AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

“Transferim i detyruar”: KLGJ sjell anëtaren e vet nga Kurbini në Tiranë

Për të shmangur konfliktin e interesit, ligji u ndalon anëtarëve të KLGJ-së të promovohen apo transferohen deri tre vjet pas mbarimit të mandatit. Por ky detyrim u anashkalua për anëtaren e KLGJ-së, Marçela Shehu, përmes interpretimeve të diskutueshme ligjore.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
18:33 | 22/02/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Anëtarja e KLGJ-së, Marçela Shehu pas procesit të vetingut.

Në një mbledhje të 31 janarit 2023, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi me votë unanime të anëtarëve të pranishëm që të transferonte anëtaren e vet, Marçela Shehu, nga Gjykata e Kurbinit në atë të Tiranës – ndonëse ligji për “Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” u ndalon anëtarëve të Këshillit që të transferohen apo promovohen deri tre vjet pas përfundimit të mandatit në KLGJ.

Neni 4 i ligjit detyron kthimin e anëtarit të KLGJ-së në vendin e mëparshëm të punës dhe ndalon lëvizjen paralele- një parashikim ky që duket se synon të shmangë konfliktin e interesit.

“Anëtari gjyqtar, në përfundim të mandatit, kthehet në vendin e mëparshëm të punës. Anëtari gjyqtar i Këshillit nuk mund të transferohet, të ngrihet në detyrë ose të delegohet gjatë 3 viteve pas përfundimit të mandatit,” thuhet në ligj.

Por pavarësisht këtij detyrimi ligjor, Këshilli i Lartë Gjyqësor pretendon se nuk ka vepruar në kushtet e konfliktit të interesit, por se ka bërë ‘transferim të detyruar’ të gjyqtares Shehu nga Kurbini në Tiranë, për shkak se ajo gjendej jashtë strukturës organizative të gjykatës ku ishte emëruar.

Marçela Shehu ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2007 dhe punon prej asaj kohe si gjyqtare e Gjykatës së Kurbinit. Ajo u zgjodh anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor në fund të vitit 2018 si përfaqësuese e gjykatave të shkallës së parë.

Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk sqaroi arsyet pse Shehu gjendej jashtë strukturës organizative të Gjykatës së Kurbinit, ku e ushtronte funksionin prej 15 vitesh, por KLGJ la të kuptohej se transferimi i saj në Tiranë i shërben plotësimit të vakancave të kësaj gjykate.

KLGJ i tha BIRN në një përgjigje me shkrim se kishte vendosur hapjen e një thirrjeje për 10 pozicione të lira në Gjykatën e Tiranës, për shkak të situatës në këtë gjykatë që ka vetëm 36 gjyqtarë nga 76 që duhej të kishte gjithsej.  Por para hapjes së thirrjes, Këshilli ka vendosur që të sistemojë më parë gjyqtarët që sipas tij ishin jashtë strukturave organizative të gjykatave ku ishin emëruar.

Këshilli e justifikoi gjithashtu lëvizjen me riorganizimin e gjykatave për shkak të hartës së re gjyqësore, ndonëse Gjykata e Kurbinit ku e ka emërimin Shehu do të bashkohet me Gjykatën e Lezhës.

“Pra në çdo rast, kur kemi riorganizim të gjykatave apo suprimim të pozicionit në strukturën organizative të gjykatave, Këshilli do të duhet të vijojë me transferimin e këtyre gjyqtarëve, në një gjykatë tjetër, të të njëjtit nivel,” përfundoi KLGJ.

 

Etiketa: BIRNGjykataGjykata e KurbinitGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarGjyqtareKëshilli i Lartë GjyqësorKëshillit të Lartë GjyqësorKLGJLezhëLigjliraMarçela ShehuMbledhjeParaPunëSHTiranë
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Naim Tota – Prokuroria e Tiranës

Tjetri

KPA largon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Fjoralba Prifti

Tjetri
KPK i cilëson “të paligjshme” të ardhurat e bashkëshortit të gjyqtares nga Euralius

KPA largon përfundimisht nga detyra gjyqtaren Fjoralba Prifti

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.