AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Donald Trump
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë u përfshinë në diskutime mes tyre lidhur me caktimin e përkohshëm të drejtuesve të prokurorive pa u vlerësuar më parë për punën e tyre, si dhe për transferimet e përkohshme në prokurorinë e Apelit pa garë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
17:14 | 24/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së 24 prillit 2023.

Caktimi i përkohshëm i drejtuesve të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm pa një vlerësim paraprak si dhe i transferimit të prokurorëve të tjerë në Apel pa garë, u bë objekt debati mes anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, në mbledhjen e të hënës më 24 prill.

Në rendin e ditës së mbledhjes plenare ishin përcaktuar për t’u trajtuar projekt- aktet për caktimin e përkohshëm të dy prokurorive, atë të Dibrës dhe Gjirokastrës, që u relatuan nga anëtari Bujar Sheshi.

Pas miratimit të ndërprerjes së caktimit të përkohshëm në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Dibrës të prokurorit Rifat Kojku, për shkak të kërkesës së tij për heqje dorë nga ky funksion për arsye shëndetësore, KLP shqyrtoi projekt-aktin për caktimin e një tjetër prokurori në krye të kësaj prokurorie.

Sheshi vërejti se në Dibër e ushtrojnë funksionin katër prokurorë, tre nga të cilët kanë filluar punë rreth tre vite më parë dhe nuk plotësojnë kriterin për të pasur eksperiencë 7-vjeçare për t’u caktuar në rolin e drejtuesit. Sipas Sheshit, i vetmi që plotëson kriteret është prokurori Urim Buci, i cili e ka filluar detyrën në vitin 2015.

Anëtari Sokol Stojani vërejti se pas një jave do të kryhet ristrukturimi i prokurorive sipas hartës së re gjyqësore dhe se prokuroria e Dibrës do të bashkohet me të tjera prokurori, ku sipas tij mund të ketë edhe prokurorë të tjerë që i përmbushin kushtet për t’u caktuar në rolin e drejtuesit.

Sheshi ndërhyri duke theksuar se edhe pas bashkimit, Buci ka përvojën e duhur dhe e njeh me mirë Dibrën. Në përfundim, KLP vendosi të miratojë projekt-aktin e paraqitur nga Sheshi për caktimin e përkohshëm të prokurorit Urim Buci në  pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Dibrës. Akti u miratua me 10 vota pro, ndërkohë që anëtari Sokol Stojani votoi kundër.

Në vijim u kalua në diskutimin për miratimin e projekt-aktit për caktimin e përkohshëm të prokurorit Julian Çafka në pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Gjirokastrës.

Anëtarja Mirela Bogdani propozoi që për të gjithë prokurorët që caktohen si drejtues të përkohshëm, të ketë paraprakisht një vlerësim që të rikonfirmohen.

Sheshi e cilësoi specifik rastin e Gjirokastrës, duke sqaruar se Çafka është i vetmi që plotëson kriteret për ta ushtruar funksionin e drejtuesit. Ai shtoi se ky prokuror nuk ka dashur në të gjitha rastet që të caktohet si drejtues, por ka pranuar bazuar edhe në nxitjen e vetë KLP-së.

Anëtari Zeqir Hoda konstatoi se Çafka ka rreth katër vjet që caktohet si drejtues i përkohshëm në Gjirokastër, ndërkohë që mandati i plotë për rolin e drejtuesit të emëruar është 3 vjet. Sipas anëtarit Hoda, do të ishte e nevojshme që pas kalimit të një afati 3 vjeçar në këtë pozicion, të kryhet vlerësim.

Lidhur me këto situata, Hoda vërejti se KLP është prapa në kohë edhe për shkak se nuk ka një rregullore. Ai këmbënguli që të paktën të ketë një vlerësim të performancës. “Nëse do kemi drejtues për një afat mbi tre vite, mendoj se vlerësimi është i arsyeshëm,” pohoi Hoda.

Anëtarja Nurihan Seiti konstatoi se e njëjta situatë shfaqet edhe në transferimin e prokurorëve të shkallës së parë në atë të Apelit. Ajo kërkoi që të hapet gara për transferimin e prokurorëve në Apel.

Kryetari i KLP-së, Alfred Balla deklaroi se nuk kishte pengesa për të hapur garën dhe theksoi se do ta bënin një gjë të tillë.

Ndërkohë, KLP miratoi në vijim projekt-aktet për caktimin e përkohshëm në Prokurorinë e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm të prokurorëve Pranvera Gruda, Elidjana Kasa dhe Kujtim Basha. Miratimi u bë me shumicë votash, pasi  një pjesë e anëtarëve nuk morën pjesë në votim, ndërsa anëtarja Seiti duke mos rënë dakort për transferimin në Apel pa garë, votoi kundër.

Në seancën plenare të hënën u miratuan ndër të tjera edhe projekt-akti për ristrukturimin e KLP-së; si dhe raportet për analizën e aftësive profesionale për 6 prokurorë, që do t’i përcillen KPK-së në kuadër të procesit të vetingut të magjistratëve.

 

Etiketa: Alfred BallaAnalizëApelBashaBujar SheshiElidjana KasaGjyqJulian ÇafkaKeshilli i Larte i ProkuroriseKLPKPKKujtim BashaMagjistratMirela BogdaniNurihan SeitipaktPranvera GrudaprokurorProkuroriProkuroriaRifat KojkuSHSokol StojaniUrim BuciVotavotimZeqir Hoda
I mëparshmi

KQZ hap hetim për fushatën vizuale të PS kundër opozitës

Tjetri

Koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, pa numërues votash në gjysmën e vendit

Tjetri
Dekriminalizimi, KQZ kërkon verifikimin e 30 kandidatëve për zgjedhjet vendore

Koalicioni ”Bashkë Fitojmë”, pa numërues votash në gjysmën e vendit

Presione dhe intimidim: Çifti Veliaj dhe Bushka akuzohen për pengim të drejtësisë

SPAK kërkon dënimin me 400 mijë lekë gjobë për ish-deputeten Klotilda Bushka

16:01 | 03/06/2026
protesta 1

Letër e hapur për arkitektët e huaj: Flisni për atë që po ndodh në Nartë!

13:32 | 03/06/2026
Favorizoi ndërtimet jashtë lejeve, prokuroria kërkon gjykimin e ish-drejtoreshës së ASHK Tiranë

Titullarët dhe 10 punonjës të një dege të UBA Bank akuzohen se vodhën klientët

10:34 | 03/06/2026
foto 02 (1)

‘Autor i projektit’: Pse Rama po përpiqet të manipulojë revoltën për Zvërnecin?

07:08 | 03/06/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

Apeli heq apartamentin e Ergys Agasit nga sekuestroja

17:19 | 02/06/2026
hjzltqvxcaa0cwg

Grupimi i Partive Ambjentaliste Europiane kundër resortit të ‘Kushner’ në Zvërnec

16:52 | 02/06/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.