AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Vau i Dejës, zgjedhjet në ndikimin e makinerisë elektorale të PSD

Bashkia e Vaut të Dejës është qeverisur historikisht nga demokratët, dhe në veçanti, nga kandidati aktual i tyre, Zef Hila. Por në zgjedhjet e vitit 2021, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit mori në nivel bashkie mbi 4 mijë vota, duke u renditur e dyta pas demokratëve. Për rrjedhojë, rezultati i 14 majit ka gjasa do të përcaktohet nga shkalla e angazhimit të socialdemokratëve si makineri elektorale.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
15:31 | 20/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor, Artikull kryesor Analiza, Faqja e pare
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter

Në vitin 2007, në ish-komunën Bushat, kandidati i pavarur Zef Hila fitoi zgjedhjet me 98% të votave, duke lënë dy partitë e mëdha, PD dhe PS, me më pak se 2% të votave bashkë. Hila rifitoi zgjedhjet e vitit 2011 për komunën Bushat dhe mposhti koalicionin PS+LSI në zgjedhjet e vitit 2015, kur Komuna Bushat u bë pjesë e bashkisë Vau i Dejës. Hila u tërhoq nga gara bashkë me opozitën në zgjedhjet e vitit 2019, kur kandidati socialist Mark Babani fitoi pa garë.

Në zgjedhjet e vitti 2021, Hila u zgjodh deputet për Partinë Demokratike dhe mori gati 6 mijë vota preferenciale. Në zgjedhjet e 14 majit 2023, Zef Hila do të garojë në favor të koalicionit “Bashkë Fitojmë” , pasi hoqi dorë nga mandati i deputetit për t’u rikthyer në postin e kryebashkiakut. Kësaj here ai garon përballë Kristjan Shkrelit, një zyrtar socialist nga Bushati, i cili ka punuar si punonjës shteti në agjencinë e kadastrave dhe në zyrën e legalizimit për zonën e Shkodrës.

Dhe ndërsa demokratët duket sikur e kanë kontrolluar territorin e kësaj bashkie me rezultat të thellë gjithmonë, me përjashtim të vitit 2007 kur u mposhtën nga Hila si i pavarur, fakti mbetet që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, Partia SocialDemokrate e Tom Doshit fitoi mbi 4 mijë vota në territorin e kësaj bashkie, duke u renditur në vend të dytë pas Partisë Demokratike dhe para Partisë Socialiste, e cila ra në vend të tretë. Në fakt, në zgjedhjet e vitit 2021, në nivel bashkie, Partia Socialiste dhe Partia Socialdemokrate bashkë morën një grusht votash më shumë se sa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, të cilat përbëjnë sot praktikisht koalicionin opozitar.

Partia Socialdemokrate aktualisht e drejtuar nga Tom Doshi funksionoi si një makineri elektorale në zgjedhjet e vitit 2021, duke fituar dy mandate deputetësh në Shkodër dhe një në Tiranë dhe duke shpallur mbështetjen e palëkundur për Partinë Socialiste të Edi Ramës menjëherë pas zgjedhjeve. Në garën elektorale të 14 majit, duket se kandidati socialist Kristjan Shkreli ka siguruar edhe mbështetjen e PSD-së së Tom Doshit, pasi është shfaqur në disa takime elektorale përkrah këtij të fundit.

Bashkia e Vaut të Dejës shtrihet përgjatë luginës së poshtme të lumit Drin dhe është një zonë fushore shumë pjellore me bujqësi të zhvilluar. Bujqësia është e përqenduar te prodhimi i zarzavateve për tregun vendës dhe për eksport.

Qyteti i Vaut të Dejës u ndërtua si pjesë e projektit të hidrocentralit me të njëjtin emër mbi lumin Drin, një nga hidrocentralet më të mëdhenj të vendit. Bashkia përbëhet nga qyteti i Vaut të Dejës dhe ish-komunat Bushat, Vig-Mnele, Hajmel, Temal dhe Shllak. Bushati është njësia administrative me më shumë popullsi ndërsa bashkia përfshin edhe ish-komunat Temal dhe Shllak, të cilat gjenden në anën tjetër të Liqenit të Vaut të Dejës dhe të Liqenit të Komanit.

Përveç bujqësisë dhe industrisë elektroenergjetike, zona ka potencial për zhvillimin e turizmit të natyrës.

Administrata e bashkisë ka aktualisht rreth 300 të punësuar.

Etiketa: AdministrataAdministrativeBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëdeputetEdi RamHajmelHidrocentraletLëvizja Socialiste për IntegrimLSImandati i deputetitParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialdemokratePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePDPSPSDPunëPushteti vendorSHShkodërTom DoshiVotaZef HilaZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Konfiskimi i televizionit Ora News të Ylli Ndroqit merr formë të prerë

Tjetri

“I fshihet drejtësisë”: SPAK nis verifikimet për thyerjen e arrestit nga Jonida Zeqo

Tjetri
SPAK kërkon gjykimin e tre ukrainasve si pjesë e një rrjeti të trafikut të drogës

“I fshihet drejtësisë”: SPAK nis verifikimet për thyerjen e arrestit nga Jonida Zeqo

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.