AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Përmeti, bashkia e rezultateve zgjedhore surprizë

Një ish-kryetar bashkie garon me kryetaren aktuale të bashkisë për Përmetin, një zonë që në të shkuarën ka dhënë rezultate elektorale surprizuese.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12:25 | 20/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
0
591
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Në pamje të parë, duket se socialistët kanë avantazhe të shumëfishta në zgjedhjet për bashkinë e vogël të Përmetit në jug të vendit, ku 16 mijë votues pritet të zgjedhin kryetarin e ri të bashkisë dhe këshillin bashkiak më 14 maj. Të dhënat e zgjedhjeve të vitit 2021 tregojnë se socialistët fituan në nivel bashkie në masën 55% përkundrejt 39% të votave që shkuan për Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të marra së bashku, ndërsa edhe në zgjedhjet e vitit 2019, socialistët arritën të mobilizonin për veten 4200 vota, një numër më i lartë votash nga sa patën fituar më 2015 dhe nga sa fituan më 2021.

Megjithatë, Përmeti ishte një nga të paktat bashki në jug që zgjodhi një kandidat demokrat në zgjedhjet e vitit 2015, kur Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim derdhën të gjithë pushtetin e vet bashkë në ato zgjedhje. Niko Shupuli, një ish-kryetar komune, arriti të fitojë zgjedhjet në Përmet dhe madje fitoi me rezultat të thellë, 57 me 38%.

Në garën e 14 majit garojnë kryebashkiakja aktuale, Alma Hoxha, e arsimuar në Degën Gjuhë-Letërsi në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit “Eqerem Çabej”, me Edmond Kominon, i cili ka qenë kryetar i bashkisë së qytetit të Përmetit në periudhën 2007-2011. Alma Hoxha u zgjodh kryetare bashkie në vitin 2019 për Partinë Socialiste. Edmond Komino ka qenë kryetar për Partinë Dekmokratike ndërsa tani garon për koalicionin Bashkë Fitojmë, një koalicion i përbërë nga ish-kryeministrat dhe ish-presidentët Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Bashkia e Përmetit përbëhet nga qyteti Përmet dhe ish-komunat Çarçovë, Frashër, Petran dhe Qendër Piskovë. Bashkia shtrihet në një terren malor në të dy krahët e Lumit Vjosa dhe ka një sipërfaqe prej 602 kilometrash katrore.

Ekonomia e zonës përbëhet nga bujqësia e blegtoria ndërsa gjatë viteve të fundit është zhvilluar turizmi i natyrës. Bashkia është e pasur me bukuri natyrore si vendburimi termal i Bënjës, kanionet e Bënjës dhe Lengaricës, Parku Kombëtar i Hotovës apo mali i Dhëmbelit që ngrihet mbi qytetin Përmet si dhe objekte të trashëgimisë kulturore si Shtëpia e vëllezërve Frashëri,  Kishat e Leusës, Kosinës, Bualit, Bënjës pasohen nga  disa ura tipike me harqe, ndërtime të shek. të XVIII-të si ajo e Katiut apo Bënjës.

Etiketa: bashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëBlegtoriaEkonomiaIlir MetakryetarletërsiLëvizja Socialiste për IntegrimMaliMASMetaPartiaPartia SocialistePërmetpresidentPushteti vendorSali BerishaTurizmiURAVjosaVotaVotueszgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Gjyqtari Taulant Tafa jep shpjegime për problemet në të tre kriteret e rivlerësimit

Tjetri

Shqetësimet për popullsinë s’duhet të zgjidhen duke mohuar të drejtat e grave

Tjetri
Shqetësimet për popullsinë s’duhet të zgjidhen duke mohuar të drejtat e grave

Shqetësimet për popullsinë s’duhet të zgjidhen duke mohuar të drejtat e grave

protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
rama 2 ps

“Nga lajmi te lajmësi”: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

08:46 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.