AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KQZ hap hetim për fushatën vizuale të PS kundër opozitës

Pas ankesave të marra për një poster elektoral denigues të shpërndarë në billboard-et e Tiranës dhe qyteteve të tjera, Komisioneri Celibashi tha se është hapur një proces administrativ në KQZ.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
16:50 | 24/04/2023
në Lajme
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Posterat elektoralë të kryeministrit Edi Rama kanë mbushur rrugët e Tiranës. Foto: LSA

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi, bëri të ditur të hënën  se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur një procedurë administrative për fushatën vizuale që ka nisur Partia Socialiste, pas denoncimeve të marra për “fushatë denigruese” ndaj opozitës.

“Kemi vendosur të hapim procedurën administrative të shqyrtimit të denoncimeve të paraqitura nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ dhe disa organizata për mënyrën se si po e prezanton fushatën nga pikëpamja vizuale Partia Socialiste dhe subjekte të tjera,” tha Celibashi.

Deklarata e tij u bë pasi përfaqësuesi i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në KQZ, Altin Kaziaj denoncoi mesazhin e shpërndarë nga Partia Socialiste në dhjetra billboarde në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë. Ai iu referuar posterit elektoral që shfaq kryeministrin Edi Rama me ngjyra dhe liderët e koalicionit opozitar, Sali Berisha dhe Ilir Meta, në një imazh bardh e zi.

Kaziaj i kërkoi Celibashit që të marrë masa urgjente, pasi kjo fushatë sipas tij po prish barazinë në garë dhe është në shkelje të Kodit Zgjedhor.

“Nga data 15 prill, në rrugët e Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë konstatojmë billboarde të mëdhenj me gjuhë fyese, denigruese të kryeministrit të vendit ndaj përfaqësuesve të opozitës,” tha Kaziaj.

“Për barazi të armëve duhet të shihni çfarë po bën qeveria,” shtoi ai.

Komisioneri u mbrojt me ‘volumin e dokumentacionit’ në radhë për t’u shqyrtuar.

“Nuk ka qasje të diferencuar për arsye subjektive për sjelljen elektorale të të gjitha partive,” tha Celibashi duke bërë të ditur se kishte shumë denoncime për fushatën.

Komisioneri shqyrtoi të martën denoncimin e monitoruesve të KQZ-së në terren për një zyrë elektorale të koalicionit opozitare më pak se 300 metra larg qendrave të votimit, ku kërkoi bashkëpunimin e koalicionit për të zhvendosur zyrën.

 

Etiketa: AdministrativeAltin KaziajArmëEdi RamaHetimIlir MetaIlirian CelibashiKomisioneriKomisioni Qendror i ZgjedhjeveKQZMasaMetaPartiaPartia SocialistePSQeveriaRamaSali BerishashqipTiranë
I mëparshmi

Ligjshmëria e të ardhurave nga ferma vë në pozitë prokurorin Ylli Pjetërnikaj

Tjetri

Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Tjetri
Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Mungesa e vlerësimit për drejtuesit dhe promovimet pa garë shkaktojnë debat në KLP

Rritje kostosh? Ligji i qeverisë për mbetjet pritet me shqetësim në Kuvend

Qeveria i hap rrugë ndërtimit të parqeve eolike në tokat bujqësore

13:55 | 14/07/2026
fredi kokoneshi divjake

SPAK kërkon gjykimin e ish-kryetarit të Bashkisë së Divjakës

12:54 | 14/07/2026
Reforma Zgjedhore, palët nisin punën me mosbesim

Reforma zgjedhore PS-PD mbetet në vendnumëro

07:40 | 14/07/2026
Gjykata e Posaçme i heq masat e sigurimit Ajola Xoxës

Financierja e Ajola Xoxës kërkon pafajësi

17:45 | 13/07/2026
I akuzuari për kontrabandën e cigareve fiton lirinë me 1 milion euro garanci

SPAK kërkon fajësi, por jo dënime për tre të pandehurit e dosjes Meta-Kryemadhi

15:45 | 13/07/2026
prime minister keir starmer visits berlin for e5 meeting

Evropa duhet të marrë fatin e saj në duart e veta

11:43 | 13/07/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.