AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

Prokurori Hysen Ajasllari jep shpjegime për balancat negative për pasuritë

Komisioni konstaton mospërputhje të deklarimeve të prokurorit Hysen Ajsallari me të dhënat e dokumentacionit të një trualli, ku ka ndërtuar shtëpinë në Fier, si dhe balanca negative për krijimin e kësaj pasurie dhe investimet e shpenzimet e tjera në vite. Ajasllari i pranoi gjetjet e KPK, megjithatë ai kërkoi konfirmimin në detyrë duke pretenduar se kishte qenë bindës në shpjegimet e tij.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
20:28 | 01/03/2023
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Hysen Ajasllari pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Hysen Ajasllari u përball të mërkurën më 1 mars 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për barrat e provës në kriterin e pasurisë dhe gjetjet për profesionalizmin. Ajasllari u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës.

Procesi i vetingut për këtë subjekt rivlerësimi po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtar Roland Ilian. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi.

Hysen Ajasllari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej gati dy dekadash si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier.

Barrat e provës për pasurinë

Komisioni konstaton mospërputhje mes deklaratave të prokurorit Ajasllari me dokumentet e administruara gjatë hetimit lidhur me një shtëpi me sipërfaqe 220 m2 + 200 m2 truall në Mbrostar të Fierit.

Subjekti ka deklaruar se e ka blerë këtë pasuri në vitin 1998 nga një shtetase, ndërkohë që ka rezultuar një vendim gjykate për vërtetim juridik të pronës së marrë nga shteti në vitin 1992. Po ashtu, Qirko evidentoi se egzistonte një leje për shesh ndërtimi e vitit 1994 në emër të prokurorit Ajasllari dhe e pyeti subjektin në fund të seancës se cila ishte mënyra e vërtetë e përfitimit të truallit.

Ajasllari i cilësoi të drejta konstatimet e KPK, megjithatë ai paraqiti pretendimet e tij në mënyrë të përmbledhur. Gjatë seancës dëgjimore ai këmbënguli se truallin e kishte blerë në vitin 1998 dhe se kishte qenë pala shitëse që e kishte përfituar nga bashkia në ’92-in nga bashkia. Ndërkohë, subjekti pranoi se vendimet e gjykatës për vërtetimin juridik të pronave të dhëna nga shteti nuk ishin të ligjshme dhe se me të drejtë kadastra nuk i kishte pranuar si provë ku të bazohej regjistrimi i tyre. Sipas subjektit, kjo kishte qenë arsyeja përse kishte aplikuar në vijm për legalizimin e objektit.

Relatorja Qirko tha se duket se ka dyshime për vërtetësinë e deklarimeve të prokurorit Ajasllari për përfitimin e kësaj pasurie. Ajo shtoi se këto konstatime në dukje cënojnë etikën dhe integritetin e magjistratit.

Po ashtu, Qirko e pyeti subjektin lidhur me një sipërfaqe 35 m2 të truallit të padeklaruar prej tij. Ajasllari u shpreh se nuk kishte pasur dijeni për këtë sipërfaqe të truallit duke fajësuar personat që kishin kryer matjet për llogari të ALUIZNI-t. Ai u shpreh se do të bëjë kërkesë që të fshihet kjo kartelë, që sipas subjektit është përpiluar pa dijeninë e tij.

Ajasllari ka deklaruar se punimet për banesën janë kryer gjatë periudhës 2001-2012. Si burime krijimi të kësaj pasurie, ai ka deklaruar të ardhurat e familjes prej vitit 1994-2012 dhe shitja e dy apartamenteve në Skrapar gjatë kësaj periudhe, një prej të cilëve të përfituar nëpërmjet privatizimit që është shitur në në vitin 1999 kundrejt shumës 410 mijë lekë dhe tjetrin të blerë në ’99-ën për 200 mijë lekë e të shitur në vitin 2007 kundrejt çmimit 1.5 milion lekë.

Si pasojë e mos pagimit të tatimit të fitimit për të ardhurat e krijuara nga shitja e apartamentit në 2007-ën, KPK i ka konsoideruar me rezervë këto të ardhura.

