AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Blog

Sa vlen ari i Zogut?

Historiografia nacional-komuniste akuzoi për pesëdhjetë vjet me radhë ish-mbretin Ahmet Zogu se “vodhi thesarin”. Dhe së fundmi, një dokument shpalli se Zogu kishte marrë me vete në Greqi 250 mijë napolona. Sa vlejnë këto para në kohën tonë?

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Blog
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Floriri ka një vlerë materjale dhe një vlerë mistike dhe kjo e fundit shërben mirë për propagandë. Vlera e floririt sot është dukshëm më i ulët se sa ka qenë historikisht për shkak se që nga vitet 1970, bota filloi të përdorë paranë fiat, gjë që e la arin si materjal të vlefshëm për zbukurime por pa rol monetar.

Së fundmi, Arkiva e Shtetit publikoi në faqen e vet në Facebook një dokument në të cilin shkruhet se ish-mbreti Ahmet Zogu, në çastin e largimit të tij nga Shqipëria në vitin 1939, kishte me vete një shumë prej 250 mijë napolonash ar. Dokumenti është hartuar nga një zyrtar i kohës, i cili i referohet “burimeve të sigurisë” për të raportuar se sipas informacionit të tij, pala greke kishte gjetur kaq para te shpura e Zogut në çastin kur ai kaloi në Greqi për t’u arratisur nga Italia Fashiste që zbarkoi në Shqipëri.

Duke lënë mënjanë çështje se sa i besueshëm është ky burim informacioni, pyetja është se si mund t’i japim kuptim shifrës prej 250 mijë napolonash.

Napoloni është një monedhë ari me peshë 6.42 gram dhe pastërti 900 për mijë ose 21.6 karat. Napoloni ka qenë monedha bazë e një numri vendesh që ishin pjesë e një aleance të njohur si Unioni Monetar Latin, ku merrnin pjesë Franca, Italia, Belgjika e vende të tjera. Kjo do të thotë se të 250 mijë napolonat ishin të barabartë me afro 1450 kilogramë ar, të cilat në tregun ndërkombëtar sot kushtojnë afërsisht 80 milionë euro.

Krahasimi me të sotmen nuk ndihmon shumë për shkak se ari në atë kohë ishte monedha bazë dhe rrjedhimisht, shumë e rëndësishme dhe e çmuar ndërsa sot ari është më së shumti material për bizhuteri dhe jo më aq i çmuar.

Napolon në fakt është nofkë popullore. Emrin zyrtar kjo monedhë e kishte 20 franga, ose 20 lireta. Pra një napolon ishte i barabartë me 20 franga ose 20 lireta.

Franga ishte monedha e pranimit të taksave dhe e shpenzimeve buxhetore në shtetin shqiptar të para-luftës e deri në vitet ’50. Për shembull, buxheti i shtetit për vitin fiskal 1937-’38 parashikonte të ardhura dhe shpenzime në masën 26 milionë franga. Nëse supozojmë se Zogu mori me vete 250 mijë napolona, apo 5 milionë franga, kjo do të thotë se ka pasur në çastin e largimit afërsisht 20% të buxhetit vjetor të vendit.

Nëse e transpozojmë këtë me situatën e sotme, ku të ardhurat buxhetore janë afërsisht 5 miliardë euro në vit, atëhere mbreti i sotëm duhej të largohej me afërsisht 1 miliardë euro me vete që të mund të konkurronte Zogun.

Zogu e sundoi Shqipërinë nga viti 1925 deri në vitin 1939, afërsisht 13 vjet, e barabartë kjo me gjysmën e mandatit të Berishës dhe me mandatin e plotë të Ramës ose anasjellas, mandatin e plotë të Berishës dhe gjysmën e mandatit të Ramës.

Gjatë trembëdhjetë viteve të fundit, buxheti i shtetit të Shqipërisë ka pasur të ardhura totale prej afro 44 miliardë eurosh. Nëse Shqipëria do të ishte qeverisur nga një mbret, që ky mbret të bënte në fund aq para sa supozohet se i mori Zogu me vete, atëhere atij i duhej të përvetësonte afërsisht 2.3% të të gjitha të ardhurave. Duke parë shkallën e korrupsionit në vend, kjo nuk duket shumë e pamundur.

Zogu qeverisi Shqipërinë si diktator, (pretendonte se ishte diktator i ndritur) dhe dha për kompani të huaja koncesione të shumta, në miniera, por edhe në banking qendror. Çatin Saraçi, një ish-zyrtar, pretendon në kujtimet e tij se bakshishi i paguar për koncesionin e Bankës Kombëtare të Shqypnís ishte 2 milionë franga, shifër kjo e barabartë me 100 mijë napolona ar. I vërtetë apo i pavërtetë pretendimi i Saraçit, fakti është që koncesioni i bankës qendrore rezultoi një investim jashtëzakonisht fitimprurës për koncesionarët. Fitimet vetëm për vitin 1938 ishin afro 1.1 milionë franga ari.

Sa i përket akuzës së përsëritur të komunizmit se Zogu “vodhi thesarin”, ka gjasa që kjo është e pavërtetë. Banka Kombëtare e Shqypnís, ishte në këtë kohë nën pronësinë e drejtpërdrejtë të qeverisë italiane. Selia qendrore e bankës ishte në Romë. Bordi i saj ekzekutiv ishte në Romë.

Ari monetar, pra “thesari” i bankës, mbahej në Romë e për rrjedhojë, vështirë se gjendej në Tiranë për t’u vjedhur nga Zogu. Për më shumë, dihet se ari monetar, që ishte gjithsej 2334 kilogramë, u mor nga ushtria Gjermane nga Roma dhe më pas nga ushtria Britanike nga Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore. Nëse thesari u mori këtë rrugë, a mund të vidhej ai nga Zogu?

Për më shumë, vetë koncepti që “vodhi thesarin” dhe iku duket sikur nuk qëndron. Nëse qeveria shqiptare kishte thesar në vitin 1939 dhe vendi po pushtohej nga një fuqi armiqësore, ishte e logjikshme që thesari të zhvendosej bashkë me qeverinë në vend që t’i lihej pushtuesit në dorë.

Banka Kombëtare e Shqypnís u konfiskua nga regjimi komunist në vitin 1945. Por në duar e qeverisë së re ishin vetëm kartëmonedhat në qarkullim, ndërtesat e BSH dhe çfarë mund të gjendej në arkën e bankës. Zyrat qendrore të bankës në Romë nuk ishin të arritshme për qeverinë shqiptare. Banka Kombëtare e Shqypnís si entitet ekonomik italian, nën pronësinë pothuajse të plotë të qeverisë italiane, vijoi aktivitetin deri në vitin 1957 kur u likujdua. Asetet e saj në atë kohë, rreth 1 miliardë lireta, i kaluan Ministrisë së Financave të Italisë.

 

Etiketa: Ahmet ZoguArkiva e ShtetitBanka Kombëtare e ShqypnísbuxhetiBuxheti i ShtetitÇatin SaraçidiktatorEuroFacebookFrancaGjermaniaGreqiItaliaKoncesioniliretaMASMbreti ZogMinieraParaQeveriaQeveria shqiptareregjimi komunistromRomaSHshpenzimeshqipShqipëriShqipëriashqiptareUshtria
Tjetri
“Jam stoik në bindjen se do të konfirmohem”: Kudusi Shahu jep shpjegime në seancën e dytë

Prokurori Kudusi Shahu u gjet nga KPK me balanca negative në vlera të mëdha

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.