AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KPK

‘Tejkalim afatesh dhe zvarritje’: Prokurori Olger Eminaj jep shpjegime në KPK

Prokurori i Korçës, Olger Eminaj dha shpjegime lidhur me konstatimet për tejkalim të afateve të hetimit, që kishin sjellë në disa raste humbjen e fuqisë së paraburgimit për të proceduar për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:11 | 28/03/2023
në KPK, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Prokurori Olger Eminaj pas seancës dëgjimore në KPK.

Prokurori Olger Eminaj i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë u përball të martën më 28 mars 2023 me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime më së shumti lidhur me konstatimet në disa çështje ku vijimi i hetimeve tej afateve ligjore kishin sjellë humbjen e fuqisë së paraburgimit prej nga të proceduarit kishin përfituar masë sigurie më të lehtë, atë të “arrestit në shtëpi”, si dhe në një rast u ngritën dyshime se kjo mund të ishte kryer për të favorizuar të hetuarit. Eminaj u shfajësua me ngarkesën e lartë në punë dhe kompleksitetin e çështjeve. Ndërkohë, KPK nuk konstatoi probleme për pasurinë dhe figurën.

Procesi i vetingut për prokurorin Eminaj po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Olger Eminaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe punon prej më shumë se një dekade si prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Komisioni nuk ka gjetur probleme në një apartament në përdorim në Korçë, në katin e tretë të një objekti trekatësh, që subjektit i është dhuruar nga vjehrri. Zhegu konstatoi se ky objekt rezulton të jetë blerë në vitin 2001 dhe janë kryer ndërtime deri në vitin 2007, kur prokurori Eminaj nuk kishte lidhur martesë dhe nuk kishte filluar ende detyrën. Po ashtu, ka rezultuar se babai i bashkëshortes së subjektit ka pasur burime financiare të ligjshme për blerjen e kësaj pasurie dhe investimet e kryera.

Nga hetimi administrativ ka rezultuar se Eminaj ka pasur mundësi për blerjen e një automjeti në vlerën 150 mijë lekë në vitin 2011; nuk janë gjetur probleme për tokën bujqësore të përfituar nga familja e tij e origjinës në vitin 1991 nga ligji “Për tokën”; si dhe për llogaritë bankare.

Sipas Zhegut, subjekti dhe bashkëshortja kanë pasur mundësi për krijimin e kursimeve në vlerën totale rreth 4200 euro në vitin 2009, të cilat ka shpjeguar se i ka shpenzuar për punime në apartamentin e dhuruar nga vjehrri.

Po ashtu, kanë rezultuar pa probleme përdorimi i një makine në pronësi të vjehrrit që ky i fundit e ka blerë në vitin 2007; një kredi në masën 12 mijë euro e marrë po në këtë vit për rikonstruksion banese; kredi tjetër 2 milion lekë për mobilimin e apartamentit dhe një tjetër kredi në 2016-ën në shumën 1 milion lekë, për shpenzime personale.

Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka dorëzuar dy raporte të kundërta për subjektin. Në të parin ka konstatuar përshtatshmërinë, ndërsa në të dytin, bazuar në informacionet e reja të institucioneve verifikuese, papërshtatshmërinë.

Zhegu deklaroi se nga verifikimet e KPK-së të këtyre informacioneve, nuk janë gjetur probleme që të cënojnë figurën e subjektit të rivlerësimit.

Hetimet jashtë afateve

Në tre dosjet e përzgjedhura nga subjekti nuk janë konstatuar probleme, ndërsa një një prej pesë të shortuarave nuk është gjetur akti për njoftimin e vendimarrjes për zgjatje të hetimit.

Nga të dhënat arkivore ka rezultuar se në vitin 2012, Eminajt i është dhënë një masë disiplinore, ‘paralajmërim për shkarkim nga detyra’, për vonesa në nxjerrjen e urdhërave.

Ndaj prokurorit Eminaj janë depozituar në Komision shtatë denoncime nga publiku. Në një denoncim të depozituar më datë 1 mars, janë ngritur pretendimet për zvarritje të hetimeve nga ana e subjektit, që ka sjellë humbjen e fuqisë së paraburgimit për personat e proceduar.

