferën në shkurt të vitit 2022.

Megjithatë, një draft-projekt i iniciuar nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit sugjeron se si vendimi për shpalljen e emergjencës mjedisore në vitin 2014, ashtu edhe deklarata e kryeministrit para komisionit parlamentar në vitin 2022 nuk gjejnë mbështetje në asnjë ligj në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Propozimi për ndryshimin e VKM-së së vitit 2013 erdhi nga ministrja e Mjedisit dhe Turizmit,  Mirela Kumbaro dhe u prezantua në mbledhjen e 11 janarit 2022 në Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, sipas procesverbalit të mbledhjes që BIRN e siguroi përmes një kërkese për të drejtë informimi.

“Referuar legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e mjedisit dhe atij për menaxhimin e integruar të mbetjeve, nuk është e parashikuar terminologjia e emergjencës mjedisore si dhe kriteret/kushtet ku mbështetet shpallja apo përfundimi i saj nga Komiteti,” thuhet në draftprojektin e Ministrisë së Mjedisit.

Në këtë dokument, Ministria propozon shfuqizimin e pikave dhe shkronjave që lidhen me shpalljen dhe përfundimin e emergjencës mjedisore si dhe krijimin e një task- force mjedisore në rastet e emergjencës mjedisore.

“Nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore apo nënligjore në fuqi, në fushën e mbetjeve,” thuhet më tej në draft-projekt.

E pyetur nga BIRN se çfarë masash ka marrë Ministria për rikthimin e situatës në ligjshmëri dhe nëse kryeministri Edi Rama ishte vënë në dijeni për konstatimin e paligjshmërisë në shpalljen e emergjencës mjedisore, ministja Kumbaro shmangu një përgjigje direkte përmes një zëdhënësi.

“Ky kantier ligjor nuk do të zhvillohet në mënyrë të fragmentuar, por si një paketë tërësore aktesh të integruara në kuadrin e programit “Ekonomia Qarkulluese” që iniciojmë këtë vit me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe në përputhje me planin analitik të projektakteve,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mjedisit përmes një emaili.

Edhe drejtori i Agjencisë për Media dhe Informim, Endri Fuga, nuk iu përgjigj pyetjeve nëse kishte të drejtë kryeministri apo Ministria e Mjedisit dhe se çfarë masash kishte ndërmarrë qeveria kur ishte vënë në dijeni të paligjshmërisë së procesit. Fuga i tha BIRN se nuk komentonte për drafte.

Hetimi për aferën e inceneratorëve ka përfshirë një numër ish-zyrtarësh të qeverisë “Rama”, mes së cilëve ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie Alqi Bllako dhe një dyzinë zyrtarësh dytësore që kanë marrë pjesë në procedurat e dhënies me koncension. Administratorët e kompanive koncesionare akuzohen gjithashtu për korrupsion dhe janë të shpallur në kërkim.

Megjithatë, zyrtarët më të lartë të qeverisë, duke nisur nga kryeministri Rama, e mbrojnë ligjshmërinë e procedurave që kishin ndjekur për këto kontrata, duke e parë çështjen e hetimeve si çështje e përgjegjësisë individuale të zyrtarëve.

Draft-projekti i Ministrisë së Mjedisit ka kaluar fazën e konsultimeve me institucionet e tjera, por vazhdon të mbetet e pamiratuar edhe pas një viti. Zv. ministrja e Mjedisit, Almira Xhembulla e mbrojti nismën në prill 2022 në një mbledhje të Këshillit Konsultativ, një strukturë e përbashkët e qeverisë qendrore dhe asaj vendore.

Ajo tha se propozimet u bënë “për të përmirësuar mënyrën e funksionimit dhe për të qartësuar detyrat e Komitetit Ndërministror të Menaxhimit të Mbetjeve”.

“Qëllimi i këtij propozimi është shfuqizimi i një pjese të detyrave të Komitetit që nuk gjejnë mbështetje në aktet ligjore në fuqi për menaxhimin e mbetjeve,” tha zv.ministrja Xhembulla duke argumentuar nevojën e ndryshimit të VKM-së.

Komitetit Ndërministror për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve e shpalli emergjencën mjedisore përmes një vendimi qarkullues më 5 shkurt 2014, pasi gjatë mbledhjes nuk u arrit konsensusi i nevojshëm. [Lexo shkrimin e plotë]

Zv.ministrat e asaj kohe, Ylli Manjani dhe Arben Isaraj refuzuan ta firmosnin vendimin me arsyetimin se Komiteti nuk kishte tagër ligjor për të marrë vendime. Edhe ish-kryetarja e këtij komiteti, Oljana Ifti, ish-zv/ministrje e Mjedisit, e cilësoi vendimin e firmosur nga ajo, ‘pa fuqi ligjore’ dhe se komiteti kishte rol kordinues mes ministrive, jo vendimmarrës.

Në draft-projektin e Ministrisë së Mjedisit, Kumbaro pranon këtë handikap ligjor ku ishte futur komiteti.

“Theksojmë se roli i Komitetit është vetëm ai i bashkërendimit të detyrave të ministrive për menaxhimin e integruar të mbetjeve, dhe nuk mund të dalë mbi fushën e veprimtarive të institucioneve, që janë pjesë e Komitetit,” argumentohet në draft-projekt.

Etiketa: Afera e inceneratoreveAlmira XhembullaAlqi BllakoArben IsarajBashkimit EuropianBIRNEdi RamaEkonomiaEndri FugaInceneratorKëshillit të MinistraveKoncesionetKorrupsionKryeministri Edi RamaKumbaroLefter KokaLigjmbështetjeMbledhjeMediaMinistria e MjedisitMirela KumbaroMjedisiMjedisitOljana IftiParaQeveriaRamaSHshqipVendimVendimiVKMYlli Manjani
I mëparshmi

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Altin Shkurti

Tjetri

Autoritetet bëjnë një vesh shurdh ndaj gjuetisë së paligjshme në Kune-Vain

Tjetri

Autoritetet bëjnë një vesh shurdh ndaj gjuetisë së paligjshme në Kune-Vain

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.