AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLP sfidon Kolegjin dhe propozon rikthimin e prokurorit Besnik Cani në detyrë

Në Këshillin e Lartë i Prokurorisë u propozua përmes një draft-projekti rikthimi në detyrë i ish-prokurorit Besnik Cani, bazuar mbi kërkesën e tij dhe një interpretim kontrovers të vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Vendimarrja u shty për shkak të qëndrimit të Avokatit të Shtetit, që i kujtonte KLP-së detyrat kushtetuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Vladimir KarajngaVladimir Karaj
15:12 | 30/03/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
KLP gjatë seancës dëgjimore. Foto: Nensi Bogdani/BIRN

I mbledhur në seancë plenare të enjten, Këshilli i Lartë i Prokurorisë e shtyu shqyrtimin e pikës 3 të rendit të ditës, që kishte të bënte me diskutimin dhe miratimin e një projekt-akti për rishikimin e një vendimi të Këshillit sa i përket mbarimit të mandatit të ish-prokurorit Besnik Cani si anëtar i KLP-së.

Kur diskutimet mbërritën në këtë pikë, anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti kërkoi fjalën para se relatori i draftit, Bujar Sheshi të lexonte projektin.

Seiti kërkoi të dinte nëse në projekt ishte marrë parasysh qëndrimi i Avokatit të Shtetit, që siç tha ajo, i kërkonte KLP-së në një relacion “të lidhte vendimmarrjen e tij me detyrat kushtetuese të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit”.

Sheshi tha se relacioni i Avokatit të Shtetit ishte bashkëlidhur vendimit të Gjykatës së Strasburgut për cështjen Cani kundër Shqipërisë, por tha se komisioni “nuk e ka marrë parasysh”. Sheshi tha se KLP ishte marrë vetëm me vendimin e saj dhe kërkesën e subjektit. Por menjëherë pas kësaj, kërkoi shtyrje të vendimmarrjes “për të parë edhe këtë element”.

Pas seancës, kryetari i KLP-së, Alfred Balla i tha BIRN se projekt-akti parashikonte kthimin e Canit si prokuror në prokurorinë e Elbasanit. “Në KLP nuk e kthejmë dot, kështu që u propozua kthimi në prokurorinë e Elbasanit,” tha Balla.

Balla la të kuptohej se vendimi i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që vendosi shkarkimin e Canit, ishte rrëzuar pas vendimit të Gjykatës së Strasburgut, ndërsa interpretoi se në fuqi mbetej vendimi i shkallës së parë të vetingut, që e pati konfirmuar Canin në detyrë.

Ish-prokurori Besnik Cani u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit më 27 shkurt 2020, ndërsa ishte anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sipas vendimit të KPA-së, Cani kishte cënuar besimin e publikut te drejtësia si dhe kishte bërë deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.

Pas kallëzimeve dhe ankimeve ndaj dy anëtarëve të trupës, Luan Daci dhe Ardian Hajdari, Cani e ankimoi vendimin në Gjykatën e Strasburgut.  Më 4 tetor 2022, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 6.1 të Konventës për të Drejtat e Njeriut sa i përket “të drejtës së një gjykate të krijuar me ligj” në vetingun e ish-prokurorit Besnik Cani kundër Shqipërisë.

Sipas Strasburgut, zgjedhja e Luan Dacit nga Kuvendi i Shqipërisë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ishte bërë pa kryer verifikimet e duhura prej autoriteteve dhe se Daci nuk duhej të kualifikohej për të qenë anëtar i KPA.

Por Gjykata e Strasburgut i rrëzoi kërkesat e tjera të Canit, përfshi atë për t’u rikthyer në detyrë dhe kërkimin për një dëmshpërblim financiar me rrogën mujore. Vendimi nuk jep një zgjidhje përfundimtare për rastin dhe për procesin e rivlerësimit dhe e lë atë në dorë të qeverisë shqiptare dhe vetë Canit, ndërsa sugjeron si zgjidhje rihapjen e dosjes së rivlerësimit dhe gjykimin nga një trupë e krijuar sipas ligjit.

“Gjykata merr parasysh qëndrimin e qeverisë se mund të ketë një rrugë ligjore për kërkuesin për të kërkuar rihapjen e procedurave. Prandaj, duke pasur parasysh rrethanat e çështjes në fjalë dhe në masën që kjo mund të jetë e mundur sipas ligjit të brendshëm, forma më e përshtatshme e dëmshpërblimit për shkeljen e së drejtës së kërkuesit për një “gjykatë të krijuar me ligj” sipas nenit 6.1 të konventës do të ishte rihapja e procesit, nëse ankuesi e kërkon këtë rihapje, dhe rishqyrtimi i çështjes në një mënyrë që është në përputhje me të gjitha kërkesat e nenit 6 .1 të Konventës,” thuhet në vendim.

Ndërkohë, Strasburgu e ka rrëzuar shprehimisht kërkesën e Canit për të prishur vendimin e Kolegjit dhe po ashtu edhe për të urdhëruar kthimin e tij në detyrë.

I pyetur mbi vendimin e Gjykatë së Strasbugut, Balla tha se KLP merrte në shqyrtim rastin sa i përket vendimmarrjes së vetë Këshillit, duke iu referuar vendimit 76 të 4 marsit 2020 që shpallte mbarimin e mandatit të Canit si anëtar i Këshillit. I pyetur mbi argumentet ligjore, Balla tha se bëhej fjalë vetëm për draft. “Kur ta mbarojmë. Tani është draft i propozuar KLP-së,” shtoi ai.

Seanca e mbledhjes së KLP-së  u ndoq nga përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Etiketa: Alfred BallaArdian HajdariBesnik CaniBIRNBujar SheshiDrejtësiaGjykataGjykata e StrasburgutGjykata Europiane e te Drejtave te njeriutGjykatëGjykatësKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKolegjiKolegji iKolegji i Posaçëm i ApelimitKPAkushtetueseKuvendiLigjLuan DaciMASNurihan SeitiParaprokurorProkuroriSeancashqipshqiptareShteteve të Bashkuara të AmerikësShtyrjeStrasburguVendimVendimi
I mëparshmi

Biznesmenët e inceneratorëve lëshuan prokura ndërsa ishin në kërkim ndërkombëtar

Tjetri

KQZ kërkon ndalimin e përdorimit të fondeve publike në fushatë

Tjetri
Regjistrimi i PD-së në zgjedhje mbetet peng i paqartësive ligjore

KQZ kërkon ndalimin e përdorimit të fondeve publike në fushatë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.