AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KAS hap rrugën e kandidimit të Qerim Ismailajt për bashkinë e Mallakastrës

Partia Demokratike pretendoi se Ismailaj ishte në kushtet e ndalimit të kandidimit për shkak të dënimit për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, por KAS vendosi që ai të vazhdonte garën.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:56 | 19/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Qerim Ismailaj. Foto: Facebook

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve vendosi të mërkurën që të lejojë kandidimin e socialistit Qerim Ismailaj për bashkinë Mallakastër, pavarësisht pretendimit të Partisë Demokratike se ai ishte në kushtet e ndalimit pas një dënimi gjykate për falsifikim.

Ismailaj u gjet fajtor për “falsifikim”, pasi nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit një dënim të hershëm të tij në Greqi, ku rezulton i dënuar me tre vite burg për një sherr të dhunshëm të ndodhur në vitin 2000.

Ai u dënua në shkurt 2023 me 6 muaj burg, dënim që për shkak të gjykimit të shkurtuar u ul në 4 muaj dhe më pas u konvertua në 40 orë punë publike.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Indrit Sefa, argumentoi se Ismailaj ndodhej në kushtet e ndalimit për kandidim dhe kërkoi shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, që e dërgonte rastin për verifikim të thelluar në prokurori.

“Në 2025 mund të kandidojë ky zotëria, pasi të mbarojë 2-vjeçarin e ndalimit që parashikohet në ligj,” tha Sefa.

Sipas Sefës, Ismailaj ishte dënuar për një vepër penale të kryer me dashje direkte dhe nëse do të lejohej kandidimi i tij në zgjedhje do të vihej një predecent i rrezikshëm për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

“Ligjvënësi jo më kot e ka emërtuar ligjin ‘për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen,’” tha ai, duke shtuar se shpallja fajtor për “falsifikim” e bën këtë kandidat pa integritet për t’u zgjedhur.

Përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji kundërshtoi ankimimin e PD-së dhe kërkoi nga KAS që të linte në fuqi vendimin e komisionerit për verifikim të thelluar të kandidatit të kësaj partie.

Duke referuar Kodin Penal, Salianji tha se dënimi “konsiderohet i paqenë” pasi kryhet dënimi alternativ me orë pune, të cilat kandidati i kishte kryer.

Po ashtu, ai argumentoi se ligji ishte bërë me qëllim për të ndaluar dënime që kishin të bënin me krimin e korrupsionin. “Pse kur u bë ligji këtë qëllim kishte, që të ndalonte dikë pse ka harruar të deklarojë një të dhënë në formular?” ngriti ai pyetjen para anëtarëve të KAS-it.

Ismailaj u zgjodh kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të vitit 2019 dhe më pas u denoncua nga opozita për fshehje të një dënimi në Greqi në formularin e vetëdeklarimit, i cili rezultoi i vërtetë pas verifikimit të thelluar nga prokuroria. Megjithatë, Ismailaj vazhdoi ta ushtronte funksionin e tij pas një vendimi të KQZ.

 

Etiketa: Bshkia e MallakastrësBurgEridian SalianjiGreqiIlirian CelibashiIndrit SefaKASKomisionerit Shtetëror të ZgjedhjeveKQZkryetarLigjMallakastërOpozitaParaPartisë DemokratikePDProkuroriProkuroriaPSQerim IsmailajVendimiverifikimzgjedhjeZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Shkupi lufton me fatin e anijeve artificiale në lumin Vardar

Tjetri

KPA lë në fuqi sanksionin 15-vjeçar për Eugen Papandilen

Tjetri
Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese përballet me pyetje mbi vullnetin për tu rivlerësuar

KPA lë në fuqi sanksionin 15-vjeçar për Eugen Papandilen

fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.