AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja KP

ONM kërkon ankimin e çështjes së Besnik Cengut për pensionin e parakohshëm

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, Komisioni ka vendosur në kundërshtim me kuadrin ligjor dhe atë kushtetues që të mos aplikojë sanksionin 15-vjeçar ndaj prokurorit Besnik Cengu, pas daljes së tij në pension të parakohshëm.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
19:47 | 06/04/2023
në KP, Lajme, Veting
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Ish-prokurori Besnik Cengu | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN

Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM u kërkuan Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për përfundimin e procedurës së vetingut ndaj ish-prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu, pa një vendim përfundimtar, duke pranuar argumentin e këtij subjekti rivlerësimi se dalja në pension të parakoshëm ishte një e drejtë e tij dhe se nuk mund të aplikohej ndaj tij sanksioni që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Sipas ONM-së, nga ana e Komisionit është përdorur gabim baza ligjore për të mos aplikuar pasojat që sjell ndërperja e vetingut për shkak të mbarimit të statusit të magjistratit, ashtu si përcaktohet në nenin G të Aneksit të Kushtetutës.

KPK vendosi me shumicë votash më 3 mars 2023 të pranojë kërkesën e prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu për të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar ndaj tij pa një vendim përfundimtar, me argumentin se e kishte humbur objektin dhe qëllimin për shkak të daljes në pension të parakoshëm. Trupa e KPK u nda, ku kryesuesja Pamela Qirko dhe anëtarja Brunilda Bekteshi e vlerësuan të drejtë kërkesën e Cengut, ndërsa relatori Roland Ilia doli në pakicë duke çmuar se vetingu ndaj këtij subjekti rivlerësimi duhej të ishte ndërprerë në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, që përcakton sanksionin për ndalimin e rikthimit në sistemin e drejtësisë për 15 vjet.

Rreth dy vjet e gjysmë pasi KPK ishte investuar në vetingun e Cengut, ai iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP me kërkesë për miratimin e pensionit të parakohshëm dhe mbarimit të statusit të magjistratit, ku ka renditur edhe arsyet e tij.

Pasi Komisioni është njohur me vendimarrjen e KLP-së për miratimin e kërkesës së Cengut, ka kryer verifikime pranë Gjykatës Administrative të Apelit, nga ka rezultuar se subjekti nuk ka kryer ankim. Në vijim, KPK thirri Cengun në seancë dëgjimore, në të cilën konstatoi se nga hetimi paraprak dukej se ishte shprehur vullneti i pavesuar i tij për dorëheqje.

Në seancën e zhvilluar më 2 mars 2023 u relatua se në situata të tilla, Komisioni orientohet që përveç ndërprerjes së vetingut, të vendosë edhe ndalimin e emërimit të subjektit të rivlerësimit gjyqtar ose prokuror të çdo niveli, anëtar të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor të Lartë të Drejtësisë ose Prokuror të Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas nenit G të Aneksit të Kushtutës.

Cengu i kundërshtoi konkluzionet paraprake të Komisionit duke këmbëngulur se nuk kishte kërkuar dorëheqje nga detyra, por dalje në pension të parakohshëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore të rënduar.

Shumica i gjeti të drejta pretenimet e subjektit, duke e shmangur sanksionin 15-vjeçar ndaj tij.

Por, ONM e gjen të gabuar arsyetimin dhe konkluzionin përfundimtar të shumicës së KPK-së.

“…Përfundimi i procedurës së verifikimit sipas nenit 95 të Kodit të Procedurave Administrative dhe përjashtimi i zbatimit të nenit G të aneksit të Kushtetutës dhe pasojave për subjektin e rivlerësimit të pa vetuar, është në kundërshtim me kuadrin kushtetues dhe ligjor në fuqi”, vlerëson ONM.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, Cengu me kërkesën për miratimin e pensionit të parakohshëm dhe përfundimin e statusit të magjistratit, në thelb ka shprehur vullnetin e tij për të mos vijuar detyrën deri në daljen në pensionin e pleqërisë.

ONM vlerëson se dalja në pension të parakohshëm dhe përfundimi i parakohshëm i statusit të magjistratit sjell pasoja për procedurën e vetingut, pasi subjekti i vlerësimit largohet me dëshirë dhe para kohe nga detyra. “Largimi me dëshirë dhe para kohe nga detyra çon në ndërprerjen e procedurës së vetingut dhe zbatimin e paragrafit 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, citohet në rekomandim.

“Ka shumë mundësi që ish-subjektet e rivlerësimit, të cilët nuk janë verifikuar për shkak të ndërprerjes së procedurës, të bëhen sërish pjesë e sistemit të drejtësisë…”, vëren ndër të tjera ONM dhe shton se subjekti ende nuk ka mbushur moshën 70 vjeç që është kufiri maksimal i moshës për të shërbyer në sistemin e drejtësisë.

Sipas vëzhguesve ndërkombëtarë, kjo perspektivë kushtetuese është thelbësore dhe nuk duhet anashkaluar apo neglizhuar nga ana e KPK-së. Në rekomandim sillet në vëmendje edhe praktika e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, duke u konstatuar se në rastet kur subjektet janë larguar vullnetarisht është aplikuar sanksioni 15-vjeçar, edhe kur kanë mbushur moshën e pensionit të pleqërisë, në moshën 67-vjeçare.

Në përfundim, ONM u kërkon Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të KPK-së që të mund të kryhet arsyetimi i duhur ligjor sipas legjislacionit në fuqi, si dhe të vendosen pasojat e përcaktuara.

 

Etiketa: AdministrativeAnkimBesnik CenguBrunilda BekteshiGjykatëGjykatësGjyqgjyqtarInspektorKëshillit të Lartë GjyqësorKLPkomisionerKomisioneri PublikKPKkushtetueseONMOperacioni Ndërkombëtar i MonitorimitPamela QirkoParapasojaprokurorProkuroreProkuroria e Rrethit TiranërivlerësimiRoland IliaSHtë drejtaTiranëVendimVetinguVëzhguesit
I mëparshmi

Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmerilda Habili – Gjykata e Vlorës

Tjetri

KPA e gjen të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Rexhep Karaj

Tjetri

KPA e gjen të drejtë shkarkimin e gjyqtarit Rexhep Karaj

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.