AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konstatim pa ndëshkim për monopolin e zyrtarëve shtetërorë te patentat

Autoriteti i Konkurrencës konstatoi si të paligjshme një marrëveshje të firmosur nga shoqata e autoshkollave me drejtorin e Shërbimeve të Transportit Rrugor, por nuk mori masë ndëshkuese as për drejtorin dhe as për autoshkollat, ndërsa drejtori Blendi Gonxhe paralajmëroi injorimin e vendimit.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
16:49 | 24/03/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kreu i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe. Foto: LSA

Për të dytën herë brenda pak kohësh, Autoriteti i Konkurrencës konstatoi paligjshmëri në treg, por nuk e pa të arsyeshme të vendosë masa ndëshkuese, duke vënë në pikëpyetje nëse është apo jo në gjendje të zbatojë ligjin, që duket se është sfiduar hapur nga një drejtor shteti.

Të premten më 24 mars, Autoriteti deklaroi se komisioni kishte shqyrtuar në mbledhje problemin e lindur nga marrëveshja e një shoqate që pretendon përfaqësimin e autoshkollave me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, në prani edhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Autoriteti i Konkurrencës e konsideroi marrëveshjen të paligjshme.

“Në përfundim të vlerësimit ligjor, u konstatua se Akt Marrëveshja nr.2729 prot., datë 13.02.2023, lidhur ndërmjet grupeve të interesit përfaqësues të Autoshkollave, DPSHTRR-së dhe DPT-së, është një marrëveshje e ndaluar në vetvete për nga objekti, në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma a), të ligjit nr. 9121/2003, pasi me hyrjen në fuqi do të çojë në praktika të njëjta në çmimet/tarifat e pagesës për përgatitjen dhe fitimin e kategorisë së leje drejtimit, dëshmisë ose certifikatës, duke penguar, kufizuar dhe shtrembëruar konkurrencën në treg.  Si e tillë kjo Akt Marrëveshje, në kuptim të nenit 4, pika 2, të ligjit nr. 9121/2003, është e ndaluar,” deklaroi Autoriteti i Konkurrencës të premten. [link]

Por autoriteti nuk pati masë ndëshkuese për autoshkollat, ndërsa drejtorët e Transportit Rrugor dhe Tatimeve, që të dyja agjenci ligjzbatuese dhe jo ligjvënëse, duket se nuk janë të shqetësuar aspak nga vendimet e autoritetit. Madje, vetëm dy ditë më parë, drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve të Transportit Rrugor e injoroi rolin në këtë çështje të Autoritetit të Konkurrencës.

“Nuk jemi tërhequr, me Autoritet, pa Autoritet ajo (marrëveshja) do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme,” deklaroi Gonxhe.

Ky nuk është rasti i parë kur Autoriteti i Konkurrencës konstaton pa ndërmarrë masa ndëshkuese shkelje të ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.

Në dhjetorin e kaluar, Autoriteti konstatoi pas një hetimi njëvjeçar se Vodafone Albania ka abuzuar me pozitën dominuese në tregun me shumicë të thirrjeve ndërkombëtare, por pavarësisht konstatimit, autoriteti dukshëm vendosi të mos zbatojë detyrën e vet të gjobitjes së shkelësit. Në vend të gjobës, komisioni u mjaftua duke deklaruar se Vodafone urdhërohet të mos vijojë të abuzojë me pozitën dominuese.

Marrëveshja e nënshkruar prej Gonxhes dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve me disa subjekte që u prezantuan si përfaqësues të autoshkollave në Shqipëri, vendosi rritjen në mbi 80 mijë lekë të shërbimit të autoshkollës, një dyfishim i çmimit në krahasim me tarifat aktuale të ofruara nga tregu i lirë.

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesBlendi GonxheÇmimi i PatentësDPTligjzbatueseMarrëveshjamarrëveshjeMASMasaMbledhjeMbrojtjen e KonkurrencësParaSHshqipShqipëriTregTreguVendimetVodafoneVodafone Albania
I mëparshmi

Çështja e inceneratorit të Fierit shkon në gjyq

Tjetri

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

Tjetri
“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

“Mbretërit e Parë të Europës”: Objektet prehistorike ekspozohen në SHBA

Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.