Nga analiza financiare e përgjithshme paraprake e kryer për këtë pasuri ka rezultuar balancë negative në shumën 4.5 milionë lekë.

Prokurori Ajasllari deklaroi se nuk ka qenë në dijeni se duhej të paguhej tatimi i fitimit të siguruar nga shitja e pasurive. Ai kërkohej të mbahej në konsideratë fakti se apartamenti ishte shitur një javë pasi legjislacioni për këtë lloj tatimi kishte hyrë në fuqi. “I kam paguar rregullisht të gjitha detyrimet që janë kërkuar”, pohoi ai dhe theksoi se kishte kryer punime në shtëpinë e blerë në ’99-ën, ç’ka sipas tij kishte sjellë rritjen e vlerës.

Subjekti deklaroi se për ndërtimin e banesës në Fier kishin punuar edhe vetë të gjithë anëtarët e familjes, prandaj sipas tij, kishin vijuar punimet për një kohë të gjatë.

Ajasllari ka rezultuar në pamundësi financiare edhe për blerjen e një njësie tregtare në vitin 2014 në Yzberisht të Tiranës kundrejt çmimit 24 mijë e 310 euro. Si burime të kësaj pasurie, ai ka deklaruar një kredi në shumën 1 milion lekë dhe të ardhurat nga shitja e apartamentit në vitin 2007 e të një dyqani në 2011-ën në Skrapar. Bazuar në këto burime, ka rezultuar pamundësi për krijimin e gjendjes cash të pretenduar nga subjekti. Qirko sqaroi se shuma 1.8 milion lekë e konstatuar si mundësi kursimi nga të ardhurat e subjektit dhe kredia 1 milion lekë nuk e mbulojnë dot pagesën e kryer në vlerën 3.2 milionë lekë.

Si burime krijimi për blerjen e një automjeti në vitin 2009 për çmimin 1 milion lekë, Ajasllari ka deklaruar kursimet dhe të ardhurat nga shitja e mjetit të mëparshëm për shumën 780 mijë lekë. Nga hetimi paraprak i KPK ka rezultuar se makina e shitur në 2009-ën është blerë nga subjekti në vitin 2004 për çmimin 250 mijë lekë. Qirko vërejti se çmimi i blerjes së mjetit në vitin 2004 dhe ai i shitjes në 2009-ën, duket se nuk paraqesin vlerat reale të këtyre transaksioneve. Ajo shtoi se subjekti nuk ka arritur të vërtetojë me dokumentacion kryerjen e investimeve që do të kishin sjellë rritjen e vlerës së mjetit.

Për rrjedhojë të ardhurat e përfituara nga shitja e makinës së mëparshme nuk janë konsideruar në analizën financiare prej nga ka rezultuar pamundësi në shumën 559 mijë lekë për blerjen e Benz-it në 2009-ën.

Prokurori Ajasllari deklaroi se makina që kishte blerë në 2004-ën kishte qenë e goditur dhe kishte pasur probleme të tjera, prandaj e kishte blerë lirë. Ai tha se çmimi i shitjes ishte ndikuar nga rritja e vlerës së doganës për automjetet.

Pamundësi është konstatuar edhe për blerjen e një makine nga djali i subjektit në vitin 2015 për çmimin 4300 euro, pasuri për krijimin e të cilës ka deklaruar të ardhurat nga puna online dhe 1000 euro nga vëllai. Qirko vërejti se subjekti nuk ka arritur të vërtetojë me dokumentacion për verifikimin e burimeve të djalit nga puna online.

KPK konstatoi mospërputhje të çmimit të deklaruar nga subjekti për blerjen enjë automjeti në vitin 2001. Ajasllari ka shënuar si vlerë të mjetit shumën 370 mijë lekë, ndërkohë që sipas kontratës ka qenë 530 mijë lekë.

Subjekti shpjegoi se në momentin e deklarimit të parë në vitin 2003 ka qenë i paqartë dhe ka deklaruar vlerën që kishte menduar se kishte mjeti në atë moment dhe jo çmimin e blerjes së tre viteve më parë.

