AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Stela Gugallja e aferës së inceneratorëve, në proces ekstradimi në Vienë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, konfirmoi se ishte njoftuar se në një gjykatë austriake në Vienë po kryhej një proces ekstradimi për Stela Gugalljen – e shpallur në kërkim prej më shumë se një viti për korrupsion me inceneratorin e Elbasanit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
16:35 | 07/02/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka dhe zyrtarë të tjerë të PS në inaugurimin e impiantit të Elbasanit. Foto: Facebook.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pohoi të martën se ishte njoftuar se në Gjykatën e Vienës në Austri është duke u kryer procedura e ekstradimit të Stela Gugalles – njëra prej administratoreve të kompanive koncesionare të inceneratorëve që kërkohet nga Shqipëria për veprën penale të korrupsionit.

Sipas SPAK, procedura për ekstradimin nga Austria në Shqipëri e kësaj shtetaseje po kryhet në zbatim të urdhrit të kërkimit ndërkombëtar.

“Për këtë qëllim i është përcjellë Ministrisë së Drejtësisë gjithë dokumentacioni i nevojshëm për procedurën e ekstradimit,” tha zëdhënësja e SPAK, Xhuljeta Krasta.

Çështja për aferën e incineratorit të Elbasanit, për të cilën akuzohet Gugallja, është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme. Së bashku me Gugallen, nën akuzë janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti socialist Alqi Bllako, gjashtë zyrtarë të tjerë si dhe biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto. Po ashtu, nën akuzë penale janë edhe kompanitë “Albtek Energy” sh.p.k dhe “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Sipas hetimit të prokurorisë, të akuzuarit dyshohen se kanë dhënë koncesion në kundërshtim me ligjin, kanë lëshuar dhe pranuar fatura për punime të paqena dhe kanë transferuar paratë e përfituara përmes një rrjeti kompanish false.

E pyetur nga BIRN mbi fazën e procesit të ekstradimit, Krasta tha se “deri në këtë moment nuk ka njoftim nga autoritetet austriake të drejtësisë”. SPAK nuk dha përgjigje nëse kishte njoftim për dy personat e tjerë në kërkim, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

“Nuk kemi më gjë për të shtuar,” u përgjigj Krasta.

Sipas akuzës, zyrtarët e qeverisë përdorën një metodë prokurimi të paparashikuar në legjislacionin për inceneratorin e Elbasanit, ndonëse ishin vënë në dijeni për këtë nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Zyrtarët që morën pjesë në procedura, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri e Serafin Papa, janë nën akuzën e abuzimit të detyrës, ndërsa ish-ministri Koka është nën akuzë të trefishtë për abuzim me detyrën, korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

Biznesmenët Mirel Mërtiri, Stela Gugallja dhe Klodian Zoto janë nën akuzë për korrupsion aktiv e pastrim parash. Mërtiri përshkruhet nga Prokuroria si “pronari faktit i shoqërisë “Albtek Energy””, kompani që zyrtarisht është nën pronësinë e partneres së tij, Stela Gugallja.

Etiketa: abuzimAfera e inceneratoreveAlbtek EnergyAlqi BllakoAustriAustriaBardhul ÇabiriBIRNBiznesmenEtleva KondiGjykatëgjykimInceneratorIntegrated Technology ServicesJonida ZeqoKlodian ZotoKoncesionKorrupsionKorrupsion aktivkorrupsion pasivLefter KokaMjedisitPastrim parashPëllumb AbeshiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSerafin PapaSHshqipShqipëriShqipëriaSPAKStela Gugallja
I mëparshmi

“Nuk kam plan që të kthehem”: Emigrimi i të rinjve shqiptarë

Tjetri

‘Dora e butë’ e drejtësisë me krimet zgjedhore minon demokracinë shqiptare

Tjetri
Partia Socialiste mban mitingun përmbyllës në Tiranë (Foto)

‘Dora e butë’ e drejtësisë me krimet zgjedhore minon demokracinë shqiptare

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.