AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Këlcyra, rezultatet e së shkuarës kanë qenë ngushtë

Kryetari aktual i Bashkisë së Këlcyrës Klement Ndoni kërkon mandatin e tij të katërt dhe të fundit përballë dy sfidantëve, Adriatik Spahiut nga Partia Demokratike dhe Arjan Kasajt nga koalicioni Bashkë Fitojmë. Plot 22 parti me 357 kandidatë garojnë për këshill bashkiak dhe ky përbën rekordin në rang kombëtar.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
12:04 | 23/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
589
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Bashkia e Këlcyrës në jug të Shqipërisë ka shënuar rënie të vazhdueshme të popullsisë, të votuesve në listat zgjedhore dhe në numër votash, ndërsa është qeverisur që nga viti 2015 nga Klement Ndoni i Partisë Socialiste, i cili më herët ka qenë kryetar i bashkisë së qytetit të Këlcyrës që nga viti 2011.

Këlcyra ka qenë një bashki të cilën socialistët e fituan me shumë vështirësi në vitin 2015, kur ishin në aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, kur Ndoni arriti të marrë vetëm 116 vota më shumë se sa kandidati i pavarur Bujar Fezga, i cili u mbështet nga Partia Demokratike, pasi kjo e fundit tërhoqi kandidatin e saj me precedentë penalë si tregues i vullnetit të mirë për dekriminalizimin. Por që nga ajo kohë, numri i votuesve në lista ka rënë për këtë bashki nga gati 9800 në vitin 2015, në 9300 aktualisht. Pjesëmarrja në zgjedhje ka rënë nga gati 5 mijë në vitin 2015, në 3600 votues në zgjedhjet e vitit 2021. Socialistët gjithsesi fituan zgjedhjet parlamentare të vitit 2021 në nivel bashkie duke marrë rreth 200 vota më shumë se sa kundërshtarët e tyre aktualë, koalicioni Bashkë Fitojmë, i përbërë nga mbështetësit e Sali Berishës dhe partia Lëvizja Socialiste për Integrim krahas partive të tjera më të vogla.

Gjithsesi, gara duket se është e hapur për shkak se avantazhi i socialistëve në zgjedhjet e vitit 2021 është më i vogël se sa numri i votave të marra nga partitë e vogla kështu në në përballje për maxhoritar, çdo votë duket se vlen.

Këlcyra është edhe një nga bashkitë ku Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka vendosur të garojë me Adriatik Spahiun.

Këlcyra është një qytezë e shtrirë mes maleve Trebeshinë dhe Nemerckë, e cila përshkohet  nga ujërat e kthjellëta të Vjosës. Kjo bashki përbëhet nga 4 njësi administrative, të cilat janë: Këlcyrë, Ballaban, Sukë dhe Dishnicë. Bashkia ka nën administrimin e saj një qytet dhe 48 fshatra.

Bashkia e Këlcyrës numëron 175 të punësuar.

Etiketa: AdministrativeAdriatikbashkiBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëEnkelejd AlibeajKëlcyrëkryetarLëvizja Socialiste për IntegrimPartiaPartia DemokratikePartisë SocialistePunëPushteti vendorSHshqipVotaVotueszgjedhjeZgjedhje 2023Zgjedhjet
I mëparshmi

Dropulli, socialistët dominojnë në një elektorat të tkurrur

Tjetri

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Pjetërnikaj – Prokuroria e Lezhës

Tjetri
Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Pjetërnikaj – Prokuroria e Lezhës

Skeda e pasurisë së deklaruar – Ylli Pjetërnikaj – Prokuroria e Lezhës

photo 2026 06 02 13 53 06

Mes protestave në Tiranë, Rama kërkon “fajtorë” edhe në radhët e veta

17:11 | 24/06/2026
photo 2026 06 21 21 56 29

Kur media humbet memorien

16:47 | 24/06/2026
Si u ndanë ‘fatet’ e Elbana Llurit dhe ish-bashkëshortit Gerd Hoxha në KPA

Argumentet e KPA për konfirmimin në detyrë të prokurorit Genci Qana

15:01 | 24/06/2026
bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.