AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Çështja e inceneratorit të Fierit shkon në gjyq

Gjykata e Posaçme i hapi rrugë gjykimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetit socialist Alqi Bllako si dhe zyrtarëve e biznesmenëve të akuzuar për aferën korruptive në realizimin e inceneratorit të Fierit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
15:01 | 24/03/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
I parashikuar për të përfunduar dy vite më parë, inceneratori i Fierit nuk ka filluar ende nga puna. Foto: Nensi Bogdani.

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të premten më 24 mars 2023 të pranojë kërkesën e prokurorisë respektive për kalimin për gjykim të çështjes në ngarkim të 21 të dyshuarve për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe mashtrim në projektin e ndërtimit të inceneratorit të mbetjeve urbane në Fier. Mes të akuzuarve janë edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako, biznesmeni Klodian Zoto dhe zyrtarët e lartë Pëllumb Abeshi e Etleva Kondi, të cilët janë dërguar më parë për gjykim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, edhe për aferën e incineratorit të Elbasanit.

Sipas Kordinatores për të Drejtën e Informimit në Gjykatën e Posaçme, Dinora Aleksi, vendimi për kalimin për gjykim të të pandehurve për abuzimet dhe korrupsionin në projektin e inceneratorit të Fierit, është marrë nga gjyqtarja e seancës paraprake, Flojera Davidhi, e cila e ka gjetur të drejtë e të bazuar kërkesën e SPAK.

SPAK akuzon 16 persona të tjerë, zyrtarë dhe drejtues të kompanive të lidhura me inceneratorin e Fierit për vepra penale që lidhen me ndërtimin e këtij objekti. Anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, Sabina Cenameri, Florjan Muçaj, Azem Shateri dhe Erjon Murataj akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, ndërsa supervizori  Arben Dervishaj akuzohet edhe për “Korrupsion pasiv”. Ndërkohë, drejtues dhe administratorë të “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k.,“Integrated Technology Service” sh.p.k. dhe disa kompanive fiktive akuzohen për veprat penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, “Mashtrimi me pasoja të rënda”, dhe pastrim parash. Në listë janë Arenc Myrtezani, Loran Dusha, Giuseppe Ciaffaglione, Arjola Kodra, Arbër Denizi, Juri Ymeraj, Silvestër Driza dhe drejtues të kompanive të dyshuara fiktive Regan Merdani, Robert Shabani, Enver Sheshi e Gentian Zifla.

SPAK pretendon se ka provuar një sërë veprash penale në ngarkim të të dyshuarve, përfshi përfitimet e paligjshme në mbi 146 milionë lekë që i janë transferuar ish-ministrit të Mjedisit përmes kompanive të lidhura me të dhe në mbi 14 milionë lekë transferuar ish-deputetit të Partisë Socialiste Alqi Bllako përmes pagës prej 6 mijë eurosh në muaj për babanë e tij.

Prokuroria thotë se ka provuar shkelje të ligjit në procedurat e ndjekura për dhënien e koncesionit, e në vijim më shpronësimin si “tokë truall” të vendit ku do të kryhej ndërtimi, ndërsa ishte “tokë arë”, si dhe në përpilimin e faturave fiktive për punime që nuk ishin kryer. Sipas SPAK, janë dokumentuar shkelje që kanë shkaktuar një dëm financiar në rreth 700 milionë lekë.

Gjatë hetimeve paraprake është vendosur masë e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi pasuritë e të pandehurve Lefter Koka, Alqi Bllako dhe Klodian Zoto, që kanë përfituar në mënyrë të parregullt.

Më 21 shkurt 2023, Gjykata e Posaçme pranoi edhe kërkesën tjetër të SPAK për gjykimin ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, ish-deputetit socialist, Alqi Bllako, si dhe biznesmenëve Mirel mërtiri, Klodian Zoto e Stela Gugallia, që akuzohen për korrupsion, abuzim me detyrën e pastrim parash, lidhur me aferën e incineratorit të Elbasanit. Sipas koordinatores Aleksi, gjykimi në themel për këtë çështje do të startojë më 30 mars, në orën 09:30.

 

Etiketa: abuzimAfera e inceneratoreveAlqi BllakoArbër DeniziArenc MyrtezaniArjola KodraAzem ShateriBiznesmenDinora AleksiErjon MuratajEtleva KondiFierFlojera DavidhiFlorjan MuçajGiuseppe CiaffaglioneGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykatëgjykimGjyqKlodian ZotoKorrupsionkorrupsion pasivKorrupsioniLefter KokaLoran DushaMASmashtrimMjedisitPartisë SocialistepasojaPastrim parashPëllumb AbeshiProkuroriaProkuroria e PosaçmeProkuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarSabina Cenamerisekuestro preventiveSHShpërdorim detyreSPAKVendimi
I mëparshmi

Dënime në letër: Zbutja e ndëshkimeve për autorët e krimeve seksuale shkakton shqetësime

Tjetri

Konstatim pa ndëshkim për monopolin e zyrtarëve shtetërorë te patentat

Tjetri
Konstatim pa ndëshkim për monopolin e zyrtarëve shtetërorë te patentat

Konstatim pa ndëshkim për monopolin e zyrtarëve shtetërorë te patentat

gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Punëtorët e huaj në Shqipëri: Narrativa mediatike lustron realitetin

17:46 | 22/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.