AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

Dropulli, socialistët dominojnë në një elektorat të tkurrur

Bashkia e Dropullit, e banuar nga popullsi minoritare, shënon rekord për pjesëmarrje të ulët në zgjedhje për shkak të emigrimit masiv. Socialistët kanë dominuar tradicionalisht në zonë, por surprizat nuk kanë munguar ndërsa politikanët vendorë kanë peshë më të lartë se në bashki të tjera në këtë zonë.

Gjergj ErebarangaGjergj Erebara
11:57 | 23/04/2023
në Analiza, Artikull kryesor Analiza
0
588
SHPËRNDARJE
3.3k
SHIKIME
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter


Bashkia e Dropullit shënoi një rekord në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, kur vetëm 15% e gati 20 mijë votuesve në listat e zgjedhësve u paraqitën në qendrat e votimit. Pjesëmarrja e ulët i dedikohet emigrimit në masë të popullsisë së kësaj bashkie, e cila përbëhet nga ish-komunat Dropull i Poshtëm, Dropull i Sipërm dhe Pogon, por pjesëmarrja e vitit 2021 shënon një nivel edhe më të ulët se za zakonisht. Në zgjedhjet e shkuara pjesëmarrja ka qenë 30-35% dhe në të ka luajtur rol të konsiderueshëm angazhimi i palëve politike për të joshur emigrantët të kthehen për të votuar.

Zgjedhjet e vitit 2021 në nivel bashkie u fituan nga socialistët me 52% të votave ndërsa Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim morën secila nga 20% të votave. Pjesëmarrja e ulët e vitit 2021 dhe rezultati i dobët i LSI në zonë duket se i dedikohet edhe vendimit kontrovers të komitetit të ekspertëve të menaxhimit të pandemisë së COVID-19 për të mbyllur kufirin në javën para zgjedhjeve dhe për të përcaktuar një karantinë dyjavore për të ardhurit nga Greqia. Rrjedhimisht zgjedhjet e atij viti mund të mos jenë tregues. Për më tepër, Dropulli ka surprizuar më parë në zgjedhje, në vitin 2015, kur vendosi të votojë një kandidat të Partisë Demokratike kundër të gjitha pritshmërive.

Në zgjedhjet e 14 majit, kandidati i Partisë Socialiste Dhimitraq Toli kërkon një mandat të dytë përballë kandidatit të koalicionit Bashkë Fitojmë Thanas Maneka dhe kandidatit të Nisma Thurrje, Kosta Garo. Garo ka qenë më herët kandidat për deputet i Partisë Socialiste për zgjedhjet e vitit 2021. Ai ishte i katërti në qarkun Gjirokastër, ku zgjidhen katër deputetë dhe ku Partia Socialiste fitoi tre. Garo mori 833 vota pëlqyese, gjë që e bën atë një sfidues jo pa pretendime përballë dy kandidatëve të tjerë.*

Maneka ka mbështetjen e partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, partia historike e minoritetit grek në Shqipëri, e cila është pjesë e koalicionit Bashkë Fitojmë, si dhe mbështetjen e shoqatës Omonia. Ndërkohë, Vangjel Tavo, një politikan me peshë në zonën e Gjirokastrës, dhe në veçanti, në Dropull, duket se deri tani nuk është angazhuar publikisht për të mbështetur ndonjë nga kandidatët kështu që votat e LSI, të cilat në këtë zonë kanë mbështetur Tavon, nuk mund të merren si të mirëqena në koalicionin opozitar.

Minoriteti grek është i ndarë në dy parti të mëdha. Përveç PBDNJ-së, në garë është edhe partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen. Kjo parti nuk garon për kryetar bashkie në Dropull, por ajo ka marrë fushë të lirë nga Partia Socialiste në bashkinë e Finiqit, e cila gjithashtu banohet nga minoriteti grek. Rrjedhimisht sugjerohet se mbështetësit e kësaj partie në Dropull do të votojnë në favor të kandidatit socialist.

Bashkia e Dropullit jeton në përgjithësi falë emigrimit dhe aktivitet ekonomik bujqësor dhe blegtoral të paktë si dhe me industri agroushqimore. Administrata e bashkisë numëron 110 të punësuar.

*Ky shkrim është amenduar për të shtuar në paragrafin e tretë kandidatin Kosta Garo nga Nisma Thurrje, i cili nuk gjendej në fletën tip të votimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve por pritet të shtohet pas një vendimi të Kolegjit Zgjedhor, i cili urdhëroi regjistrimin e tij.

Etiketa: AdministrataBashkiaBashkia BelshBashkia BeratBashkia BulqizëBashkia CërrikBashkia DelvinëBashkia DevollBashkia DibërBashkia DimalBashkia DivjakëBashkia DropullBashkia DurrësBashkia e ElbasanitBashkia e TiranesBashkia FierBashkia FiniqBashkia Fushë-ArrëzBashkia GjirokastërBashkia GramshBashkia HimarëBashkia KamëzBashkia KavajëBashkia KëlcyrëBashkia KlosBashkia KolonjëBashkia KonispolBashkia KorçëBashkia KrujëBashkia KuçovëBashkia KukesBashkia KurbinBashkia LezhëBashkia LibohovëBashkia LibrazhdBashkia LushnjeBashkia Malësia e MadheBashkia MaliqBashkia MallakastërBashkia MatBashkia MemaliajBashkia MirditëBashkia PatosBashkia PeqinBashkia PërmetBashkia PogradecBashkia PoliçanBashkia PrrenjasBashkia PukëBashkia PustecBashkia RoskovecBashkia RrogozhinëBashkia SarandëBashkia SelenicëBashkia ShijakBashkia ShkodërBashkia SkraparBashkia TepelenëBashkia Ura VajguroreBashkia VlorëBashkia VorëCOVIDCOVID-19deputetGreqiakandidatëtkryetarLëvizja Socialiste për IntegrimLSIMASnismaOMONIApaktParaPartiaPartia DemokratikePartia SocialistePartisë DemokratikePartisë SocialistePBDNJPunëPushteti vendorSHshqipShqipëriVangjel TavoVendimiVotazgjedhjeZgjedhje 2023ZgjedhjetZgjedhjet e 14 majit
I mëparshmi

Pas ndërtimeve kaotike, Kamza në sprovë edhe nga pallatet shumëkatëshe

Tjetri

Këlcyra, rezultatet e së shkuarës kanë qenë ngushtë

Tjetri
Këlcyra, rezultatet e së shkuarës kanë qenë ngushtë

Këlcyra, rezultatet e së shkuarës kanë qenë ngushtë

bg 2022 1

Kriza në Bibliotekën “Vaclav Havel” vë në pikëpyetje trashëgiminë e një ikone çeke

14:04 | 24/06/2026
protesta 20 qershor

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:35 | 24/06/2026
gjykata

Strasburgu i jep të drejtë prokurorit Ferdinand Elezi

17:24 | 23/06/2026
revolucioni i flamingove slogani dhe simboli i protestave masive ne tirane. foto nensi bogdani

Mosbesimi dhe teoritë e komplotit janë litari që na la jashtë komunizmi

17:19 | 23/06/2026
gentjan osmani duke dale nga kpk

Strasburgu i hap rrugën prokurorit Gentjan Osmani të kthehet në detyrë

14:08 | 23/06/2026
gozi pde

Demokratët Europianë: Rama s’mund të shpërfillë kërkesat për llogaridhënie

11:37 | 23/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.