AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Vlera e lejeve të ndërtimit arrin në gati 1 miliardë euro

Bashkitë në Shqipëri lëshuan leje ndërtimi që parashikojnë një kosto minimale investimi prej afro 1 miliardë eurosh gjatë vitit 2022, shifra e dytë më e lartë në historinë e re të vendit. Mbi 80% e investimeve planifikohen për ndërtime banesash.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Punëtor ndërtimi duke lidhur hekur në një kantier | Foto : BIRN/Nensi Bogdani

Autoritetet publike dhanë 1420 leje ndërtimi gjatë vitit 2022 me një sipërfaqe të përgjithshme të planifikuar prej afro 2.7 milionë metrash katrore dhe me një vlerë të llogaritur investimi minimal prej 112 miliardë lekësh (afro 1 miliardë euro), bëri të ditur Instituti i Statistikave të martën në një njoftim për shtyp.

Vlera e llogaritur e investimit nxirret përmes shumëzimit të sipërfaqes së ndërtimit me koston mesatare të ndërtimit, afërsisht 30 mijë lekë për metër katrorë. Nëse supozojmë se çmimi mesatar i shitjes është tre apo katër herë më i lartë se sa kostoja, atëhere vlera e përgjithshme komerciale e lejeve të dhëna arrin në 3 apo 4 miliardë euro.

Viti 2022 ishte i dyti në historinë e re të Shqipërisë për sa i përket lejeve të ndërtimit. Viti rrekord është viti 2010, kur lejet e dhëna arritën në një vlerë të përafërt investimi prej 118 miliardë lekësh.

Shumica dërrmuese e lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë vitit të kaluar kanë për destinacion ndërtimin e banesave dhe shumica dërrmuese janë njësi me “tre apo më shumë njësi banimi”, pra pallate. Vetëm 18% e projekteve të miratuara janë ndërtesa joresidenciale, të tilla si hotele.

Vitet para zgjedhjeve për pushtetin vendor në mënyrë tipike shënojnë rritje të numrit të lejeve të ndërtimit të dhëna në një treg ku akuzat për mitëmarrje nga ana e kryebashkiakëve kanë qenë të shpeshta.

Për vitin 2022, 67% e të gjithë volumit të lejeve të ndërtimit të dhëna u dha në Qarkun Tiranë ndërsa 16% në Qarkun Durrës. INSTAT nuk raporton të dhëna në nivel bashkish por në të dyja rastet duket se Bashkia Tiranë dhe ajo e Durrësit kanë dhënë pjesën dërrmuese të lejeve të ndërtimit.

Etiketa: BashkiaDurrësEuroHoteleINSTATInstituti i StatistikaveKryebashkiakLeje ndërtimiMITpallateParaQarkun DurrësQarkun TiranëSHshqipTreg
Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Hysen Ajasllari – Prokuroria e Fierit

Skeda e pasurisë së deklaruar – Hysen Ajasllari – Prokuroria e Fierit

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.