AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Blogerja ruse, Svetlana Timofeeva kërkon azil politik në Shqipëri

Blogerja e arrestuar prej gushtit 2022 në Shqipëri për spiunazh dhe e kërkuar nga Rusia për akuza të ngjashme, ka paraqitur një kërkesë për azil politik, pasi pretendo se në Rusi do të përndiqet politikish për qëndrimet kundër regjimit të Putin dhe kundër luftës në Ukrainë.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
14:04 | 13/03/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Svetlana Timofeeva gjatë një seance për masë sigurie në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Foto: Vladimir Karaj.

Blogerja ruse, Svetlana Timofeeva i ka kërkuar autoriteteve shqiptare përmes avokatit Isuf Shehu që t’i japin statusin e azilantes politike, duke pretenduar se Rusia e përndjek për shkak të qëndrimeve të saj kundër luftës në Ukrainë.

Timofeeva mbahet në qeli me akuza të spiunazhit nga prokuroria e Elbasanit, pasi u ndalua së bashku me 2 persona të tjerë në afërsi të ish-Uzinës Mekanike të Gramshit. Ajo është shpallur në kërkim edhe nga Rusia me akuza të ngjashme.

Prokuroria ruse i ka kërkuar Shqipërisë ekstradimin, një proces që po shqyrtohet ndarazi në gjykatën e Elbasanit. Ministria e Drejtësisë i dha dritë jeshile nisjes së procedurës pavarësisht dëshmive për shkelje të të drejtave të njeriut nga Rusia.

33 vjeçarja e kundërshton akuzën. Në kërkesën për azil vihet në dukje se ajo ka mbajtur qëndrime kundër luftës dhe më 24 shkurt 2022, ditën e fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë, Timofeeva shkroi për 250 mijë ndjekësit e saj në Instagram se mbështeste ukrainasit.

“Ky nuk është një operacion special çlirimi, kjo është lufta e një njeriu kundër vëllezërve tanë dhe një krim ndaj njerëzve tanë,” shkroi ajo dhe shtoi se ata që mbështesnin luftën duhej të largoheshin nga faqja e saj. “Është gjithmonë e më e vështirë të besosh atë që po ndodh: Lufta nuk mund të quhet luftë, të vrarë nuk tregohen, vdekjet fshihen,” shkroi ajo disa ditë pas fillimit të luftës.

Nisur nga këto postime, mbrojtësit e Timofeevas besojnë se ka arsye që ajo mund të persekutohet. “Për Svetlana Timofeeva ka arsye te mendohet se do t’u nënshtrohet persekutimeve ose diskriminimeve,” thuhet në kërkesën për azil.

Në kërkesë, avokatët thotë se autoritetet ruse po përdornin një procedim penal të vjetër dhe se e filluan ndjekjen penale vetëm pasi u njohën me qëndrimet e Timofeeva kundër luftës. “Kthimi i kësaj shtetaseje në Rusi do të ishte në kundërshtim me ndalimin e torturës dhe trajtimit çnjerëzor dhe poshtërues”, thuhet në kërkesë.

Svetlana Timofeeva 33 vjeç u arrestua më 20 gusht së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh.

Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

Tre të arrestuarit njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Megjithatë, prokuroria shqiptare i akuzon ata për spiunazh dhe pretendon se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare – dyshime të pranuara deri më tani nga gjykatat që zgjatën masën e sigurimit ndaj tyre.

Etiketa: AkuzaAlpatovArmëazilFedir AlpatovGjykatëGramshInstagramIsuf ShehuKerkesa per azilKrimLuftaMASMikahil ZorinoperacionpostimeprocedimProkuroriaProkuroria e ElbasanitRusiRusiashqipShqipërishqiptareSvetlana TimofeevaTimofeevaUrbexZorin
I mëparshmi

Si po transformet linja hekurudhore Durrës- Tiranë

Tjetri

Parlamenti Evropian harton projekt-rezolutë kritike ndaj Shqipërisë

Tjetri

Parlamenti Evropian harton projekt-rezolutë kritike ndaj Shqipërisë

prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
nje protestues i ri mban ne dore nje pankarte kunder regjimit te 36 viteve dhe revolucionit te flamingove. foto nensi bogdani

Një kulturë e re: Si po i sfidon “Revolucioni i Flamingove” protestat partiake

08:32 | 12/07/2026
33ecbf65 71e6 4369 8d03 0721f7c1af69

Lindja e populizmit të shëndetshëm

08:51 | 11/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.