AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Prokurori Kudusi Shahu u gjet nga KPK me balanca negative në vlera të mëdha

Komisioni konstatoi se prokurori Kudusi Shahu rezultoi në pamundësi financiare në vlera të mëdha për krijimin e pasurive dhe mbulimin e shpenzimeve, duke u gjendur në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
11:00 | 27/02/2023
në Analiza, KPK, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Kudusi Shahu pas seancës së dytë dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Tiranës, Kudusi Shahu arriti që me prapësimet e paraqitura prej tij në seancën e parë dëgjimore më 2 nëntor 2022 në funksion të barrave të provës, të bindte Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për çeljen e hetimit administrativ edhe për dy kriteret e tjerë, por sërish ai rezultoi me balanca negative në vlera të mëdha, e për rrjedhojë u shkarkua nga detyra. Prokurori Shahu u vlerësua se kishte arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës dhe nivel kualifikues në aspektin profesional.

Vendimi për shkarkimin e Shahut u shpall më 12 dhjetor nga trupa e KPK e kryesuar nga Suela Zhegu, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtare Xhensila Pinen.

Komisioni ka gjetur probleme për disa pasuri të prokurorit Shahu. Lidhur me një banesë 2 kate + papafingo + bodrum me sipërfaqe totale 436.1 m2 në Tiranë, të deklaruar nga subjekti në bashkëpronësi me familjen, është konstatuar deklarim i pasaktë në deklaratën “veting” pasi Shahu nuk ka pasqyruar kohën e fillimit dhe përfundimit të punimeve të ndërtimit. Po ashtu, Shahu dhe personat e lidhur kanë rezultuar me mungesë të burimeve finanicare të ligjshme në vlerë të konsiderushme në krijimin e kësaj pasurie, kryerjen e shpenzimeve, investimeve të tjera dhe shtesën e kursimeve në periudhën e analizuar.

Si burim krijimi të shtëpisë, subjekti ka deklaruar kursimet nga paga e tij në vitet 1991-2004 dhe të bashkëshortes nga viti 2004; 2 milionë lekë nga shitja e një apartamenti të përfituar nga Enti Kombëtar i Banesave Tiranë; si dhe kontribut i vëllait të tij nga të ardhurat në emigrim.

Pretendimet e subjektit për kostot e ndërtimit të kësaj pasurie nuk janë gjetur bindëse nga KPK. “…Një akt-ekspertim i përgatitur pas më shumë se 20 vjetësh nga koha e kryerjes së punimeve nga një inxhinier i përzgjedhur nga vetë subjekti dhe i paraqitur gjatë procesit të rivlerësimit, është një akt jobindës dhe joreferues për llogaritjen e vlerës së ndërtimit”, shprehet Komisioni dhe shton se mungesa e çdo gjurme deklarimi në deklaratën e pasurisë së vitit 2003 për këto punime, kushtëzon shpërndarjen e kostos së ndërtimit bazuar në pamjet imazherike dhe në deklarimin e subjektit në vitin 2004.

Për rrjedhojë, është vlerësuar se punimet kanë filluar në vitin 2002, por për shkak se është çmuar e pamundur të përcaktohej saktësisht lloji apo volumi i punimeve, është vendosur që vlera e investimit të përllogaritet duke u bazuar në mesataren e kostos së ndërtimit për vitet 2002, 2003 dhe 2004 dhe të shpërndahet në vitet 2003 e 2004.

Komisioi sqaron se me qëllim për të kryer një gjykim sa më garantist, duke marrë në konsideratë në mënyrë hipotetike pretendimin e subjektit dhe duke u bazuar në jurispudencën e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, e ka kryer analizën financiare duke zbritur 9.27 % nga kostojsa totale e ndërtimit prej nga ka rezultuar se vlera e investimit ka qenë 9.1 milionë lekë në dy vitet 2003 dhe 2004.

Në vijim, KPK çmon se subjekti nuk ka arritur dot të vërtetojë me dokumentacion ligjor burimin e ligjshëm të kontributit financiar të vëllait, të pretenduar si një nga burimet e kësaj pasurie. Komisioni vëren se, subjekti ka qenë kontradiktor dhe konfuz në deklarimet e tij, pasi ka bërë deklarime të ndryshme lidhur me burimet e krijimit të kësaj pasurie. “[…]Në përgjigje të pyetësorit standard fillimisht e deklaron si burim kontributin e vëllait të tij në emigracion, ndërsa në vijim nuk e ka deklaruar si burim, e më tej, në procesverbalin e datës 1.2.2016 të ILDKPKI-së nuk e ka deklaruar si burim këtë kontribut”, konstaton trupa e KPK.

Po kështu, në vendim evidentohet se në prapësimet e tij, subjekti e ka paraqitur këtë vlerë në analizën financiare për periudhën 1991 – 2003 dhe jo në analizën financiare të vitit 2004.

Shahu ka pretenduar se është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin që justifikon ligjshmërinë e të ardhurave të vëllait, por KPK vlerëson se nuk është relevante të qenit ose jo në kushtet e aplikimit të këtij neni lidhur me fondet e dërguara me anë të Ëestern Union, pasi për sa kohë nuk është provuar punësimi të vëllait, nuk është arritur të vërtetohet nëse vlerat e dërguara ishin krijuar me burime të ligjshme.

Nga analiza e burimeve të pretenduara se kanë shërbyer për krijimin e kësaj pasurive, për periudhën 1993-2003 ka rezultuar balancë negative në vlerën 6.1 milionë lekë dhe 698 mijë lekë në vitin 2004.

