AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Opinion

Dalja nga traktati i arbitrazhit lë Shqipërinë pa investime dhe nën arbitraritetin e Ramës

Kryeministri deklaroi se po e mendon të tërheqë Shqipërinë nga një traktat që mbron investitorët e huaj nga arbitrariteti i qeverive, traktat i nënshkruar nga 160 vende. Ndonëse tërheqja është një akt formal jo shumë i vështirë, ka gjasa që pasojat për vendin do të jenë të rënda.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
3 years më parë
në Artikull kryesor, Opinion
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së qeverisë më 29 mars 2023. Foto: LSA

Kryeministrit shqiptar Edi Rama nuk i pëlqenë gjykatat. Një mori ligjesh të ndërmarra prej tij kanë sanksionuar që gjobat e vendosura nga ekzekutivi duhet të arkëtohen si titull ekzekutiv pavarësisht nëse i gjobituri dëshiron të ankohet apo jo në gjykatë ndërsa agjencitë e tij ligjzbatuese si INUK kanë demonstruar padurimin me ankesat gjyqësore të qytetarëve dhe bizneseve, duke u shënjuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si institucion që shkatërron pronat e të tjerëve “jashtë procesit të rregullt ligjor.”

Kur bëri ligjin kundër medias, u çudit shumë kur organizatat e të drejtave të njeriut i vunë në pikëpyetje pikërisht këtë element, sanksionimin prej tij në ligj që një gazetar duhej të paguante gjoba deri 20 mijë euro, pa të drejtën për t’u dëgjuar në gjykatë. 

Vetëm se kësaj here, Rama jo vetëm që shprehu pakënaqësi ndaj gjykatave shqiptare, por edhe ndaj një gjykate ndërkombëtare, e cila, ndonëse nuk është pa kritika, nuk mundet të konsiderohet “e korruptuar” apo “e padrejtë”. 

I vënë në silket përballë faktit se veprimet arbitrare të qeverisë së tij i kanë shkaktuar vendit një dëm prej 110 milionë eurosh, Rama vendosi të akuzojë kritikët se “po gëzohen me fatkeqësinë e vendit” apo të sulmojë vendimin e gjykatës si “skandaloz”. 

“Meqë më dolët në këtë temë kaq të dashur për ata që mendojnë se e mira e tyre është e keqja e Shqipërisë dhe që gëzohen sa herë që ka një lajm të kësaj natyre, në vend që të revoltohen që një kriminel i gjykuar dhe i dënuar me 17 vjet burg për mashtrim të shtetit shqiptar arrin të çajë rrugën në një gjykatë me të cilën ne do të hapim probleme të mëdha, duke filluar nga java e ardhshme, dhe nga e cila madje po analizojmë edhe mundësinë e daljes fare nga juridiksioni sepse është skandaloze ajo që ka ndodhur,” deklaroi Rama në një konferencë për shtyp, pyetur nga një gazetare e Syri.net. 

Gjykata që ka gjobitur Shqipërinë këtë herë, International Centre for Settlement of Investment Disputes, ICSID, është një institucion i themeluar në vitin 1966. Rreth 160 vende në të gjithë botën, përfshirë shumicën e vendeve demokratike, si SHBA dhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca, janë anëtare të kësaj gjykate dhe respektojnë vendimet e saj dhe drejtësinë që ajo jep. [Link]

Duke qenë se në planetin tokë ka rreth 220 vende dhe territore, ta ha mendja se një pjesë e vendeve të botës me të vërtetë nuk e njohin autoritetin e saj. Këto vendet jonënshkruese mund të gjenden këtu: [Link]

Mandati i ICSID është pikërisht ky: të mbrojë investimet e huaja nga veprime arbitrare të shteteve të cilat pranojnë këtë instrument si garanci që u jepet investitorëve të huaj. Në rast se qeveria shqiptare tërhiqet prej saj, atëherë garancia për investitorët e huaj ndaj rrëmbimit arbitrar të pronave të tyre në Shqipëri, bie. 

