AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Reportazhe

Diskriminimi detyron transgjinorët shqiptarë të vetë-mjekohen ose të shkojnë jashtë vendit

Për shkak të mungesës së njohjes ligjore ose kujdesit të duhur shëndetësor, shumë shqiptarë transgjinorë marrin terapi hormonale pa mbikëqyrje mjekësore ose kërkojnë ndihmë të shtrenjtë jashtë vendit.

Fjori SinorukangaFjori Sinoruka
3 years më parë
në Reportazhe
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Parada e Krenarisë, maj 2022. Foto: Nensi Bogdani/Reporter.al

Fiona, e cila është transgjinore, filloi terapinë me hormone disa vjet më parë, por u ndal pas tre muajsh për shkak të një ndjesi dërrmuese ankthi. Ajo po e bënte këtë e vetme, pa asnjë këshillë ose udhëzim nga ndonjë mjek.

Kur e pyetëm se ku i gjeti ilaçet, Fiona, e cila nuk pranoi ta tregonte mbiemrin, u përgjigj: “Në farmaci. Kështu bëjnë të gjitha vajzat.”

Përvoja e shtyu atë të kërkojë mbështetje psikologjike profesionale, por ajo nuk ka takuar kurrë një specialist për të diskutuar për terapinë e hormoneve, para, gjatë apo që nga ajo kohë. Ajo thotë se nuk do ta provojë më kurrë.

Në Shqipëri nuk ekziston as terapia me hormone dhe as operacioni për ndryshimin e seksit, që do të thotë shqiptarë transgjinorë si Fiona janë të detyruar të vetë-mjekohen ose të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut, Serbisë ose Turqisë. Kostot, financiare dhe psikologjike, mund të jenë të mëdha.

Xheni Karaj, e cila Aleancën LGBT, tha se organizata ka lobuar me Ministrinë e Shëndetësisë për të prezantuar një protokoll mjekësor që i lejon personat transgjinorë të marrin terapi hormonale.

“Megjithëse ministria ka shprehur një vullnet për të zhvilluar këtë protokoll, i gjithë procesi po lëviz shumë ngadalë”, tha Karaj për BIRN.

“Si rezultat, ne kemi një numër të madh njerëzish brenda komunitetit të cilët janë të detyruar të udhëtojnë në vendet e tjera për të marrë këto shërbime, gjë që kushton shumë… Pjesa tjetër që nuk kanë mundësinë të udhëtojnë përfundojnë duke marrë ilaçe në tregun e zi pa monitorimin e mjekëve, që e vë shëndetin e tyre në rrezik të lartë.”

Mungesë vullneti politik

Parada e Krenarisë, maj 2022. Foto: Nensi Bogdani/Reporter.al

Identiteti gjinor përfshihet në legjislacionin e mosdiskriminimit në Shqipëri, por vendi nuk ka legjislacion që rregullon njohjen ligjore të gjinisë.

Komisioni Evropian kundër racizmit dhe intolerancës, ECRI, ka nxitur vazhdimisht Shqipërinë që të rregullojë procedurat e ri-caktimit të gjinisë dhe njohjen administrative të një ndryshimi të emrit dhe gjinisë, “në përputhje me udhëzimin e Këshillit të Evropës dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. ”

Në vitin 2020, ECRI theksoi rëndësinë e “promovimit të barazisë për personat LGBTI në sektorët e shëndetit dhe arsimit, duke përfunduar analizën legjislative të hendekut dhe rritjen e ndërgjegjësimit, si dhe ndërtimin e kapaciteteve në nivelin komunal jashtë Tiranës”. Ai gjithashtu vuri në dukje se njësia përkatëse në Ministrinë e Shëndetësisë “raportohet se ka një numër shumë të kufizuar anëtarësh stafi që merren me këtë temë”.

Por ndërsa Plani Kombëtar i Veprimit i Shqipërisë për personat LGBT, që mbulon periudhën 2021-2027, bën thirrje për një njohje të tillë dhe që komuniteti LGBT të ketë qasje të plotë në sistemin shëndetësor, Karaj tha se ishte bërë pak progres që nga një përpjekje e dështuar për të ndryshuar ligjin në vitin 2012.

“Përgjatë këtyre viteve jemi përballur me rezistencë dhe mungesë të vullnetit politik.”

Mungesa e veprimit e ka detyruar David Cukën, 30 vjeç, të duhet të bëjë një udhëtim vajtje-ardhje prej rreth 15 orësh në Maqedoninë e Veriut çdo tre apo gjashtë muaj për terapinë hormonale, pasi ka udhëtuar tashmë edhe në Turqi për operacionin.

“Shëndeti im mendor është prekur dhe ka shumë aspekte që duhet të merren parasysh – aspekti shëndetësor, financiar dhe gjithashtu ligjor”, tha ai për BIRN. Por, tha ai, transformimi i tij “nuk është çështje zgjedhjeje”, por përkatësie.

“Kostot janë të larta,” tha ai. “Vetëm kirurgjia kushton rreth 3,000-3.500 euro, dhe pastaj janë biletat, akomodimin në hotel dhe gjëra të tjera.”

“Në dokumente ekzistoj si grua”

David Çuka. Foto: BIRN.

Alba Ahmetaj, e cila është gjithashtu aktive për të drejtat e komunitetit LGBT, tha se diku tjetër, për shembull në Serbi dhe Spanjë, një “operacion i plotë i transformimit gjinor” mund të kushtojë 15,000 euro.

“Kjo është një shumë e madhe për njerëzit e zakonshëm”, tha Ahmetaj. Organizata që ajo drejton gjeti në një studim të kohëve të fundit se shumë shqiptarë transgjinorë po marrin terapi hormonale nëpër farmaci, pa udhëzime të një mjeku, pavarësisht rreziqeve shëndetësore të përfshira.

“Të jesh një person transgjinor në Shqipëri është shumë e vështirë”, tha Ahmetaj për BIRN. “Përveç problemit të diskriminimit, ka shumë probleme të tjera me sistemin shëndetësor.”

Çuka ka qenë publike për tranzicionin e tij, me koston e një barre intolerance në rrjetet sociale. Por ai vazhdon.

“Një nga frikat e mia më të mëdha është se tani që kam filluar tranzicionin, e gjithë pamja ime do të ndryshojë, por në dokumente unë ekzistoj ende si grua, me emrin që kisha më parë”, tha ai për BIRN.

“Pavarësisht faktit se shteti shqiptar nuk i njeh ligjërisht personat transgjinor, unë do të vazhdoj të loboj për këtë kauzë dhe më e rëndësishmja do të vazhdoj ndryshimin tim.”

Etiketa: AdministrativeAhmetajAnalizëBIRNEuroGjykatëGjykatësGjyqKomisioni EvropianLGBTLigjmbështetjeMjekmjekëNensi BogdanioperacionoperacioniParaprogresreporterreporter.alrrezikRrjetet socialeSerbiSHshqipShqipëriTiranëTransgjinorTurqiXheni Karaj
Tjetri
Pesë të arrestuar dhe dy në kërkim pas zbulimit të tunelit me kanabis në Krujë

Prokuroria kërkon mbylljen e dyerve të gjyqit për ekstradimin e Timofeevës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.