AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Prokuroria e Elbasanit mbron kërkesën e Rusisë për të ekstraduar blogeren Svetlana Timofeeva

Gjykata dëgjoi parashtrimet e palëve në çështjen për ekstradimin e blogeres së akuzuar për spiunazh Svetlana Timofeeva. Prokuroria mbrojti në seancë kërkesën për ekstradim duke referuar garancitë e marra nga Rusia dhe faktin që kërkesa ishte e saktë formalisht dhe substancialisht. Mbrojtja këmbënguli se Timofeeva do të persekutohej politikisht dhe kërkoi rrëzimin e kërkesës.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 3 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Svetlana Timofeeva gjatë një seance për masë sigurie në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Foto: Vladimir Karaj.

Pavarësisht se ka një çështje në hetim ndaj saj në Shqipëri prokuroria e Elbasanit i kërkon gjykatës të procedojë me ekstradimin në Rusi të blogeres Svetlana Timofeeva. Në parashtrimet e depozituara me shkrim në gjykatë nga prokurori Mustafa Turku, që u lexuan në seancën e 17 marsit, prokuroria mbron kërkesën e Rusisë për ta ekstraduar Timofeevën, të cilën Moska e akuzon për “marrje të paligjshme të informacionit sekret shtetëror”.

“Në rastin konkret kërkesa për ekstradimin në Rusi të shtetases Timofeeva është në puthje në aspektin formal dhe substancial dhe me kriteret dhe rregullat e përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare”, thuhet në kërkesën e prokurorisë të cilën BIRN e ka.

Njëlloj si Ministria e Drejtësisë edhe prokuroria e bazon kërkesën te garancitë e marra nga homologët rusë. “Prokuroria e Përgjithshme e Federatës Ruse garanton se kërkesa e ekstradimit nuk ka për qëllim përndjekjen e personit për arsye politike, për shkak të racës, fesë, kombësisë ose pikëpamjeve politike”, thuhet në kërkesën për ekstradim.

Në të po ashtu pretendohet se Timofeevës do i jepet mundësitë për mbrojtje dhe se nuk do i nënshtrohet torturës. Prokuroria thotë se po ashtu kishte marrë garanci se ambasada e Shqipërisë në Rusi do mund ta vizitonte Timofeevën në rast ekstradimi dhe se çështjet që lindnin mund të diskutoheshin në video konferenca.

Në kërkesë nuk vihet në dukje se si ekstradimi në Rusi do të ndikonte apo jo në çështjen në hetim në Shqipëri, për të cilën prokuroria e Elbasanit mban prej 8 muajsh në qeli Timofeevën dhe dy persona të tjerë.  “Nga ana jonë vlerësohet se duhet të merret në shqyrtim nga gjykata kërkesa jonë për ekstradimin e shtetases Timofeeva S.V.pasi si kërkesë është në përputhje me Konventën Europiane mbi Ekstradimin”, shprehet prokuroria.

Mbrojtësit e Timofeevës Isuf Shehu dhe Fatmir Lushi dhe vetë 33-vjeçarja, e cila përballet edhe në Shqipëri me akuza të ngjashme për të cilat ëshët ende në hetim, e kundërshtuan ekstradimin. Në parashtrime Shehu thotë se prokuroria nuk mund të mjaftohet me garancitë nga Rusia, por duhet të mbledhë prova se “kjo garanci zbatohet”. Duke paraqitur një listë me raporte nga organizata ndërkombëtare dhe qëndrime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut Shehu shprehet në mbrojtje se garancitë e dhëna “nuk respektohen” nga Rusia.

Në parashtrime ata këmbëngulin se Timofeeva, e cila ka kërkuar azil politik në Shqipëri, rrezikon të persekutohet politikisht në Rusi. Avokatët i mëshojnë faktit që e mbrojtura prej tyre ka kundërshtuar luftën në Ukrainë dhe regjimin e Putinit.

BIRN mësoi se Timofeeva po ashtu e kundërshtoi ekstradimin. Ajo i tha gjykatës se familja e saj ishte nën presion në Rusi dhe se blogerë të tjerë ishin përballur me akuza të ngjashme.

Svetlana Timofeeva 33 vjeç u arrestua më 20 gusht së bashku me Mikahil Zorin, 23 vjeç dhe ukrainasin Fedir Alpatov, 24 vjeç, pas një incidenti të ndodhur brenda rrethimit të ish-uzinës së armëve në Gramsh.

Zorin kundërshtoi dy ushtarakët që tentuan ta ndalonin dhe përdori spray me piper kundër tyre.

Tre të arrestuarit njihen si blogerë dhe janë pjesë e një subkulture të quajtur “Urban Explorer” apo “Urbex”; të apasionuar për të vizituar dhe fotografuar godina të braktisura, përfshi objekte ushtarake të “Luftës së Ftohtë”.

Megjithatë, prokuroria shqiptare i akuzon ata për spiunazh dhe pretendon se treshja kishte ardhur në Shqipëri për të mbledhur informata ushtarake dhe strategjike të sigurisë kombëtare – dyshime të pranuara deri më tani nga gjykatat që zgjatën masën e sigurimit ndaj tyre.

Për çështjen e ekstradimit Gjykata e Elbasanit do të dëgjojë konkluzionet përfundimtare në 4 prill në orën 14.30.

Etiketa: AkuzaAlpatovArmëazilBIRNekstradimFatmir LushiFedir AlpatovGjykataGjykata e ElbasanitGjykatëGjykatësGramshHetimIsuf ShehuMASmbrojtjeMikahil ZorinMoskaMustafa TurkuProkuroriProkuroriaProkuroria e ElbasanitProkuroria e PërgjithshmeRusiRusiasekretSHshqipShqipërishqiptareSvetlana TimofeevaTimofeevaUrbexvideoZorin
Tjetri
Rama propozon në krye të SHISH, ish-shefen e shërbimit inteligjent të Kosovës

Rama propozon në krye të SHISH, ish-shefen e shërbimit inteligjent të Kosovës

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.