Zhegu tha se Komisioni ka hetuar për raste të tilla, prej nga kanë rezultuar 7 çështje në të cilat vijimi hetimeve tej afateve ka sjellë të njëjtën situatë, atë të humbjes së fuqisë së paraburgimit, nga për rrjedhojë të proceduarve u ka lindur e drejta që të përfitonin masa sigurimi personal më të lehta.

Nga sa u relatua, të proceduarit hetoheshin për ‘prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’ dhe ‘dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit’. Nga kjo praktikë e ndjekur nga prokurori Eminaj në këto çështje kanë përfituar dhjetëra të proceduar, kërkesat e të cilëve për lirim nga burgu janë prnauar nga gjykatat, duke u caktuar “arrest shtëpie”.

Për një prej këtyre çështjeve, relatorja Zhegu evidentoi se megjithëse prokurori Eminaj ka zgjatur hetimet nuk ka kryer asnjë veprim hetimor. Sipas saj, duket se subjekti ka vepruar duke favorizuar të proceduarit në këtë rast.

Prokurori Olger Eminaj shprehu dakordësi me gjetjet e Komisionit për pasurinë dhe figurën. Në vijim ai dha shpjegimet për çështjet profeisonale. Subjekti pranoi se një prej konstatimeve lidhur me çështjen e shortuar qëndronte, pasi nuk ishte njoftuar zgjatja e hetimit, por ai shtoi se rezultonte që palëve t’u ishte njoftuar vendimi i pushimit.

Teksa po jepte shpjegime të detajuara lidhur me objektin e çështjeve të trajtuara prej Komisionit, subjekti u pyet nga anëtarja Etleda Çiftja nëse kishte zvarritur apo jo hetimet. Eminaj nuk pranoi të kishte zvarritur hetimet.

Subjekti deklaroi ndër të tjera se në vitet e fundit nuk plotësohet organika e përcaktuar për prokurorinë ku ai punon, për shkak të largimeve të prokurorëve nga detyra si pasojë e vetingut, si dhe nga transferimet. Po ashtu, ai tha se vonesa në hetim sillte edhe ndërrimi i oficerëve të policisë gjyqësore, të cilëve u nevojitej të njiheshin me gjithë aktet e dosjeve.

Ai deklaroi ndër të tjera se çështjet për të cilat i janë kërkuar shpjegime janë komplekse, pasi kërkojnë veprime hetimore proaktive, përgjime e vëzhgime që marrin kohë. Për disa çështje Eminaj pohoi se i kishte marrë pasi ishin hetuar më parë prej kolegëve të tij. Për një prej çështjeve subjekti evidentoi se gjykata e kishte kthyer dy herë për vijim të hetimeve dhe sipas tij, ky fakt tregon kompleksitetin e hetimeve.

Eminaj kundërshtoi konstatimin për favorizim të të hetuarve në dukje. Sipas tij, çështja në fjalë ishte ndarë dhe kjo ishte bërë me qëllim për të ruajtur sekretin hetimor dhe jo për të favorizuar të pandehurit.

Relatorja Zhegu e pyeti subjektin se përse duhej të kalonte afati 12 mujor në rastet kur personat ishin kapur në flagrance, duke e kryer veprën penale.

Eminaj ripërsëriti qëndrimin e tij se hetimet kishin qenë komplekse, si dhe kishte pasur të dyshuar të tjerë. Sipas tij, ishin ndryshuar dhe oficerët e Policisë Gjyqësore.

Çiftja pyeti se cilat vepra penale kishte prioritet Prokuroria e Korçës që zgjaste tej afateve hetimet për narkotikët.

Eminaj deklaroi se këto vepra penale janë në fokus. Ai u mbrojt duke sjellë sërish në vëmendje ngarkesën e madhe dhe kalimin e çështjeve nga një prokuror tek tjetri gjatë viteve të fundit. Sipas subjektit, këto çështje ishin të vetmet me probleme në tejkalimin e afateve të hetimit, ndërsa të tjerat të të njëtës tipologji të veprave penale, ishin pa probleme.

