AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPA

KPA lë në detyrë prokuroren Enkeleda Osmani

Kolegji i gjeti të pabazuara dhe jashtë objektit të rivlerësimit shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa për prokuroren Enkeleda Osmani (Xhengo), duke lënë në fuqi konfirmimin e saj në detyrë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:03 | 16/02/2023
në KPA, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) dhe përfaqësuesi i saj ligjor, Julian Mërtiri pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të enjten më 16 shkurt 2023 vendimin për lënien në fuqi të konfirmimit në detyrë të prokurores së Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo), duke i rrëzuar si të pabazuara dhe jashtë objektit të shqyrtimit të çështjes thuajse të gjitha shkaqet e ngritura nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, i cili kërkoi shkarkimin e saj. Vendimi u mor nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomon.

Osmani u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në korrik të vitit 2020, por vendimi për konfirmimin e saj u ankimua në Kolegj nga Komisioneri Publik, pasi sipas tij nuk kishte prova të mjaftueshme që të ardhurat e bashkëshortit të deklaruara në deklaratat vjetore ishin me burim të ligjshëm.

Gjatë paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare më 3 shkurt, komisioneri Ballhysa vërejti se subjekti kishte arritur të provonte disa prej pretendimeve të saj lidhur me të ardhurat e bashkëshortit nga punësimet në disa kompani, që kanë shërbyer për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Megjithatë, ai vlerësoi se ajo gjendej në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për një pjesë të këtyre burimeve. Ai u qëndroi parashtrimeve se subjekti rezultonte në pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti në Kavajë dhe shpenzimet në vitin 2015, pasi nuk kishte deklaruar pakësimet e gjendjes cash.

Prokurorja Osmani, nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, avokatit Julian Mërtiri, i kundërshtoi konkluzionet e komisionerit lidhur me të ardhurat e bashkëshortit, duke kërkuar të konsideroheshin të gjitha vlerat e përfituara faktikisht, me argumentimin se nuk kishte qenë në dijeni për shmangien e detyrimeve për një pjesë të pagës nga ana e ish-punëdhënësve. Mërtiri e cilësoi të pavërtetë konstatimin se nuk kishte deklaruar burimin e apartamentit në Kavajë, ndërsa mospasqyrimin e pakësimit të gjendjes cash e konsideroi si një pasaktësi të pashoqëruar me pamundësi financiare dhe duke ju referuar jurispudencës së KPA-së, kërkoi që këto likujditete të përfshiheshin në analizë. Osmani kërkoi lënien në fuqi të konfirmimit të saj, bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit.

Gjatë njoftimit të vendimit të përmbledhur, kryesuesja Rezarta Schuetz sqaroi se Kolegji i ka gjetur të pabazuara pretendimet e komisionerit për pamundësi të subjektit për të investuar në apartamentin në Tiranë dhe mbulimin e shpenzimeve. Sipas KPA, nuk qëndron pretendimi i komisionerit se në gjendjen që janë aktet është e pamundur që të vlerësohen të ardhurat reale të bashkëshortit të subjektit punësimi në disa shoqëri. Kolegji vlerëson se gjatë gjykimit ëshë provuar egzistenca e marrdhënies së vazhdueshme të punës si dhe mungesa e dijenisë së bashkëshortit të subjektit lidhur me faktin se kontributet nga punëdhësi ishin derdhur për pagën bruto minimale dhe jo për masën e rrogës së pasqryuar në deklaratat periodike. Ndërsa në një vit, rezultonte se punëdhënësi nuk kishte shlyer detyrimet.

Sipas KPK, analiza financiare është bazuar në dokumentacionin zyrtar të administruar në funksion të përllogaritjes së pagës së bashkëshortit të subjektit, deklarimet vjetore dhe ato të dhëna gjatë procesit të rivlerësimit.

Schuetz shpjegoi se megjithëse është konsideruar minimumi i mundësisë së të ardhurave të bashkëshortit të prokurores Osmani, ka rezultuar balancë negative në dy vite në shumën rreth 700 mijë lekë, që nuk është vlerësuar penalizuese. Sipas KPA, nëse do të ishin përllogaritur pagat reale atëherë pamundësia financiare do të ishte dukshëm më e ulët.

Lidhur me konstatimin e komisionerit për pamundësi të subjektit për blerjen e një apartamenti në Golem dhe të një automjeti për shkak se nuk ka deklaruar gjendjen cash, Kolegji sjell në vëmendje se pavarëisht kësaj mangësie në deklarim, subjekti ka shënuar se si burim për krijimin e këtyre pasurive kanë shërbyer kursimet. Nga analiza financiare e kryer në Kolegj duke u konsideruar kursimet e deklaruara nga subjekti, ka rezultuar se ajo dhe bashkëshorti kanë pasur mundësi për të investuar në këto pasuri.

Ndërkohë, është gjetur i drejtë pretendimi se subjekti nuk mbulon me burime të ligjshme shpenzimet e vitit 2015, prej nga ka rezultuar me pamundësi në shumën 241 mijë lekë. Por, edhe kjo balancë negative nuk është gjetur penalizuese.

Schuetz sqaroi se shkaqet e tjera të ngritura në ankim u gjetën jashtë kufijve të shqyrtimit të çështjes. Bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, KPA vlerëson se prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë dhe për rrjedhojë e ka gjetur të drejtë vendimin e KPK për konfirmimin e saj në detyrë.

 

Etiketa: Analiza financiareAnkimBashkëshortiFlorianFlorian BallhysaJulian MërtiriKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKomisioneriKomisioneri PublikKomisioni i Pavarur i KualifikimitKPAKPKMASMimoza TasiNatasha MulajnPagatProkuroreProkuroria e Rrethit DurrësPunëPunësimiSHVendimi
I mëparshmi

Ministria e Drejtësisë i hapi rrugë ekstradimit të blogeres ruse pas “garancive nga Rusia”

Tjetri

PS ‘pezullon’ ligjin për të shmangur hetimin parlamentar për çështjen “McGonigal”

Tjetri
PS ‘pezullon’ ligjin për të shmangur hetimin parlamentar për çështjen “McGonigal”

PS ‘pezullon’ ligjin për të shmangur hetimin parlamentar për çështjen “McGonigal”

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.