AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria kërkon mbylljen e dyerve të gjyqit për ekstradimin e Timofeevës

Seanca gjyqësore u shty për plotësim të kërkesës së blogeres Svetlana Timofeeva për të pasur një kopje në rusisht të kërkesës së prokurorisë. Para fillimit të seancës, gjykata shqyrtoi edhe praninë apo jo të gazetarëve në seancë, ndërsa prokuroria kërkoi që gjyqi të zhvillohej me dyer të mbyllura.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
14:25 | 03/03/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Svetlana Timofeeva gjatë një seance për masë sigurie në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Foto: Vladimir Karaj.

Seanca e radhës për ekstradimin e shtetases ruse Svetlana Timofeeva filloi të premten në Gjykatën e Elbasanit me një debat jo formal, nëse gjyqi duhej të bëhej me apo pa praninë e gazetarëve.

Gjyqtari i çështjes, Elis Dine, pasi bëri me dije se në sallë nuk do lejoheshin kamerat, hapi për diskutim me palët çështjen për praninë e gazetarëve, duke përmendur se në çështje mund të kishte sekret hetimor.
I pyetur nga gjyqtari, prokurori Mustafa Turku i kërkoi gjykatës që seanca të zhvillohej me dyer të mbyllura. Turku po ashtu iu referua sekreteve hetimore, pavarësisht se çështja në fjalë ka të bëjë me shqyrtimin e një kërkese për ekstradim nga Rusia.

Avokati i Timofeevas, Isuf Shehu e kundërshtoi këtë qëndrim. Shehu tha se nëse konsiderohej se në seancë kishte çështje të sekretit kombëtar, çështja duhej të pushohej në themel pasi ligji ndalon ekstradimin në rast të prekjes së interesit kombëtar. Përndryshe, Shehu tha se media duhej të ishte e pranishme në sallë, pasi asnjë nga të pranishmit nuk kishte certifikatë sigurie, që nënkupton se në çështje nuk do të diskutoheshin sekrete.

Ky reporter i pranishëm në seancë, i pyetur nga gjyqtari Dine, tha se seancat gjyqësore në Shqipëri ishin publike siç kërkohej nga Kushtetuta dhe se çështja në fjalë kishte të bënte me respektimin e të drejtave të njeriut.

Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 42 dhe neni 6 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut sanksionon detyrimin për një gjykim publik dhe përveç rasteve të veçanta, gjyqet në Shqipëri janë të hapura për publikun dhe median.

Gjyqtari tha se për themelin do të shprehej në përfundim të procesit, por pranoi që gazetarët mund të qëndronin në seancë, pavarësisht këmbënguljes së prokurorit për mbylljen e seancës.

Pasi u pranua prania e gazetarëve, gjykata mori kërkesë nga Timofeeva e këshilluar në vend nga mbrojtësit që kërkesa e prokurorisë për ekstradimi e saj t’i jepej në rusisht. Timofeeva tha përmes përkthyeses se kërkonte edhe kohë që të njihej me kërkesën. Prokuroi i çështjes u shpreh dakord me kërkesën si e drejtë procedurale e palës.

Gjykatësi Dine u tërhoqi vëmendjen palëve se kjo ishte shtyrja e tretë e seancës. Ai tha se kërkesa mund të ishte paraqitur më herët, pasi palët kishin kohë, por tha se në respektim të drejtave të Timofeevas e pranoi kërkesën.

Pas diskutimit me palët Dine njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohej në 17 mars në orën 8.30.

 

 

Etiketa: ekstradimgazetarGjykataGjykatëGjykatësgjykimGjyqGjyqiIsuf ShehuMediaMustafa TurkuProkuroriProkuroriareporterRusiaSeancasekretshqipShqipëriSvetlana TimofeevaTimofeeva
I mëparshmi

Diskriminimi detyron transgjinorët shqiptarë të vetë-mjekohen ose të shkojnë jashtë vendit

Tjetri

Berisha mbetet pa vulë, opozita hyn e ndarë në zgjedhje

Tjetri
Berisha mbetet pa vulë, opozita hyn e ndarë në zgjedhje

Berisha mbetet pa vulë, opozita hyn e ndarë në zgjedhje

Sensacioni mediatik Diella, një inovacion i rrezikshëm

Nuk ishte algoritmi që shkaktoi zemërimin, por zemërimi që tejkaloi algoritmin

15:32 | 20/06/2026
photo 2026 06 16 20 05 00

Protesta që vuri në provë opozitën

09:27 | 20/06/2026
veliaj ne gjykate

Shtyhet seanca e tretë e padisë së Veliajt ndaj prokurorit Dado

19:30 | 19/06/2026
Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Falsifikime dhe veprime fiktive në tenderin e rrugës Korçë- Ersekë

18:24 | 19/06/2026
Homeland Justice pretendon se ka hakeruar emailet e Kuvendit

Socialistët votojnë amnistinë me votat e PSD-së së Tom Doshit

13:46 | 19/06/2026
logo prokurorise 6533

Tre zyrtarë policie akuzohen se i zhvatën pasurinë një qytetari

12:01 | 19/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.