Qirko evidentoi se një prej djemve të subjektit ka deklaruar një dhuratë në vlerën 3000 euro të dhënë nga një shtetase filandeze. Sipas relatores, prokurori Ajasllari nuk ka paraqitur dokumentacion për të ardhurat e dhurueses.

Nga analiza financiare e përgjithshme e kryer për dy periudhat 1994-2003 dhe 2004-2016, ka rezultuar balancë negative totale e fondeve në vlerën 5.3 milionë lekë, për të cilën i është kaluar subjektit barrë prove.

Profesionalizmi

Lidhur me kriterin profesional, Qirko relatoi gjetje për dy prej çështjeve të shortuara e të përzgjedhura nga subjekti. Duke ju referuar akteve të një çështjeje, relatorja vërejti se subjekti duhej të kishte filluar hetim për pushtim toke, duke ndarë aspektin administrativ nga fakti penal. Ndërsa vendimi pushimit i është njoftuar kallëzuesit pas dy muajve, ndërkohë që duhej t’i ishte dhënë menjëherë.

Ajasllari shpjegoi se bëhej fjalë për një konflikt për tokën ku ngriheshin dyshime edhe për falsifikim të dokumenteve. Ai pohoi se për këtë çështje ishin kryer hetime të thelluara, por ishte pushuar për shkak të ligjit “Për amnistinë”.

Në një rast tjetër është konstatuar se shtyrja e afateve të hetimit ka qenë e pajustifikuar, ndërkohë që subjekti kishte kryer vetëm 1 nga 6 veprimet hetimore të caktuara, edhe pse nuk kishin qenë komplekse.

Sipas subjektit, në këtë rast konflikti mes palëve kishte qenë për një konflikt për ujërat e zeza, ku kishte qenë i pranishëm edhe djali i njërit prej personave të përfshirë. Ai deklaroi se djali i njërës palë nuk ishte gjetur që të pyetej, pasi gjendej jashtë shtetit.

Nga verifikimi burimeve arkivore është konstatuar një vërejtje e dhënë nga Prokurori i Përgjithshëm për zvarritje të pajustifikuara të hetimeve. Prokurori Ajasllari deklaroi se masa ndaj tij nuk kishte qenë e drejtë pasi shtyrja e hetimit nuk bëhej kur nuk kishte emër të regjistruar, pasi vetëm në këtë moment fillonin afatet.

Ndaj prokurorit Hysen Ajasllari janë depozituar dy denoncime nga publiku. Qirko tha se KPK i ka gjetur të drejta pretendimet e denoncuesit S.H., se subjekti nuk ka kryer asnjë hetimor në një çështje.

Bazuar në denoncimin e shtetases S.S., KPK vlerëson se Ajasllari nuk ka bërë hetime për të vërtetuar në një rast nëse përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të të dëmtuarës ishte përkeqësuar ose jo nga një aksident që kishte pësuar.

Subjekti deklaroi se kjo çështje ishte hetuar më parë nga një koleg. Sipas Ajasllarit, kur i kishte kaluar dosja për hetim, ai kishte urdhëruar kryerjen e ekspertimit. “Përsëri u konstatua si plagosje e lehtë”, pohoi ai.

Në përfundim prokurori Hysen Ajasllari kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më datë 3 mars, në orën 09:50.

Etiketa: aksidentAnaliza financiareAnalizëBashkiaBrunilda BekteshiDosjaEuroFierFrancesco CiardiGjykatëGjykatësGjyqHetimhetimeHysen AjasllariKadastraKomisioni i Pavarur i KualifikimitkonfliktKPKkredikrediaMakinaMasaplagosjeProcesi i vetingutprokurorProkuroreProkuroriProkurori i PërgjithshëmProkuroria e Rrethit FierPunapushtimrivlerësimiSHSkrapartë drejtaTiranëUjërat e zezaVendimVendimetVendimiVëzhguesit
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Aida Cakaj – Prokuroria e Fierit

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Cengu – Prokuroria e Tiranës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Cengu – Prokuroria e Tiranës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Besnik Cengu – Prokuroria e Tiranës

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.