Shahu ka rezultuar me pamundësi financiare në vlerë të madhe edhe për blerjen e një apartamenti në Kavajë kundrejt çmimit 57 mijë euro, pasuri për të cilën ka rezultuar me bilanc negativ në vlerën 9.5 milionë lekë,

Si burim të kësaj pasurie subjekti ka deklaruar kursime nga paga e tij dhe e bashkëshortes dhe marrje huaje pa interes nga i afërmi i tij në shumën 30 mijë euro.

Komisioni konkludon se subjekti ka paraqitur në mënyrë të pasaktë vlerën e paguar në vitin 2009 për këtë pasuri, si dhe nuk ka deklaruar pagesat e kryera në vitet 2010 dhe 2011. Po ashtu, nuk ka deklaruar në vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012 detyrimin e mbetur ndaj shoqërisë ndërtuese.

Shahu ka pretenduar se vëllai ka kontribuar me rreth 2.7 milionë lekë edhe për apartamentin në Kavajë dhe sipas tij ka fituar atomatikisht bashkëpronësinë. Por, KPK konstaton se nga hetimi nuk ka rezultuar që vëllai i subjktit të ketë përfituar bashkëpronësinë në formë ligjore.

“Deklarimi i subjektit se vëllai i tij B. Sh. ka kontribuuar në blerjen e apartamentit në një shumë të caktuar, konfirmimi i këtij deklarimi nga ky i fundit, si dhe fakti që në mandatarkëtimin e datës 30.7.2011 ka paguar shumën 10.000 euro nuk e bëjnë atë automatikisht bashkëpronar mbi pasurinë e mësipërme, në rastin konkret mund të jemi përpara lindjes së një marrëdhënieje detyrimi ndërmjet subjektit dhe vëllait të tij”, argumenton KPK dhe çmon deklarativ këtë pretendim të subjektit.

Bazuar në deklarimet e Shahut për kontributin e të vëllait, ky i fundit është konsideruar person i lidhur, por dhe në këtë rast sipas KPK-së, subjekti ka dështuar të vërtetojë me dokumentacion ligjor të ardhurat e tij.

KPK nuk ka pranuar kërkesën e subjektit që vlera e huasë të shpërndahej në vite kur janë kryer pagesat, pasi është deklaruar si burim vetëm në vitin 2009. Por, kjo vlerë nuk është përfshirë në analizën finaciare, pasi sipas KPK, edhe në këtë rast Shahu ka dështuar të vërtetojë mundësinë e huadhënësit për krijimin e shumës 30 mijë euro.

KPK ka gjetur të pabazuar pretendimin tjetër të subjektit se në vitin 2011 është përdorur një shumë 5000 euro e kontributit të gjyshërve dhënë djalit për blerjen e një garazhi, pasi një gjë e tillë nuk është pasqyruar në deklaratën periodike.

Ndërkohë, është konsideruar si bindës pretendimi i Shahut për moskryerjen e shpenzimeve të mobilimit në vlerën 10 mijë euro nga ana e vëllait të tij.

Në përfundim të analizimit të burimeve financuare që janë deklaruar se kanë shërbyer për blerjen e apartamentit në Kavajë, është konkluduar pamundësi financiare në vlerën 9.5 milionë lekë për vitet 2009, 2010 dhe 2011.

Nga analiza financiare ka rezultuar bilanc negativ në shumën 800 mijë lekë edhe për blerjen e një apartamenti në Tiranë për çmimin 50 mijë e 500 euro.

Sipas Komisionit, Shahu ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për një garazh me sipërfaqe 24.5 m2 të blerë për vlerën 10 mijë euro. “Si pasojë e deklarimeve kontradiktore të subjektit të rivlerësimit në deklaratën Vetting 2017 dhe në deklarimet përgjatë procesit të rivlerësimit, është krijuar pamundësi objektive për të identifikuar faktet që pasqyrojnë situatën e vërtetë të burimit të pasurisë në fjalë duke krijuar vështirësi për të kontrolluar ligjshmërinë e burimeve të krijimit të tyre”, konstaton KPK dhe arrin në përfundimin se subjekti i rivlerësimit ka krijuar një situatë kaotike lidhur me mënyrën e krijimit të kësaj pasurie, duke bërë të pamundur identifikimin e situatës faktike të krijimit të saj

Nga analiza financiare të përgjithshme, KPK arrin në përfundimin se përveç konkluzioneve mbi balancat negative në momentin e krijimit të pasurive, me një vlerë totale prej 17.1 milionë lekësh, prokurori Kudusi Shahu gjendet në pamundësi në shumën 3.9 milionë lekë për kryerjen e shpenzimeve, shtesën e kursimeve dhe mbulimin e detyrimeve, përgjatë viteve 2005, 2007, 2008, 2012, 2014, 2015 dhe 2016, duke konkluduar se ai ka bërë deklarim të pamjaftueshëm.

 

Etiketa: Analiza financiareAnalizëemigracionEurogjykimILDKPKIKomisioni i Pavarur i KualifikimitKostot e ndërtimitKPKKudusi ShahuPiSProkuroreProkuroriProkuroria e Rrethit TiranëPunëPunësimiSHSuela ZheguTiranëVendimVendimiVetingVetting
I mëparshmi

Sa vlen ari i Zogut?

Tjetri

Rastet e bullizmit në shkollat shqiptare dyfishohen në tre vjet

Tjetri
Rastet e bullizmit në shkollat shqiptare dyfishohen në tre vjet

Rastet e bullizmit në shkollat shqiptare dyfishohen në tre vjet

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.