AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Plani i ndërtimeve buzë parkut të Drilonit shkakton shqetësime mjedisore

Një plan zhvillimi i qeverisë shqiptare për zonën e rëndësisë kombëtare Drilon- Tushemisht buzë liqenit të Ohrit ngre dyshime se fsheh interesa private ndërtimi, të cilat bien ndesh me rekomandimet e UNESCO-s. Autoritetet shqiptare e mbrojnë projektin dhe thonë se UNESCO ka vetëm rol këshillues.

Luljeta ProgningaLuljeta Progni
17:54 | 19/02/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Mjedisi
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pushues duke shëtitur me varka në parkun e Drilonit pranë liqenit të Ohrit në Pogradec. Foto: LSA.

Parku kombëtar i Drilonit dhe fshati i Tushemishtit buzë liqenit të Ohrit në Pogradec është shpallur zonë e rëndësisë kombëtare dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s për habitatin e pasur dhe vlerat e saj natyrore.

Por kjo zonë e mbrojtur rrezikon të dëmtohet nga një plan i qeverisë shqiptare, që parashikon një numër të konsiderueshëm ndërtimesh në hapësirën mes Drilonit dhe fshatit turistik të Tushemishtit.

Plani i detajuar i zhvillimit është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit në dhjetor të vitit 2020 dhe në bazë të tij, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim po zbaton një projekt për rikualifikimin e parkut të Drilonit.

Në kufi të parkut, plani inkurajon ndërtimin e strukturave turistike 2 ose 3 katëshe si dhe godinave hibride për qëllime tregtare. Kur misioni i ekspertëve të UNESCO-s u njoh me projektin, kundërshtoi kategorikisht ndërtimet në hapësirën e zonës së mbrojtur.

“Hiqni përgjithmonë nga projekti i zhvillimit të turizmit në Burimet e Drilon, opsionet per ndërtime në fushat bujqësore përgjatë burimeve, ndërtimin e Muzeut të Liqenit ose ndonjë ndërtese tjetër në majë të kodrës,” thuhet në rekomandimin e misionit monitorues.

Por shqetësimi i UNESCO-s duket se ka rënë në vesh të shurdhër.

Nënkryetari i Bashkisë së Pogradecit, Paskalino Zyko e mburri projektin, duke e konsideruar atë miqësor me mjedisin.

“Projekti është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit, ka kaluar në të gjitha institucionet, ministritë e linjës dhe padyshim edhe Ministria e Kulturës. Projekti konsiston në rehabilitimin e parkut ujor të Drilonit. Trefishohet hapësira e parkut deri në zonën e burimeve të Gurrasit, Projekti është shumë miqësor me mjedisin dhe në përputhje me rekomandimet e UNESCO-s,” tha Zyko.

 Edhe Ministria e Kulturës e mbrojti projektin, ndërsa theksoi se UNESCO ka rol këshillimor dhe jo miratues. Ministria shtoi gjithashtu se rekomandimet e misionit monitorues ia kishte përcjellë institucioneve përgjegjëse dhe palëve të interesuara.

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillimin, AADF, i tha BIRN se ishte angazhuar në rikualifikimin e zonës pranë burimeve të Drilonit, por mohoi çdo përfshirje me projektin e ndërtimeve në hapësirën mes Drilonit dhe Tushemishtit.

“AADF nuk ka një projekt zbatimi për zonën midis Drilonit dhe Tushemishtit, përveç atij të rikualifikimit të bregut të liqenit, që është i miratuar nga autoritet shtetërore në vitin 2022 dhe është duke u zbatuar. Kërkesat e tjera private për ndërtim/zhvillim, përfshirë edhe zonës që ju i referoheni adresohen nga autoritetet shtetërore,” theksoi AADF në një përgjigje me shkrim.

 Projektet e ndërtimit në zona të mbrojtura janë një problem i vazhdueshëm në Shqipëri për dëmet që shkaktojnë në mjedis dhe në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.  Sipas profesorit të Urbanistikës, Gentian Kaprata, plani i zhvillimit për zonën e Drilonit dhe Tushemishtit duket se i shërben interesave private.

“Ndërtesat që propozohen janë dhënë në funksion të pronësisë mbi tokën. Ky është një indikator që po flasim për një projekt që shkon në interes të personit apo grupit se si do ta ndërtojë e si do të shpërndajë atë,” tha Kaprata.

 “Kjo nënkupton se interesi për këtë studim ka qënë i një grupi njerëzish që do ndërtojnë, pra ndërtimi dhe jo vlerësimi i zonës dhe dhënia e një balance të re urbano-mjedisore të zonës,” shtoi ai.

Projekti kundërshtohet edhe nga ekspertët e mjedisit, që shpresuan se me hyrjen në UNESCO Driloni do të shpëtonte nga ndërtimet.

“Ato zona që kanë ngelur janë në rrezik të zhvillimit, në rrezik të urbanizimit dhe fragmentarizimit. Pra, nuk do të ketë më një tokë të vazhdueshme, por do bëhet me struktura mbështetëse, akomoduese dhe kjo normalisht shkatërron habitatin dhe heq pjesën e natyrës,” tha Joni Vorpsi, ekspert i organizatës PPNEA.

 Sipas Vorpsit, refuzimi i rekomandimit për të ndalur ndërtimet në zonën Drilon-Tushemisht rrezikon mbrojtjen e ofruar nga UNESCO.

 

 

 

Etiketa: AADFBIRNDrilon-TushemishtKëshilli Kombëtar i TerritoritKufiMbrojtja e mjedisitMinistria e KulturësMjedisMjedisiMjedisitohritPlani i detajuar i zhvillimitPogradecPPNEARefuzimirrezikSHshqipShqipërishqiptareUNESCOzhvillim
I mëparshmi

Komisioneri Publik kundërshton si të pabazuar konfirmimin e Kledian Llahos

Tjetri

Prokurori Asllan Barjamaj konfirmohet në detyrë

Tjetri
Prokurori Asllan Barjamaj konfirmohet në detyrë

Prokurori Asllan Barjamaj konfirmohet në detyrë

gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.