AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Konfiskimi i televizionit Ora News të Ylli Ndroqit merr formë të prerë

Pas një kërkese të biznesmenit Ylli Ndroqi kundër bllokimit të një pjese të pasurive që zotëron, Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimarrjes së shkallës së parë për konfiskimin e pjesës më të madhe të pronave të paluajtshme të tij, përfshi edhe televizionin “Ora News”, që do të kalojnë në pronësi të shtetit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
14:35 | 20/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Pronari i Ora News, Ylli Ndroqi duke folur gjatë ceremonisë së 5 vjetorit të një emisioni. Foto: LSA

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi të enjten më 20 prill 2023 të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë për konfiskimin e disa pasurive të zotëruara nga biznesmeni Ylli Ndroqi, të sekuestruarara në vitet 2020-2021 si të dyshuara se janë produkt i veprimtarive kriminale. Vendimi i formës së prerë u mor nga trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit, i kryesuar nga gjyqtari Dhimitër Lara dhe me anëtare gjyqtaret Nertina Kosova e Daniela Shirka.

Në njoftimin e gjykatës sqarohet se pas shqyrtimit të ankimit të paraqitur nga Ndroqi kundër vendimit të shkallës së parë, është vendosur lënia në fuqi e tij.

Mes pasurive të konfiskuara që do t’i kalojnë shtetit janë edhe shoqëria “Ora”, që përfaqëson televizionin “Ora News” dhe 30% e kuotave të shoqërisë “Channel One”.

Në listën e gjatë të pasurive të konfiskuara me vendimin të 3 nëntorit 2021 janë pjesët takuese të Ylli Ndroqit në 11 shoqëri tregtare; katër troje; katër njësi shërbimi; katër automjete luksoze; një garazh; një sipërfaqe tokë arë dhe një sipërfaqe pyll. Sipas disponimit të gjyqtares Etleva Deda, të gjitha këto pasuri do t’i kalojnë në pronësi shtetit.

Ndërkohë, shkalla e parë revokoi masën e sekuestrove të vendosura me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK në vitet 2020 dhe 2021 për dy apartamente; dy troje dhe një njësi tregtare.

Konfiskimi u krye bazuar në ligjin e vitit 2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i njohur ndryshe si ligji “Antimafia”. Sipas SPAK, midis të ardhurave të shtetasit Ylli Ndroqi e familjarëve të tij dhe pasurive që ata kanë krijuar nga viti 1998 deri në vitin 2020, ka një diferencë prej 3 milionë eurosh.

Hetimi pasuror për Ylli Ndroqin u regjistrua më 21 korrik 2020, bazuar mbi precedentë penalë të hershëm që lidhen me një arrestim në Turqi në vitin 1998 për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike. Sipas SPAK, edhe Italia kishte lëshuar një urdhër-arresti për Ndroqin në vitin 2006, por pavarësisht kësaj ai vazhdoi i patrazuar për më shumë se një dekadë aktivitetet e tij të biznesit në Shqipëri.

Etiketa: antimafiaArrestimChannel OneDaniela ShirkaDhimitër LaraEtleva DedaGjykataGjykata e PosaçmeGjykata e Posaçme e ApelitGjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të OrganizuarGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e OrganizuarGjykatëGjykatëshetimi pasurorItaliaKosovaMASNertina KosovaOra NewsSHshqipShqipëriSPAKTrafikTurqiVendimiYlli Ndroqi
I mëparshmi

Shqetësimet për popullsinë s’duhet të zgjidhen duke mohuar të drejtat e grave

Tjetri

Vau i Dejës, zgjedhjet në ndikimin e makinerisë elektorale të PSD

Tjetri
Vau i Dejës, zgjedhjet në ndikimin e makinerisë elektorale të PSD

Vau i Dejës, zgjedhjet në ndikimin e makinerisë elektorale të PSD

Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
marjonhorn baby 6823431

Të rinjtë në Evropën Juglindore duan familje – por kanë nevojë për mbështetje

10:34 | 13/07/2026
debate meps call for measures against turkey following military operation in syria (48947581143)

Eurodeputetja Tineke Strik: Protestuesit në Shqipëri po mbrojnë “vlerat e BE-së”

10:09 | 13/07/2026
sanksionet ruse analize

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës   

06:38 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.