Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Tema kryesore
  • Gjyqtare
  • Kolegji i Posaçëm i Apelimit
  • Prokurore
  • KPK
  • Gjykata e Apelit Tiranë
  • Mjedisi
Reporter.al
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog
Ska rezultat
Shiko të gjitha
Reporter.al
Fillimi Reportazhe

Ndotja e pas viteve ’90 zhduk troftën e egër nga lumi

Lumi i Krumës në verilindje të Shqipëri njihej për ujin e kristaltë dhe troftën e malit, por hedhja e një sasie të madhe klori dhe zhvillimi kaotik i pas viteve ’90 solli zhdukjen e peshkut të egër dhe gjallesave të tjera.

Bashkim ShalaNgaBashkim Shala
16:30 | 23/03/2023
Në Artikull kryesor !, Reportazhe
0
Ndotja e pas viteve ’90 zhduk troftën e egër nga lumi

Në vitet '70, Shaban Peka thotë se e gjuanin troftën e egër me kosh të thurur me thupra. Për të zëvendësuar peshkun e zhdukur, ai ka ndërtuar një stabiliment të kultivimit të troftës së Kalifornisë. Foto: Bashkim Shala.

Share on FacebookShare on Twitter

Në këmbët e malit të Pashtrikut, mes majës së Gajrepit nga njëra anë dhe bjeshkës së Krumës në anën tjetër, shtrihet një pllajë e bukur ku gjendet Vrella e Krumës – një burim i madh ujor nëntokësor i shpallur monument i natyrës shqiptare.

Nga Vrella buron edhe lumi i Krumës, i njohur dikur për ujin e kthjellët, temperaturën e ftohtë dhe troftën kontinentale, e njohur ndryshe edhe si trofta e malit.

Shaban Peka, 66 vjeç, kujton se lumi i Krumës dhe trofta e egër kanë qenë pjesë e pandashme e fëmijërisë së tij, të cilën e gjuanin lehtësisht në disa mënyra.

“Asokohe troftën e gjuanim me kosh të thurur me thupra shelgu.  Trofta e egër ecën kundër rrjedhës së ujit dhe ne e trembnim me shkopinj,” kujton Peka.

“Kur ishim fëmijë, ne shkonim e bllokonim kanalin e mullirit dhe trofta e egër bllokohej në kanal dhe ne e zinim me kova. Aq shumë kishte,” shtoi ai, ndërsa kujton se mullixhiu i ndiqte shpeshherë për t’i rrahur sepse i ndalnin punën.

Por trofta e egër u zhduk pas viteve ’90 dhe për ta zëvendësuar atë, Shaban Peka ngriti një stabiliment për kultivimin e troftës së Kalifornisë në afërsi të burimit të Vrellës.

Ekspertë dhe zyrtarë lokalë i thanë BIRN se shkak për zhdukjen e troftës së egër nga lumi i Krumës u bë hedhja e sasive të mëdha të klorit në vitin 1995 si dhe ndotja e vazhdueshme e lumit përmes ujërave të zeza dhe mbetjeve urbane.

Hasan Ahmeti, ish- drejtor i Higjenës dhe Epidemiologjisë në Kukës gjatë viteve 1995-2000 kujton se asokohe vendi u përfshi nga një alarm për shfaqjen e kolerës dhe lumi i Krumës rezultoi me ndotje të lartë për shkak se banjot e brigadës së ushtrisë ndodheshin mbi rrjedhën e ujit nëntokësor.

“E klorinuam ujin disa herë dhe treguesit nuk po përmisoheshin. Kemi hapur një gropë të madhe mbi vendburimin e Vrellës dhe kemi hedhur një sasi të madhe klori, rreth një kamion me klor,” thotë Ahmeti.

Sahit Jaku, mjek në spitalin e Krumës, i cili ka mbajtur në mesin e viteve ’90 postin e drejtorit të Shëndetit Publik, e quan papërgjegjshmëri hedhjen e sasive të mëdha të klorit në depon e ujit dhe në burimin e Vrellës.

“Kemi hedhë klor me shumicë asokohe. Erdhën edhe epidemiologë dhe specialistë nga Tirana. E hodhëm klorin në gropën ku ishin derdhur ujërat e zeza, pritëm 24 orë, por klori nuk doli në burim,” kujton ai.

Vrell

“Papërgjegjshmëria e punonjësve të asaj kohe në hedhjen e klorit, jo vetëm në depo, por edhe  në burimin e Vrellës  edhe si pasojë e panikut, ka bërë që të zhduken gjallesat në lumin e Krumës,” shtoi Jaku.

Për Klementina Ngjeçin, “Doktore e Shkencave” në gjeografi dhe mësuese në gjimnazin “Skënderbeu” të Krumës, hedhja pa kriter e klorit nuk është faktori i vetëm i zhdukjes së troftës së egër dhe gjallesave të tjera nga lumi.