Në vijim, Eminaj u pyet edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar Francesco Ciardi lidhur me mënyrën e organizimit të kohës së punës dhe nëse subjekti i merrte në konsideratë afatet kohore.

Eminaj deklaroi se në fokus për afatet ishin çështjet me të proceduar që gjenden në masat e sigurisë “arrest në burg”. Ai deklaroi se afatet vetëm në dy raste i kanë dalë nga vëmendja, ndërsa në çështjet e tjera kishte kërkuar zgjatjen, megjithëse ligji ka afat të kufizuar dhe një pjesë nuk ishin pranuar nga gjykata.

“Ka edhe procedime të tjera penale për të njëjtat vepra penale e me shumë të pandehur ku nuk e kam humbur fokusin”, deklaroi Eminaj.

Ciardi nuk u bind nga shpjegimet e subjektit për mosndarjen e çështjeve lidhur me bashkëpunëtorët e dyshuar apo të paidentifikuar të personave që gjendeshin në “arrest në burg”, me qëllim që për këta të fundit të realizohej përmbyllja e hetimeve brenda afateve ligjore, duke shmangur shuarjen e afateve të paraburgimit.

Eminaj shpjegoi se nuk mund të ndante çështjet derisa të siguronte prova konkrete të pakundërshtueshme edhe për të dyshuarit si bashkëpunëtorë ndaj të cilëve nuk ishte regjistruar procedim.

“Nuk të besoj se jam vetë prokuror”, theksoi Ciardi, ndërsa subjekti u mbroj duke aluduar se çfarë do të ndodhte nëse pas ndarjes së çështjes, të proceduarit të shpalleshin fajtorë, kurse të dyshuarit si bashkëpunëtorë për të cilët ishte ndarë hetimi, ti deklaronte gjykata të pafajshëm. “Atëherë me kë do të ishte bashkëpunimi?”, deklaroi subjekti.

I pyetur nga kryesuesja Faskaj se si mendonte që ta zgjidhte situatën e krijuar me tejkallimin e afateve të hetimit dhe pasojat që rridhnin prej tyre, subjekti u shpreh se mendonte se kjo do të përmirësohej me ardhjen e prokurorëve të rinj. “Është gjë e mirë se shkarkon punën e mbledhur”, pohoi Eminaj dhe ripërsëriti se problem i situatës së krijuar ishte ngarkesa dhe kompleksiteti i çështjeve.

Në përfundim të seancës, relatorja Zhegu i kërkoi Eminajt që brenda datës 29 mars të dorëzonte dokumentacion zyrtar nga Prokuroria e Korçës që pasqyron ngarkesën e tij në punë.

Prokurori Olger Eminaj falënderoi Komisionin dhe kërkoi konfirmimin në detyrë. KPK njoftoi se vendimi do të shpallet më 31 mars, në orën 09:45.

 

 

Etiketa: Alma FaskajArrestarrest shtëpieBurgDenoncimDrejtoria e Sigurimit të informacionit të KlasifikuarDSIKEtleda ÇiftjaEuroFrancesco CiardiGjykataGjyqHetimHetimetKomisioni i Pavarur i KualifikimitKorçëKPKkrediMASMasaNarkotiknarkotikëOlger EminajprocedimProcedimeProcesi i vetingutprodhimprokurorProkuroreProkuroriProkuroriaProkuroria e Rrethit KorçëPunëPunëtorPunëtorëSHShkarkimshkarkim nga detyrashpenzimeSigurimiSuela ZhegunVendimi
I mëparshmi

Kandidate apo magjistrate: Interpretimet e ndryshme në KPA për Esmeralda Ndocin

Tjetri

Prokurorja Englantina Shehu përballet pa probleme me vetingun

Tjetri
Prokurorja Englantina Shehu përballet pa probleme me vetingun

Prokurorja Englantina Shehu përballet pa probleme me vetingun

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.