AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Arrestohet i dyshuari për shpërthimin në Sarandë

Policia e Vlorës njoftoi arrestimin e Sotir Çabirit, ndërsa dyshohet se shkatërrimi i ndërtesës ka të bëjë me konfliktet e pronësisë mbi të.

Jerola ZiajngaJerola Ziaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Hoteli i rrafshuar nga eksplozivi në Sarandë. Foto: Jerola Ziaj.

Janë dashur 50 kg  tritol dhe 5 shpërthime të telekomanduar në frekuencë 2 sekonda nga njëri-tjetri për të rrëzuar hotel ” Bizanti” në Lagjen nr.1 të Sarandës. Policia e Vlorës ka arrestuar si të dyshuar për ngjarjen Sotir Çabiri, të birin e bashkëpronarit shqiptar të hotelit.

39 vjeçari nuk e ka pranuar autorësinë e ngjarjes, por burime nga grupi hetimorë thonë se ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së qytetit që e kanë fiksuar duke lënë objekti në orën 5.52 të mëngjesit vetëm dhe duke vendosur në makinë sendet më vlerë,  tre minuta para se gjithçka të shpërthente.

“Ky shtetas, mëngjesin e djeshëm, në lagjen nr. 1, Sarandë, dyshohet se ka vendosur një sasi lënde eksplozive, në hotelin që babai i tij, shtetasi S. Ç., 63 vjeç, kishte në bashkëpronësi me shtetasin E. Dh., për shkak të një procesi gjyqësor që kishin 63-vjeçari dhe shtetasi E. Dh., proces i nisur që në vitin 2002, dhe në përfundim të të cilit, pjesa më e madhe e këtij hoteli do të kalonte në pronësi të shtetasit E. Dh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia dyshon se  Sotir Çabiri, mund të jetë konsultuar me ekspert përpara se të ndërmerrte aksionin, sasia e eksplozivit ishte e ndarë në kolona dhe e administruar në mënyrë të saktë. “Shpërthimet ishin 5 në 2 sekonda diferencë ndaj njëri-tjetrit, nëse diçka do kishte shkuar keq një pjesë e pallateve rreth objektit do ishin shembur”, – tha drejtori i policisë së Qarkut Vlorë Ermal Muça, duke vënë në dukje përgatitjen me kujdes të shpërthimit.

Hoteli që u hodh në erë, duke u shkatërruar dhe shkaktuar dëme dhe panik në qytetin e Sarandës, ishte prej vitesh mollë sherri në një konflikt gjyqësor.  Gjykata e Lartë identifikon si palë në konflikt Dhimitër Evangjeliun, Spiro Çabirin, babai i të dyshuarit të arrestuar, dhe trashëgimtarët e ndjerit Vangjel Shutka. Vendimi i Gjykatës së Lartë, që ka kthyer për rishqyrtim dosjen në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër, bën me dije se palët nuk binin dakord mbi ndarjen e pronësisë së hotelit, i cili ishte vlerësuar nga Gjykata e Shkallës së Parë në Sarandë në vlerën 920 mijë euro.

Etiketa: EuroGjykataGjykatëGjykatësGjyqkonfliktParaPoliciaSarandëtritolVendimiVlorë
Tjetri
Aplikacioni i “komunikimit” i Partisë Socialiste shkakton shqetësime

Aplikacioni i "komunikimit" i Partisë Socialiste shkakton shqetësime

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.