AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Intervista

Si po transformet linja hekurudhore Durrës- Tiranë

Leonard Jani, këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Hekurudhave, shpjegon në një intervistë për BIRN investimet në rrjetin që lidh Tiranën me Durrësin.

Gëzim KabashingaGëzim Kabashi
3 years më parë
në Analiza, Intervista
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një tren në stacionin hekurudhor të Durrësit. Foto: Geri Emiri.

Udhëtarët shqiptarë mund të lëvizin me trena nga Durrësi e Tirana deri në Beograd e në Budapest.

Por kjo i përket së ardhmes, ndërsa akualisht po hidhet vetëm hapi i parë. Rinovimi i rrjetit hekurudhor, mjaft të dëmtuar në dekadat e fundit, ka nisur me rindërtimin e segmentit Durrës – Tiranë, si dhe linjës së re drejt aeroportit të Rinasit.

Linja e re do të shtrihet në një territor ku jeton thuajse gjysma e popullsisë së vendit.

Leonard Jani, këshilltar në Drejtorinë e përgjithshme të Hekurudhave tha për BIRN, se linja mes dy qyteteve më të mëdha të vendit, nis në stacionin hekurudhor të Durrësit dhe përfundon në km 34 e 400 m, por jo në hyrje të Tiranës.

Ky ndërtim i përket një faze të dytë. Për të arritur në stacionin fundor pranë bulevardit të ri të Tiranës nevojitet edhe ndërtimi i 4.7 km të tjera – shton ing Jani.

Gjithçka do të bëhet sipas standarteve të Bashkimit Europian, duke nisur që nga trupi i ri i trasesë.

Linja që lidh qytetin port me kryeqytetin është ndërtuar në vitin 1947, dhe përtej standarteve të munguara që aktualisht parashikon BE, edhe koha e gjatë ka amortizuar dhe dëmtuar së tepërmi mjaft elementë të linjës.

Specialisti hekurudhor sjell si shembull shembjen e urës së Limuthit në vitin 2004, ku fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz.

Stacionet hekurudhore të kësaj linje do të mbeten po ato të mëparshmet: Durrësi, Shkozeti, Sukthi, Vora, Kashari dhe Tirana për pasagjerë, godina që do të ndërtohen krejtësisht të reja, ndërsa në Maminas nuk do të ketë ndalesë të trenave.

Në të ardhmen parashikohen trena specialë, që ndalojnë vetëm në Vorë p.sh., dhe do të lidhen me trenat e veriut – sqaron ing Leonard Jani, i cili punon në HSH që prej gati 50 vitesh.

Projekti i hartuar nga kompania greke parashikon që segmenti Durrës – Tiranë nga 65-70 minuta aktualisht, në të ardhmen të  përshkohet në një kohë 22 deri në 25 minuta, falë mundësisë që do të japë trenave linja e rindërtuar, për ta ruajtur shpejtësinë deri në hyrje të stacioneve.

Shpejtësia e llogaritur e trenave në linjë do të jetë 120 km/orë, por realisht ato nuk do të kalojnë 80 km në orë.

Ing Jani thotë se të gjithë elementët do të mbeten të njejtë me ato të linjës që vazhdon të shfrytëzohet.

Urat e njohura si ajo e Limuthit,  e Erzenit, ajo në hyrje të tunelit të Rrashbullit, ajo e Tiranës, etj. do të ribëhen nga e para aty ku ndodhen edhe tani – thotë këshilltari hekurudhor, duke shtuar se 13 do të mbeten edhe mbikalimet, me trarët dhe sinjalistikën përkatëse nga Durrësi deri në Tiranë.

Një pjesë e madhe e territorit të trasesë do të izolohet nga qendrat e banimit me rrjeta dhe kangjella.

Specialisti hekurudhor ndalet në linjën e re, që sipas këtij projekti do të shkojë drejt aeroportit të Rinasit, duke u shkëputur në Vorë nga linjat e Durrësit dhe dhe Tiranës.

“Ne shqiptarët udhëtojmë drejt aeroportit, edhe kur përcjellim të tjerët, por të njejtat raporte, 1,2 udhëtarë për [do pasagjer që  fluturon, japin edhe të studimet ndërkombëtare – dëshmon ing Jani mbi të dhënat ku u mbështet projekti.

Duke folur për shpronësimet, këshilltari hekurudhor shprehet se ato janë zgjidhur thuajse tërësisht, përfshirë edhe zonën në hyrje të kryeqytetit.

Përfundimi i ndërtimit të linjës në fund të vitit 2024 përbën vetëm fillimin e zgjidhjeve të ardhshme, lidhur me linjën elektrike.

Sipas ing Janit, lëvizja mbi hekurudhë do të kryhet me automatrica, trena që lëvizin në të dy drejtimet, dhe numri i trenave ditorë në linjën Durrës-Tiranë mund të kalojë numrin shtatë.

Duke u ndalur në transportin e mallrave, ing Leonard Jani thotë se në linjën hekurudhore Durrës – Tiranë ndodhet stacioni i Sukthit, i cili duke u lidhur me Portin e Depozitave të Karburanteve në një gjatësi rreth 8 km dhe në të ardhmen me portin e Ri te Porto-Romanos, përbën një mundësi lidhjeje Intermodale, Port – Hekurudhë, për transportin dhe shpërndarjen në territorin shqiptar të Karburanteve që importohen në Shqipëri, por edhe të mallrave të ndryshëm që do të përpunohen në Porto – Romano dhe që kanë destinacion në transportin ndërkombëtar.

Duke iu referuar strategjisë së HSH, Leonard Jani thotë se pas linjës Durrës – Tiranë parashikohet rinovimi i linjës Vorë – Shkodër – Hani i Hotit  kufi me Malin e Zi.

Transporti i karburanteve me hekurudhë, ul në masë të konsiderueshme ndotjen e ambjentit, krijon lehtësim të trafikut rrugor, rrit  sigurinë lëvizjeve të mjeteve auto dhe nga ana tjetër do të përbëjë një potencial të transportit hekurudhor – përfundon ai.

Etiketa: Bashkimit EuropianBEBeogradBIRNDrjtoria e Përgjithshme e HekurudhaveDurrësKrijonKufiLeonard JaniMASMbikalimetMjaftParaSHShkodërshqipShqipëriTiranaTiranë
Tjetri
Pesë të arrestuar dhe dy në kërkim pas zbulimit të tunelit me kanabis në Krujë

Blogerja ruse, Svetlana Timofeeva kërkon azil politik në Shqipëri

Si e pushtoi krimi i organizuar shqiptar tregun europian të kokainës

Dërgohet në gjyq grupi që trafikoi 7 ton kokainë drejt BE-së

11:32 | 08/07/2026
vijat e kuqe të kontrollit të informacionit në mediat shqiptare

‘Vijat e kuqe’ të pronësisë po rrisin autocensurën në mediat shqiptare

09:15 | 08/07/2026
edi rama dhe blendi gonxhe

Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West

18:40 | 07/07/2026
SPAK

Arrestohet Emiljan Burba, drejtuesi i një grupi të trafikut të drogës

16:26 | 07/07/2026
v2 cover

Fytyrat e protestës: Njihuni me shqiptarët që protestojnë në Tiranë

15:18 | 07/07/2026
a small white building with a wooden door

Katër shtetas spanjollë akuzohen për pastrim parash në Shqipëri

14:48 | 07/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.