AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata rrëzon pretendimet e Mirel Mërtirit kundër BIRN Albania

Biznesmeni i incineratorëve, aktualisht në kërkim nga SPAK, kërkoi 300 mijë lekë dëmshpërblim me pretendimin se një shkrim i BIRN ku u ekspozuan lidhjet e tij politike i pati cenuar dinjitetin. Gjyqtarja Anila Karanxha hodhi poshtë padinë të premten dhe i ngarkoi Mërtirit kostot gjyqësore.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor Lajme, Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ilustrim grafik nga Jurgena Tahiri/ BIRN. Në foto: Mirel Mërtiri dhe ministri Arben Ahmetaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë rrëzoi të premten kërkesën për dëmshpërblim të Mirel Mërtirit nga BIRN Albania si e pabazuar në prova e në ligj pas një procesi gjyqësor që zgjati më shumë se dy vjet. Mërtiri pati kërkuar një dëmshpërblim dhe përgënjeshtrim nga BIRN Albania duke pretenduar cënim imazhi nga shkrimi Politika pas plehrave: Kush është biznesmeni në hije i monopolit të inceneratorëve me autorë Alensandra Bogdani dhe Besar Likmeta, publikuar në reporter.al në 17 shtator 2020.

Shkrimi ekspozoi Mërtirin si personi që qëndron në hije të skandalit të incineratorëve, tre projekte shumë të kushtueshme të qeverisë shqiptare, dy prej të cilave janë sekuestruar nga Prokuroria e Posaçme si pjesë e hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe abuzim me detyrën ndaj ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetit Alqi Bllako dhe shumë individëve të tjerë, përfshirë Mërtirin.

Në janar 2021, Mërtiri ngriti padi në Gjykatën e Tiranës me pretendimin se shkrimi i ka shkaktuar “një dëm shumë të rëndë moral dhe ekzistencial.”

BIRN i qëndroi shkrimit të publikuar dhe e konsideroi atë si një përpjekje për frikësim të gazetarëve.

Pas vendimit të së premtes, kryeredaktori i BIRN Albania Besar Likmeta dhe një nga dy autorët e shkrimit deklaroi: “Raportimi i BIRN mbi inceneratorët mbështetet në më shumë se 77 dokumente – me mijëra faqje të dhëna mbi biznesin e pisët të mbetjeve në Shqipëri, një duzinë intervista nga dëshmitarë kyç dhe ekspertë, si dhe fakte dhe të dhëna njohura botërisht.

Padia ishte jo vetëm e pabazuar në fakte, siç koha dhe veprimet e organit të akuzës kanë dëshmuar, duke e marrë z.Mërtiri të pandehur, por ishte një përpjekje për të censuruar median e pavarur dhe gazetarët që zbardhin të vërtetat për korrupsionin dhe keqpërdorimin e parave publike, pa u ndikuar nga presionet e individëve të veshur me pushtet apo të fryrë me para.”

Etiketa: abuzimAlqi BllakoAnila KaranxhaBIRNBIRN AlbaniagazetarGjykataGjykata e Rrethit Gjyqesor TiranëGjykatëGjyqInceneratorIncineratorIncineratoretKorrupsionKorrupsioniLefter KokaLigjMirel MertiriMjedisitpadiParaPastrim parashPiSProkuroriaProkuroria e Posaçmereporterreporter.alshqipShqipërishqiptareshtatorTiranëVendimVendimi
Tjetri
‘Pakt me median’: Rama u dikton gazetarëve se çfarë duhet të raportojnë

Alibia e PS për komisionin “McGonigal” delegjitimon ‘rolin kushtetues të Parlamentit’

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.