Ai rendit si shkaqe edhe zhvillimit urban pa kriter, hedhjen e mbeturinave dhe derdhjen e ujrave të zeza në lumë.

“Trofta në lumin e Krumës  është zhdukur nga hedhja e klorit në ujë, por edhe nga mbeturinat dhe ujërat e zeza që derdhen në lumë si pasojë e ndërtimeve të shumta. Ujërat e zeza të përziera me detergjentë dhe kimikate të ndryshme kanë bërë që të zhduket kjo specie e rrallë,” tha Ngjeçi.

Biologia dhe botanistja Manjola Morina ngre alarmin se përveç troftës së malit, drejt zhdukjes në këtë lumë janë edhe specie të tjera si bretkosa e përrenjve dhe bretkosa barkverdhë – kjo e fundit e mbrojtur nga Konventa e Bernës.

“Bashkia nuk është kujdesur për mirëmbatjen e lumit Kruma, ku krahas hedhjes së mbeturinave e derdhjes së ujërave të zeza, njëherësh mungojnë edhe investimet në këtë drejtim. Gjallesat (fauna) në lumin Kruma është drejt zhdukjes,” thotë Morina.

Bashkia e Krumës i njeh problemet me dëmtimin e faunës së lumit të Krumës, por drejtues të saj ankohen se u mungojnë fondet për të realizuar investime.

Nënkryetari i bashkisë, Flamur Thaçi i tha BIRN se kanë hartuar një projekt-ide që parashikon investime  në lumë dhe një pedonale të ngjashme me atë të Lumbardhit në Prizen, por projekti nuk është miratuar “për mungesë fondesh”.

“Zhdukja e troftës së egër në lumin e Krumës është edhe si pasojë e pakësimit të ujit, duke nisur edhe në burim, por edhe nga zhvilimet e vrullshme urbane që ka njohur Kruma pas viteve ’90,” i tha BIRN Thaçi.

Ndonëse shkaqet njihen gjerësisht, krimi mjedisor i ndotjes së lumit nuk ndëshkohet. Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Has dhe në Kukës nuk ka marrë asnjë masë administrative në këtë drejtim.

“Ne kontollojmë vetëm cilësinë e ujit dhe hedhjen e klorit. Përsa i përket mbeturinave dhe derdhjen e ujërave të zeza, nuk kemi ushtruar ndonjë kontroll apo vendosur ndonjë gjobë,” tha Arjana Ukperaj, përgjegjëse e Inspektoriatit në Has.

Të njëjtën gjë përsërit edhe Fatjon Muja, drejtor i Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për qarkun e Kukësit.  “Ne si inspektoriat nuk kemi vendosur ndonjë gjobë për ndotjen në lumin e Krumës,” shtoi ai.

Përgjatë 10 viteve të fundit që merret me stabilimentin e troftës së Kalifornisë, Shaban Peka thotë se hasi vetëm njëherë një troftë të egër në burimin e Vrellës.

“E mora troftën e egër dhe e hodha në vaskë me troftën e butë. E mbaja në vëzhgim. Trofta e egër nuk po rritej, por vetëm dobësohej,” kujton Peka. “Atëherë e kam marrë dhe e kam hedhë në lumë,” përfundon ai me dëshpërim.

Etiketa: Inspektoriati Shteteror ShendetesorLumi i KrumësNdotja e mjedisit
Pas

Komisionerja Publike kërkon në Kolegj shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi

Tjetri

KAS rrëzon kërkesën për pezullim të regjistrimit të PD

Tjetri
KAS  amniston televizionet lokale nga gjobat për reklamat politike

KAS rrëzon kërkesën për pezullim të regjistrimit të PD

Më të lexuarat

Ndotja e pas viteve ’90 zhduk troftën e egër nga lumi

Ndotja e pas viteve ’90 zhduk troftën e egër nga lumi

16:30 | 23/03/2023
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë

16:54 | 29/05/2023
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Një aferë familjare: KLP shton në Prokurorinë e Tiranës të afërmit e deputetes së PS

21:55 | 29/05/2023
Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

Projektit të urës së madhe të Kukësit nuk i duket fundi

16:53 | 31/05/2023
KLGJ pranon dorëheqjen e dytë të Artan Gjermenit

KLGJ vijon procedurat për ngritjen në detyrë dhe lëvizjet paralele të gjyqtarëve

17:29 | 30/05/2023
Mungesa e konkurrencës bën pis tenderat e lavanderisë

Tenderat e gatimit në spitalet e Elbasanit ushqejnë kompaninë e lidhur me krimin

14:56 | 26/05/2023
  • Analiza
  • Blog
  • Intervista
  • Investigime
  • Lajme
  • Opinion
  • Rajoni
  • Reportazhe
  • Vendi
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Pyetje të shpeshta
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2021 Reporter.al - BIRN
Dev by Aplikacione.com

Ska rezultat
Shiko të gjitha
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
  • Reportazhe
  • Opinion
  • Intervista
  • Rajoni
  • Blog

© 2022 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.