Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Lajme

Dënohet me 9 vjet burg i akuzuari për trafik droge në Danimarkë

Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin me 9 vjet burg të Jetmir Kastratit për pastrimin në Shqipëri të parave të fituara nga trafiku i drogës në Danimarkë.

Edmond HoxhajNgaEdmond Hoxhaj
12:40 | 21/03/2023
Në Lajme
0
SPAK dërgon për gjykim 17 të akuzar për korrupsion e shpërdorim detyre në Kadastër

Godina e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Foto LSA

Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 21 mars vendimin e dhënë nga gjykata respektive për dënimin e Jetmir Kastratit (alias Sokol Krasniqi,) i akuzuar për trafik droge në Danimarkë dhe grup të strukturuar kriminal e pastrim parash në Shqipëri, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

Në njoftim thuhet se Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, ka pranuar më 20 mars kërkesën e paraqitur nga SPAK në konkluzionet përfundimtare për dënimin e Kastratit me 13 vjet e 6 muaj burgim dhe në aplikim të gjykimit të shkurtuar, dënimin e tij përfundimtar me 9 vjet heqje lirie.

Hetimi ndaj Kastratit filloi me kërkesë të autoriteteve daneze dhe u fokusua fillimisht në drejtim të evidentimit të pasurisë që zotëronin anëtarët e grupit kriminal ku bënte pjesë dhe 44-vjeçari nga Shkodra. Në kuadër të këtij hetimi, në qershor të vitit 2019 u ndaluan 42 persona në të gjithë vendet ku ishte shtrirë grupi strukturar kriminal, si dhe u sekuestruan 40 kg kokainë në Danimarkë e Hollandë; 600 mijë euro; armë zjarri; granata dhe disa automjete.

Në Shqipëri u ngrit akuzë ndaj 55-vjeçarit Astrit Beqiri, pronari i një pularie dhe shumë pronave në Shkodër, që dyshohej se përmes këtyre aktiviteteve pastronte paratë e fituara nga kunati Jetmir Kastrati prej trafikut të drogës. Edhe ai u ndalua në Shqipëri qershor të 2019-ës.

Sipas autoriteteve daneze, organizata e përbërë kryesisht nga shqiptarë, ishte përgjegjëse për trafikimin në kohë të së paku 1650 kilogramëve kokainë dhe heroinë. Sipas skemës së zbardhur nga autoritetet e Danimarkës, Norvegjisë dhe Shqipërisë, fitimet e trafikut dërgoheshin në qytetin e Tetovës në Maqedoninë e Veriut përmes një linje të transportit të udhëtarëve me autobuz të quajtur “Alba Trans”, para se të transportoheshin për në Shqipëri nga shtetasi Dhimitër Shkodrani, i vendosur gjithashtu nën akuzë.

Beqiri dhe Shkodrani u dënuan në mars të vitit 2021 për grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash, në bashkëpunim – përkatësisht me 7 vjet e 4 muaj dhe 6 vjet e 8 muaj heqje lirie.

Etiketa: Jetmir KastratiPastrimi i paraveTrafiku i droges
Pas

Aksidenti në punë i merr jetën 45-vjeçarit në Kurbin

Tjetri

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

Tjetri
Shqiptarët u përballën me rënie të ndjeshme të pagave më 2016

Paratë e drogës si faktor i mosrritjes së pagave

Më të lexuarat

SPAK dërgon për gjykim 17 të akuzar për korrupsion e shpërdorim detyre në Kadastër

Dënohet me 9 vjet burg i akuzuari për trafik droge në Danimarkë

12:40 | 21/03/2023
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.