AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e VKM-së për pallatet pa leje

Përfaqësuesja e qeverisë kërkoi pushimin e gjykimit me argumentin se dy prej firmëtarëve nuk janë më deputetë të Partisë Demokratike, ndërkohë që deputeti Gazmend Bardhi akuzoi qeverinë se po përpiqet të zvarrisë çështjen.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
12:57 | 11/04/2023
në Artikull kryesor, Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona pas seancës në Gjykatën Kushtetuese. Foto: LSA.

Gjykata Kushtetuese vendosi të martën që të shtyjë seancën e shqyrtimit për vendimin e Këshillit të Ministrave “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje, për qëllim fitimi”.

Trupa gjyqësore u kërkoi palëve që të sillnin me shkrim parashtrimet e tyre dhe pretendimet e reja të ngritura në seancën e së martës, pasi përfaqësuesja e qeverisë, Elira Kokona kërkoi delegjitimimin  e palës paditëse të përfaqësuar nga 1/5 e deputetëve të Kuvendit.

Sipas Kokonës, subjekti paditës nuk legjitimohet formalisht, pasi dy nga firmëtarët e kërkesës, Grida Duma dhe Alfred Rushaj nuk janë më deputetë.

“Duhet të jenë 28 deputetë që të vënë në lëvizje gjykatën,” pretendoi përfaqësuesja e qeverisë, duke kërkuar pushimin e gjykimit.

Në tetor 2022, njëzetetetë deputetë demokratë dorëzuan një padi në Gjykatën Kushtetuese me kërkesën për shfuqizimin e VKM-së për shkak se sipas tyre, cenon barazinë e qytetarëve para ligjit.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi kundërshtoi pretendimet e qeverisë me argumentin se 28 firmëtarët kanë qenë deputetë kur firmosën dhe gjykata është vënë në lëvizje përpara se dy deputetët të dorëhiqen.

“Me këtë logjikë i bie që nëse Presidenti i Republikës vendos në lëvizje Gjykatën Kushtetuese dhe nëse ai qëllon që i mbaron mandati, apo vdes, i bie që çështja të mbyllet,” tha Bardhi.

Pas shtyrjes së seancës, Bardhi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po tenton të zvarrisë gjykimin e çështjes dhe të shantazhojë gjykatën .

“Është një nga ato çështje ku kryeministri ka guxuar që t’i kërkojë Gjykatës Kushtetuese të mos lajthisë. Duhet të ndalë sulmet dhe të lejojë të merret në shqyrtim dhe të mbrohen vlerat e garantuara nga kushtetuta,” tha ai.

Ndërtimi pa leje është krim në Shqipëri dhe Kodi Penal parashikon dënime deri në 5 vjet burg për qytetarët e zakonshëm dhe 8 vjet burg për objektet me qëllime fitimi.

Megjithatë, Këshilli i Ministrave i anashkaloi këto sanksione përmes një vendimi të miratuar më 7 shtator 2022, i cili u jep ndërtuesve të mëdhenj një mundësi për t’i ligjëruar shtesat apo godinat e paligjshme, në këmbim të një pagese financiare apo dhënies së sipërfaqeve në favor të shtetit.

Vendimi parashikon procedurat e transferimit të sipërfaqeve të paligjshme nga subjektet private te shteti dhe anasjelltas dhe nuk e përmend në mënyrë eksplicite ndjekjen penale.

Për ekspertët e ligjit, ky vendim përbën një anashkalim të rendit juridik si dhe vendos një standard të dyfishtë mes biznesmenëve të mëdhenj dhe qytetarëve të zakonshëm.

Etiketa: Alfred RushajBiznesmenBurgdeputetEdi RamaElira KokonaGazment BardhiGjykataGjykata KushtetueseGjykatëGjykatësGjykatës KushtetueseGjyqGrida DumaKëshillit të MinistraveKodi PenalKokonaKrimkushtetueseLigjpadiPallatet pa lejeParaPartia DemokratikeRamasanksioneshqipShqipërishtatorvdesVendimVendimiVKM
I mëparshmi

Policia e Durrësit godet rastin e trafikut të armëve drejt Britanisë

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Izabela Radovani – Gjykata e Shkodrës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Izabela Radovani – Gjykata e Shkodrës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Izabela Radovani – Gjykata e Shkodrës

724791 skupstina sednica 09102024 0003 f

BE-ja dënon ministren serbe për mbështetjen e “spastrimit etnik” në Kosovë

19:34 | 14/07/2026
SPAK dërgon për gjykim deputetin socialist Plarent Ndreca dhe 15 zyrtarë për abuzim me tenderat

Gjykata rrëzon kërkesën e Ndrecës për parashtrimet e SPAK

17:40 | 14/07/2026
Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.