AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Saranda e shokuar pas “aktit terrorist” që shkatërroi një hotel

Një sasi ende e papërcaktuar eksplozivi rrafshoi një ndërtesë dykatëshe që shërbente si hotel si dhe dëmtoi dhjetra banesa dhe biznese aty pranë, duke terrorizuar qytetarët e Sarandës.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
17:16 | 13/02/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hoteli i rrafshuar nga eksplozivi në Sarandë. Foto: Jerola Ziaj.

Një sasi eksplozivi shpërtheu mëngjesin e së hënës në shëtitoren “Naim Frashëri” në  Sarandë, duke shkatërruar totalisht një godinë 2 katëshe me 700 metra katrorë ndërtim si dhe duke tronditur  banorët e qytetit. Shpërthimi ka dëmtuar një sërë biznesesh e banesash rreth e rrotull, duke thyer xhama e çarë mure.

“Është akt terrorist. Është më e rëndë se sa duket,” tha Limos Didani, gazetar dhe botues i medias lokale “Sarandaweb”. Ai tregoi se mbi 100 biznese në zonë kishin pësuar dëme në fasada e xhama, ndërsa ata që ishin më afër vendit të shpërthimit kishin pësuar dëme rrënuese. Didani tha se tulla e copa të ndërtimit kishin fluturuar për disa qindra metra në shëtitoren buzë detit.

Policia e Shtetit njoftoi se shpërthimi ndodhi në orën 5.55 të mëngjesit, por veç dëmeve materiale nuk ka shkaktuar të lënduar. Në një njoftim të orës 7.00, policia thotë se po hetonte ngjarjen.

“Është ngritur një grupi i posaçëm hetimor me ekspertë më të mirë të DVP Vlorë dhe nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e ngjarjes,” thuhet në njoftim.

Drejtori Policisë së Qarkut të Vlorës, Ermal Muça tha në një bisedë telefonike se ngjarja ishte shumë e rëndë. Muça tha se hetimet e momentit ishin fokusuar te një konflikt pronësie mbi godinën dhe biznesin që kishte prej vitit 2010 në dyert e gjykatave.

Arjan Kalcuni, drejtor i spitalit të qytetit, konfirmoi në një bisedë telefonike se nga shpërthimi nuk kishte asnjë të lënduar. “Fatmirësisht nuk është paraqitur asnjë i lënduar, edhe pse ai është orar që nis lëvizja në bulevard. Zakonisht ata që bëjnë ecje ose vrap,” tha Kalcuni.

Drejtori i Spitalit tha se një i njohuri i tij kishte kaluar pranë godinës vetëm pak çaste para shpërthimit. “Ishte fat që nuk është lënduar askush,” shtoi ai.

Bashkia e Sarandës bëri një thirrje publike për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa bëri me dije se do të ndihmonte bizneset e prekura. “Në të njëjtën kohë, u gjendemi pranë qytetarëve të dëmtuar për çdo nevojë, që mund të kenë, për kapërcimin e kësaj situate”, thuhet në deklaratën e bashkisë, në të cilën njoftohet se po pastrohej zona e prekur nga shpërthimi.

Pronarët e hotelit që u hodh në erë ndodhen të shoqëruar në polici, ku po merren në pyetje. Një vendim i tetorit 2022 i Gjykatës së Lartë, tregon se tre bashkëpronarë në godinën dhe biznesin e ngritur prej mesit të viteve 90’ ndodheshin në gjyq mbi pronësinë për më shumë se 12 vitesh.

Gjykata identifikon si palë në konflikt Dhimitër Evangjeliun, Spiro Çabirin dhe trashëgimtarët e ndjerit Vangjel Shutka. Vendimi i Gjykatës së Lartë, që ka kthyer për rishqyrtim dosjen në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, bën me dije se palët nuk binin dakord mbi ndarjen e pronësisë së hotelit, i cili ishte vlerësuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë në vlerën 920 mijë euro.

Sulmet me eksploziv përdoren vazhdimisht në Shqipëri për hakmarrje apo kërcënime, por kryesisht përdoren sasi të vogla eksplozivi. Një nga arsyet është lehtësia në gjetjen e lëndëve shpërthyese, pjesërisht të mbetura në duar të qytetarëve pas hapjes së depove të vitit 1997 dhe të tjera të siguruara për shkak të mungesës së kontrollit mbi bizneset që përdorin eksploziv.

Ndërkohë, ngjarjet kriminale që përfshijnë eksplozivin mbeten kryesisht pa autorë. Sipas të dhënave nga Prokuroria e Përgjithshme, në dy vitet e fundit vetëm 4 për qind e mbi 65 atentateve me eksploziv ishin zbardhur.

Rasti i Sarandës është ndër më të rëndët e sulmeve të ngjashme të regjistruara në vend. Një oficer i policisë i tha BIRN në kushte anonimati se shpërthimi në fjalë ishte i planifikuar gjatë dhe se personi që ka vendosur eksplozivin, e ka bërë atë në mënyrë të tillë që të shkatërronte totalisht godinën.

 

Etiketa: 1997Arjan KalcuniBanorëBashkiaBIRNEurogazetarGjykataGjykatëGjykatësGjyqHetimetkonfliktLokaleParapoliciPoliciaPolicia e ShtetitProkuroriaProkuroria e PërgjithshmePunaSarandëSHshqipShqipëriTerroristVendimVendimiVlorë
I mëparshmi

Komisioneri publik i qëndron kërkesës për shkarkimin e Anita Micit

Tjetri

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin në Sarandë

Tjetri
Saranda e shokuar pas “aktit terrorist” që shkatërroi një hotel

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin në Sarandë

photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
flamingo

Revolucionet pa dhunë, ose kur fjalori duhet të ndryshojë

11:37 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.