AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Konispoli, bashkia e vogël nën kontrollin e socialistëve

Konispoli është një nga bashkitë më të vogla në vend dhe ajo është qeverisur nga socialistët që nga viti 2007, me rezultat të thellë me përjashtim të vitit 2011. Në garë janë Ergest Dule nga Partia Socialiste dhe Fatmir Shero nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
13:20 | 18/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Të 11 mijë votuesit e bashkisë së vogël të Konispolit në cepin më jugor të Shqipërisë pritet të zgjedhin kryetarin e bashkisë dhe 15 anëtarët e këshillit bashkiak të dielën e 14 majit, në zgjedhjet në të cilat socialistët kanë ndërruar kandidat, diçka që e kanë bërë rrallë.
Në garë për postin e kryetarit të bashkisë janë Ergest Dule, i cili ka qenë më herët i punësuar i bashkisë, dhe Fatmir Shero, një biznesmen me aktivitet në Vlorë, i cili ishte kandidat i pavarur për kryetar në zgjedhjet e vitit 2015.
Në garë për këshill janë tetë parti të cilat kanë vendosur në listat e tyre të mbyllura 127 kandidatë.
Pjesëmarrja në zgjedhje në këtë bashki ka qenë rreth 50%.
Socialistët kanë pasur kontrollin në bashkinë Konispol dhe në dy njësitë e tjera të saj, pothuajse vazhdimisht, me përjashtim të mandatit 2011-2015, kur demokratët fituan Konispolin dhe ish-komunën Markat ndërsa socialistët ruajtën kontrollin në ish-komunën Xarë.
Socialistët fituan në territorin e bashkisë edhe zgjedhjet e vitit 2021, kur morën afro 60% të votave. Megjithatë, Bashkia e Konispolit ka pasur për faktor në të shkuarën Partinë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut dhe partinë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, MEGA, parti që garojnë, njëra në favor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe tjetra në favor të PS-së. Këto dy parti kanë marrë në vitin 2011, 500 vota, ndërsa kandidati i PBDNJ-së për kryetar në vitin 2015 mori 971 vota, ose 17%. Këto dy shifra tregojnë se preferencat e votuesve të partive minoritare mund të jenë përcaktuese për secilën palë, nëse angazhohen.
Bashkia Konispol shtrihet në një territor përgjithësisht malor duke u ngritur nga brigjet e Jonit në një zonë bregdetare të pazhvilluar. Aktiviteti kryesor i bashkisë është bujqësia dhe blegtoria. Zona është e famshme për kullota dimërore për bagëtitë e imta.
Në fshatin Xarë një përpjekje e përbashkët e komunitetit ka krijuar një kooperativë shumë të suksesshme të përqendruar te prodhimi i agrumeve. Por pavarësisht suksesit të bujqësisë në Xarë, popullsia e të gjithë zonës ka qenë në rënie të shpejtë gjatë dekadës së fundit.
Bashkia e re do të ketë në territorin e saj edhe një vijë bregdetare prej rreth 10 kilometra të gjatë, e cila aktualisht është e pazhvilluar përreth Kepit të Stillos me bukuri të rrallë. Në këtë pjesë të bregdetit gjenden mes të tjerash Ishulli i Tongos, një shkëmb pranë gjirit të Ftelias në kufi me Greqinë, si dhe ishulli i Stilit.
Në pjesën veriore të bashkisë së re është krijuar një fshat i ri me banorë të ardhur nga Mirdita, popullsi që është përqendruar te artizanati në funksion të turistëve që vizitojnë Butrintin.
Qeveria “Rama” ka dhënë leje për zhvillimin e një fshati turistik në bregdetin e kësaj bashkie duke shkaktuar shqetësime mjedisore, ndërsa një investim prej 310 mijë eurosh ka rikonstruktuar sheshin kryesor të Konispolit si pjesë e Rilindjes Urbane.

Etiketa: bashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëBiznesmenBlegtoriakryetarKufiPBDNJPSPunëPushteti vendorQeveriaRamashqipturistVotavotuesitzgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Gjykata e Lartë vulos ekstradimin e bosit turk të kriptomonedhave

Tjetri

Ekonomistët e cilësojnë “jorealist” zotimin për “pagat e reja” të kryeministrit Rama

Tjetri
Ekonomistët e cilësojnë “jorealist” zotimin për “pagat e reja” të kryeministrit Rama

Ekonomistët e cilësojnë “jorealist” zotimin për “pagat e reja” të kryeministrit Rama

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.