ICSID është kritikuar herë pas here nëpër botë për shkak të natyrës sekrete se si ajo vepron. Vendimet e saj nuk publikohen. Rezultatet e procedurave raportohen vetëm si “të mbyllura” por jo nëse dikujt i është dhënë e drejtë apo jo. 

(Duhet të vihet re se në dy raste të komenteve publike mbi gjobën 110 milionë euroshe, Rama ka shprehur pakënaqësi veëanërisht për faktin që në rastin e Becchettit, privatësia e gjobave të tilla është cënuar. Duket se Rama shqetësohet jo aq shumë për 110 milionët se sa shqetësohet për telashin që i ka shkaktuar publikimi i këtij problemi). 

Eksperienca e Shqipërisë me këtë gjykatë si dhe me zyrat e tjera të arbitrazhit ka qenë e përzierë. Vetë biznesmeni kontrovers italian Francesco Becchetti ka hapur dy çështje në gjykatë, një e ka humbur, tjetrën e ka fituar. Kompani të tjera të huaja kanë ngritur pretendime ndaj Shqipërisë dhe kanë humbur. [Listën e çështjeve e gjeni këtu] Ndërsa përveç Becchettit, në arbitrazh ka fituar edhe kompania greke Aktor.

Duhet të vihet re gjithashtu se natyra sekrete e punës së ICSID-së e bën të pamundur të dihet se për çfarë konkretisht Shqipëria ka humbur, ose ka fituar në këto procese. E vetmja gjë që dihet është që Shqipëria i detyrohet 110 milionë euro Becchetti-t dhe 44 milionë dollarë dhe kompanisë Aktor. Në të dyja rastet, ka arsye të besohet se gjykata nuk është treguar e padrejtë, pavarësisht se çfarë mendimi mund të kesh për biznesmenin italian. Ajo që vihet re është që gjobat janë shkaktuar nga papërgjegjshmëria e qeverisë shqiptare. 

Rama ka vetëm veten e vet për të fajësuar për 110 milionë eurot e humbura, pavarësisht nëse kundërshtarët e tij politikë gëzohej apo jo nga kjo. 

Tërheqja nga ICISID ka gjasa do të dekurajojë edhe më shumë investitorët aktualë të huaj në Shqipëri dhe do ta lërë Shqipërinë më shumë në dorën e arbitraritetit të Ramës, një arbitraritet për të cilin ai tashmë po fiton famë.

Etiketa: ArbitrazhBritania e MadheBurgDepartamenti Amerikan i ShtetitEdi RamaEuroFrancaFrancesco BecchettigazetargazetareGjermaniaGjobatGjykataGjykatëGjykatësGjyqICISDinvestimeKESHLigjligjzbatuesemashtrimnatyrePunëQeveriaQeveria shqiptareRamaSHSHBAshqipShqipëriShqipëriashqiptareVendimet
Tjetri
Policia e Durrësit arreston 8 persona për shpërndarje kokaine në lokale

Policia e Durrësit arreston 8 persona për shpërndarje kokaine në lokale

meta

Si u nda Gjykata Kushtetuese për mënyrën e arrestimit të Ilir Metës

10:16 | 15/06/2026
protest 2 e1781101587638

“Revolucioni i Flamingove” shkon përtej Kushnerit dhe zogjve

09:31 | 15/06/2026
Saga e ‘seancës paraprake’ për çështjen Veliaj, 4 muaj jashtë afatit

Lobimi i Erion Veliajt fokusohet tek institucionet që mbështesin SPAK në SHBA

09:28 | 15/06/2026
marjana koceku

Deputetja braktis PS-në ndërsa protestat kundër qeverisë zmadhohen

19:52 | 14/06/2026
Lufta për tregun e kokainës hedh dritë mbi lidhjet e krimit shqiptar në Suedi

Si u trafikuan tonelata me kokainë nga Amerika Latine në portet e Europës

10:44 | 14/06/2026
Nërtime, Tiranë, beton, pallate

Drogë – Beton: Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës

10:26 | 13/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.