AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS rrëzon kërkesën për pezullim të regjistrimit të PD

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve, KAS rrëzoi të enjten kërkesën e grupit demokrat të përfaqësuar nga Sali Berisha për pezullimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për regjistrimin në zgjedhje si subjekt politik të Partisë Demokratike nën përfaqësimin e Enkelejd Alibeajt.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:52 | 23/03/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, gjatë një mbledhjeje. Foto: LSA.

Pala e Berishës përfaqësuar nga avokati Ledio Nuraj pretendoi gjatë shqyrtimit se regjistrimi i palës kundërshtare duhej të pezullohej deri në vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor për këtë çështje.

Nuraj i kërkoi KAS-it “pezullimin e regjistrimit të subjektit “Partia Demokratike” me nënkryetar  Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të Partisë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të 14 majit 2023, deri kur Kolegji Zgjedhor të jetë shprehur me vendim përfundimtar për ankimimin e subjektit “Partia Demokratike e Shqipërisë” e përfaqësuar nga Kryetari Sali Berisha”.

Gjatë seancës, anëtarët e KAS-it i fokusuan pyetjet e tyre nëse vendimi i Celibashit, i cili kishte zbatuar një vendim të KAS-it për regjistrimin e Alibeajt,  ishte bazuar në Kodin e Procedurës Administrative apo Kodin Zgjedhor.

Sekretari i përgjithshëm i KQZ-së, Ylli Merkaj, e cilësoi vendimin e KAS-it një akt administrativ dhe kësisoj të zbatueshëm për komisionerin në mënyrë të menjëhershme. Ai tha se nuk ka raste në praktikën e punës që komisioneri të ketë pritur Kolegjin Zgjedhor për akte të kësaj natyre.

Por pala ankimuese pretendoi se komisioneri ka shkelur Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor, pasi nuk ka pritur vendimin e Kolegjit Zgjedhor, si hallka e fundit vendimmarrëse në procesin zgjedhor. Nuraj tha se vendimi i Celibashit ishte një “paragjykim” ndaj subjektit politik që ai përfaqësonte.

Beteja e fundit ligjore e dy grupimeve kundërshtare për përfaqësimin ligjor të Partisë Demokratike është në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka njoftuar seancën gjyqësore në datën 27 mars.

 

Etiketa: AdministrativeEnkelejd AlibeajGjyqKASKolegjiKolegji ZgjedhorKomisioneriKQZnatyrePartiaPartia DemokratikePartisë DemokratikePDPunëSali BerishashqipVendimVendimiZgjedhjet
I mëparshmi

Ndotja e pas viteve ’90 zhduk troftën e egër nga lumi

Tjetri

Inflacion më i lartë nga sa pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

Tjetri
Inflacion më i lartë nga sa pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

Inflacion më i lartë nga sa pritej, BSH i rikthehet shtrëngimit të politikës monetare

I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Valter Begaj kërkon pavlefshmërinë e të dhënave të celularit të Berberit

18:32 | 15/07/2026
Zhbllokohet puna për Reformën Territoriale, PD kërkon garanci për konsensus

Reforma Territoriale 2.0, katër skenarët e propozuar nga PS

18:07 | 15/07/2026
marta kos edi rama

Protestuesit e quajnë fitore tërheqjen e Ramës nga ligjet për mjedisin

17:25 | 15/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Incineratori i Fierit, të pandehurit kundërshtojnë riçeljen e gjykimit në Apel

14:44 | 15/07/2026
Dy inspektorë të ISHTI procedohen për korrupsion

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e një të dënuari për trafik droge

11:21 | 15/07/2026
eagle stadium

A e ktheu Kanye West Tiranën në kryeqytet të muzikës?

09:09 | 15/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.