AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Policia raporton rënie të numrit të emigrantëve që zgjedhin Shqipërinë si rrugë kalimi për në Perëndim

Të dhënat e Policisë së Shtetit dhe FRONTEX tregojnë se numri i emigrantëve që kalojnë përmes Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor u përgjysmua në vitin 2022 dhe vijoi të jetë në rënie edhe në fillim të këtij viti.

Raimond KolangaRaimond Kola
3 years më parë
në Lajme
Koha e leximit: 2 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Një grup me tetë refugjatë nga Maroku dhe vende të tjera të Lindjes duke hyrë nga Sauku në Tiranë të hënën, pasi kanë udhëtuar për 27 ditë në këmbë. Ata thonë se po shkojnë në kamp në Tiranë. Foto: Vladimir Karaj/BIRN

Një informacion në rrugë operative vuri në lëvizje në 11 janar 2023, policinë e Gjirokastrës. Informatori bënte me dije se një makinë me emigrantë nga Afganistani do të nisej në orën 22.00. Një orë e 15 minuta më vonë, pasi kishin ndjekur makinën të udhëtonte nga Saranda drejt Tepelenës, policia i bëri postbllok dhe arrestoi drejtuesin e mjetit Besmir Rr. dhe 3 emigrantë.

Sipas vendimit të Gjykatë së Gjirokastrës që caktoi masë sigurimi me burg për Besmir Rr., vetëm nga kqyrja e telefonave celularë dhe aplikacioneve të komunikimit policia arriti të dokumentonte një linjë trafiku qeniesh njerëzore, që i merrte emigrantët në kufirin me Greqinë dhe i transportonte drejt Malit të Zi kundrejt tarifave që shkonin deri në 250 euro për person.

Vendimi i gjykatës lë të kuptohet se linja ishte e rregullt. Kishte një stacion dhe një orar nisjeje dhe numrat celular të “taksistëve” kishin në imazhet e aplikacionit Whatsapp, tarifat dhe gjithçka duhej për tu orientuar.

Por megjithëse rasti është i përsëritur të dhënat e marra nga policitë kufitare në Korçë e në Gjirokastër dhe FRONTEX (Agjencisë Europiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare), tregojnë se numrat e emigrantëve të padokumentuar që përdorin Shqipërinë si transit janë në rënie.

Të dhënat zyrtare të policisë tregojnë se në janar në Korçë dhe në Gjirokastër u ndaluan më pak se 300 emigrantë. Në shkurt numrat ishin po ashtu të ulët rreth 150 persona në secilën prej zonave kufitare. Për autoritetet moti i ftohtë ishte një nga arsyet e rënies së numrit të emigrantëve në këto zona.

Por rënie të kalimeve të paligjshme në atë që quhet rruga e Ballkanit Perëndimor që përfshin edhe Shqipërinë, raporton edhe FRONTEX. Në raportin e saj për dy muajt e parë të këtij viti Agjencia Europiane të Kufirit dhe Rojes Bregdetare, thotë se kalimet në këtë rrugë ranë me 28% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti  më parë.

FRONTEX ndërkohë bën me dije se numri i atyre që tentuan të kalonin Mesdheun me anija dhe varka u rrit ndjeshëm.  Sipas raportit në këtë rrugë u identifikuan 11.951 kalime të emigrantëve të parregullt për periudhën Janar -shkurt të vitit 2023, me një rritje 118% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të Policisë së Shtetit edhe vitin që shkoi pati një rënie të fluksit të emigrantëve pa dokumente në Shqipëri. Policia e Korçës raportoi 6628 emigrantë të ndaluar prej saj, prej të cilëve gati gjysma ishin përsëritës. Numri sipas policisë është më shumë se përgjysmuar krahasuar me vitin 2021 kur në kufij u ndaluan mbi 13 mijë persona. Një situatë e ngjashme u paraqit edhe në Gjirokastër ku u regjistruan 2331 të huaj pa dokumente gjatë gjithë vitit 2022.

Në total dy policitë raportuan rreth 9 mijë kalime, bazuar në të dhënat e marra nga Policia e Shtetit ky është numri më i ulët i emigrantëve pa dokumente në 4 vitet e fundit dhe ka një rënie prej 50 për qind nga viti 2021 kur u kapën mbi 18 mijë emigrantë pa dokumente.

Etiketa: AfganistaniBurgEuroFrontexGjykatëGjykatësKorçëMASPoliciaPolicia e ShtetitshqipShqipëriSigurimitrafikuVendimi
Tjetri

Aksidenti në punë i merr jetën 45-vjeçarit në Kurbin

gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Ish-ministri Ylli Pango dëshmon për privatizimin e ish-klubit “Partizani”

17:26 | 22/06/2026
pankarte ne proteste

Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive

07:08 | 22/06/2026
727479063 1406816294804154 1968633872511593608 n

Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra

22:29 | 21/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.